fbpx

Qeveri: Nga 28 prilli ndalesa për lëvizje do të fillojë prej orës 21:00, pjesët e hapura të objekteve gastronomike do të punojnë deri në orën 20:30

Објавено на: 27.04.2021 | 18:04
Категории: Featured | Kumtesat | Seancat e Qeverisë

Në mbledhjen e sotme Qeveria i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe miratoi ndryshimet dhe plotësimet e masave për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së KOVID-19.

Me këto ndryshime dhe plotësime prej nesër, 28 prill (e mërkurë), ndalesa për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve me transport publik në tërë territorin e shtetit, në vend të orës 20:00 do të vlejë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 ditën e ardhshme.

Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes midis 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare të Pashkëve dhe mbrëmjes ndërmjet 12 dhe 13 maj gjatë festës fetare Ramazan Bajram.

Duke filluar nga 28 prilli të gjitha objektet gastronomike do të mund të punojnë vetëm në pjesët e hapura, gjegjësisht në tercat e objekteve gastronomike dhe atë deri në orën 20:30, pas së cilës ato duhet të mbyllen për vizitorët.

Kompanitë e veprimtarisë hotelerike të regjistruar për festime (dasma, ditëlindje, festime për pagëzime e të ngjashme) do të mund të organizojnë punën vetëm si restorante në ambient të hapur, gjegjësisht në tarraca, ndërsa ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të pagëzimit mbetet.

Në përputhje me këto përjashtime do të zbatohen, Protokolli i adaptuar për hapjen dhe punën e kafeneve, Protokolli për hapjen dhe punën e objekteve gastronomike dhe Vendimi për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të porositura, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga KOVID-19.

Në përputhje me këto përjashtime do të zbatohen, Protokolli i adaptuar për hapjen dhe punën e kafeneve, Protokolli për hapjen dhe punën e objekteve gastronomike dhe Vendimi për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të porositura, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga KOVID-19.

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit, mbetet ndalesa për punën e të gjitha palestrave sportive, fitnes klubeve, qendrave sportive dhe sallave të dedikuara për ushtrime në ambient të mbyllur, ndërsa veprimtarinë mund ta kryejnë në ambient të hapur, sipas protokollit të duhur të dedikimit.

Masat e reja vlejnë deri më 15 maj.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

Останати вести

Nga mbledhja e 68-të e Qeverisë: U miratua Dekreti me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020

Nga mbledhja e 68-të e Qeverisë: U miratua Dekreti me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur dje, e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 15 korrik 2020. Në Nenin 1 të këtij Dekreti thuhet se me...

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen...