fbpx

Filipçe dhe dr. Skano OBSH Evropë: Përgjigja e Qeverisë ishte e shkathët, e fuqishme dhe në kohë – rishfaqja e rasteve mund të menaxhohet

Објавено на: 26.06.2020 | 16:06
Категории: Featured | Konferencat për shtyp

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, sot mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me dr. Fabio Skano, këshilltar i drejtorit rajonal për Evropë të Organizatës Botërore Shëndetësore.

Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe e falënderoi dr. Skano që e pranoi ftesën për të vizituar Maqedoninë e Veriut, që është në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet zyrës lokale të Organizatës Botërore Shëndetësore dhe Qeverisë në luftën kundër pandemisë me vitusin COVID-19.

“Gjatë ditëve të fundit patëm bisedime intensive për gjendjen me virusin korona, globalisht, më tej për rajonin dhe veçanërisht për vendin tonë. Patëm mbledhje produktive me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, Institutin për Shëndet Publik, Qendrat për shëndet publik, disa institucione publike shëndetësore, laboratorët në të cilat kryhet diagnostifikimi i virusit. Biseduam për përvojën e deritanishme në luftën me virusin, aktivitetet dhe masat të cilat u ndërmorën deri më tani dhe patjetër për hapat e ardhshëm për ballafaqim me epideminë. Organizata Botërore Shëndetësore është partneri ynë strategjik, në shumë segmente në shëndetësi, edhe më tepër tani kur ne si vend po përballemi me këtë sfidë të madhe shëndetësore botërore”, theksoi ministri Filipçe.

Ai potencoi se përfaqësuesja e Organizatës Botërore Shëndetësore në Shkup, dr. Xhihan Tavillah, të gjithë këto 4 muaj jep mbështetje të sistemit tonë për  ballafaqim me virusin, për të cilën shprehu falënderim të madh.

“Zyra lokale e Organizatës Botërore Shëndetësore është në komunikim të përditshëm, si me Ministrinë e Shëndetësisë, ashtu edhe me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, si dhe me shumë aktorë në këtë proces. Përveç mbështetjes në konsultime, rekomandime, donacione, OBSH gjithashtu na jep edhe mirënjohje për mundin, punën, punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë, institucioneve dhe qeverive në ballafaqim me virusin dhe në raport me menaxhimin e krizës në teren, metodologjinë, masat, por edhe në raport të komunikimit transparent me opinionin, gjegjësisht njoftimi për gjendjen me virusin në vendin tonë. Që në fund të janarit, kur OBSH-ja shpalli gjendje të jashtëzakonshme, e intensifikuam këtë komunikim reciprok, i ndërmorëm të gjitha masat dhe rekomandimet që na i dha institucioni dhe e nxitëm nivelin e vetëdijes në nivel më të lartë, para se të regjistrohet rasti i parë në vendin tonë”, tha ministri Filipçe.

Ministri Filipçe potencoi se u sollën masa dimensionale me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe të amortizohet goditja në sistemin shëndetësor. Rregullisht informohet për statistikën, në vazhdimësi ndahen rekomandime, madje edhe informacione tjera të rëndësishme që të rritet vetëdija në bashkësi për virusin, prezencën e virusit dhe masat për mbrojtjen e qytetarëve.

“Sistemi ynë shëndetësor në këtë moment është tërësisht i përshtatshëm për gjendjen e re, rregullisht e ndjekim gjendjen e kapaciteteve spitalore, kuadrit mjekësor dhe në bazë ditore sipas nevojës bëjmë përshtatje, rotacione të punonjësve shëndetësorë, me qëllim që ti përgjigjemi kësaj sfide. Ajo që është më e rëndësishme është mbështetja e qytetarëve, respektimi i tërësishëm i masave dhe solidariteti – nëse e kemi këtë shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë krizë. Tani kur në tërësi, hap pas hapi po ju kthehemi aktiviteteve të rregullta të jetesës, më shumë se kurrë është e rëndësishme që të gjithë të japim kontributin tonë në parandalimin e virusit, të gjithë jemi bashkë në këtë sfidë dhe secili prej nesh është i rëndësishëm”, shtoi Filipçe.

Dr. Fabio Skano, këshilltar i drejtorit rajonal të OBSH-Evropë, shprehu falënderim deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e OBSH-së në Shkup.

“Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi që ta falënderoj dr. Xhihan Tavilla, shefe e Organizatës Botërore Shëndetësore në Shkup dhe kolegët e saj, për mbështetjen e tërësishme ndaj Qeverisë në përgjigje të COVID-19. Ajo që e shohim tani në Maqedoninë e Veriut është shqetësuese. Mësimi që mund ta marrim është se deri në momentin e gjetjes së vaksinës, nuk guxojmë të lirohemi. Veprimtaritë që do të ndërmerren këto ditë, por edhe në javët dhe muajt e ardhshëm, do të jenë shumë të rëndësishme me qëllim që të parandalohen rastet e të infektuarve të rinj dhe të shpëtohen jetët e njerëzve. Kjo vizitë e imja në vendin tuaj ndodhi në kohë. Ajo që e shohim në botë tregon se virusi nuk do të ikë shpejtë, përkundrazi, ai po përhapet shpejt dhe po rrezikon jetë, prandaj duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që ti kundërvihemi në mënyrë proaktive, gjegjësisht të jemi para tij”, deklaroi dr. Skano.

Ai informoi se ka arritur gjatë ditës së hënë në Shkup që të punoj në organet nacionale dhe lokale në aspekte të caktuara kundër KOVID-19.

“Qëllimi është që më mirë të njoftohem me epideminë KOVID-19 dhe efektet nga masat që janë ndërmarr këtu.  Në këto tre ditë të kaluara pata një agjendë të ngjeshur, ku realizova takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive, me anëtarët e qendrës operative për menaxhim me kriza, Institutin për Shëndet Publik dhe Qendrën për Shëndet Publik. Kam biseduar me individ dhe përfaqësues të bashkësive fetare.  Pasqyra kryesore nga misioni ynë është : Përgjigja e Qeverisë ka qenë agile, e fuqishme dhe në kohë. Jam i impresionuar nga përkushtimi i punëtorëve shëndetësorë, i mjekëve, Institutit dhe Qendrave për shëndet publik dhe të gjithë të tjerët që pa ndal punojnë në mbrojtjen e qytetarëve nga KOVID-10.  Konkretisht do të them se vendosja në funksion e strukturave për përgjigje, u bë herët, para se të paraqitet rasti i parë. Fillojmë me kapacitetin e fuqishëm të testimit, i cili mundësoi identifikimin e pacientëve që në fazat e hershme të pandemisë. Shndërrimin e shkathët të institucioneve shëndetësore për mjekim të të sëmurëve nga Kovid-19, që mundësoi pacientët të kenë kujdes, si dhe i masave të hershme për mbrojtje të më të moshuarve në shtëpitë e pleqve, me çka u penguan shumë raste të vdekjes, diçka që ndodhi në vendet tjera. Kemi mirëkuptim të plotë se pasojat socio-ekonomike nga masat publike shëndetësore shkaktojnë shqetësim sepse direkt ndikon ndaj jetës dhe ekzistencës së njerëzve. Megjithatë interesi shëndetësor dhe ekonomik nuk duhet të jenë në kundërshtim. Përgjigjja duhet të jetë me më shumë nuanca, ndërsa masat publike shëndetësore të barabarta me shkallën e transmetimit të sëmundjes. Elasticiteti dhe bërja e gradimit në nivel lokal është kyçe në këtë koment,” tha d-r. Skano.

Doktor Skano tha që paraqitja e serishme e rasteve është diçka që mund të menaxhohet, dhe për këtë arsye në të ardhmen të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen për të parandaluar dukuri të tilla. Kjo do të jetë e mundur nëse Qeveria dhe qytetarët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë ngushtë. Deri vonë, Maqedonia e Veriut ishte një nga shembujt më të mirë të përgjigjes së KOVID-19 në rajonin evropian. Organizata Botërore e Shëndetit dhe vendi mund të kthehen në këtë pozicion. Ai e porositi Qeverinë  që të vazhdojë të identifikojë, izolojë dhe testoj si dhe të ndjek kontaktet dhe t’i vendosë ato në gjendje karantine.

“Ajo që ne dimë është se zinxhiri i transmetimit  duhet të mbyllet, secili rast duhet të izolohet, të kujdeset dhe të testohet, dhe çdo kontakt duhet të karantinohet. Kjo duhet të bëhet duke përfshirë plotësisht bashkësitë lokale, të gjithë ata që janë të sëmurë duhet të izolohen menjëherë. Më tutje , rastet e reja duhet të ndiqen dhe të dhënat në kohë reale mund të përdoren në mënyrë që të jemi përpara virusit KOVID-19. Duhet të mendojmë për të tjerët, para se gjithash për  shërbimet thelbësore për pacientët, dhe të njëjtat duhet të mbahen në funksion. Takimet dhe grupimet e një numri të madh të njerëzve duhet të shmangen ose menaxhohen në mënyrë të duhur në mënyrë që të parandalojnë transmetimin e virusit nga një person në tjetrin.  Në rast se është e nevojshme, duhet të vendosen masa të targetuara ose masa kufizuese të kontrollit dhe ata duhet të jenë objekt i matjes dhe gradimit.

Sidoqoftë, kjo nuk është vetëm një detyrë e Qeverisë. E gjithë shoqëria duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Cdo individ ka një detyrim të ndihmojë, të gjitha rastet pozitive të gjenden dhe izolohen, dhe të gjitha kontaktet të gjenden dhe të  vendosen në karantin. KOVID-19 mund të ndalet vetëm duke shkëputur zinxhirin e transmetimit. Të gjithë duhet të vazhdojmë të lajmë duart, të jemi të kujdesshëm se si kollitemi, të mbajmë një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë dhe ku duhet të veshim një maskë për fytyrën.

E dimë që këto masa të thjeshta dhe të zgjuara do të na mbrojnë ne dhe të afërmit tanë. Çdo person me ndikim, udhëheqësi i komunitetit dhe gazetar duhet të paraqesin fakte, të adresojnë perceptimet e qytetarëve dhe të tregojnë nevojën për sjellje që do të na mbrojë të gjithë neve. Për këtë është e nevojshme përkushtimi  nga e gjithë shoqëria, për shëndetin e secilit individ, por edhe shëndetin si një nga përcaktuesit e ekonomisë “,  potencoi  Dr. Skano.

Последна прес-конференција

Последна седница

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Filipçe: 14% të rasteve aktive janë hospitalizuar, 86% janë asimptomatik apo pacientë me pasqyrë më të lehtë klinike, 76% e pacientëve të vdekur janë me më shumë sëmundje kronike

Filipçe: 14% të rasteve aktive janë hospitalizuar, 86% janë asimptomatik apo pacientë me pasqyrë më të lehtë klinike, 76% e pacientëve të vdekur janë me më shumë sëmundje kronike

https://youtu.be/VsIDn7OBYYk Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën për shtyp informoi se sipas të dhënave nga historia e sëmundjes, përqindja më e madhe e pacientëve të vdekur nga COVID-19, janë pacientë të cilët kanë pasur sëmundje kronike...