fbpx

Filipçe: Ta mbrojmë sistemin shëndetësor, të ulim presionin mbi punonjësit shëndetësor dhe të sigurojmë mjekim për të gjithë pacientët

Објавено на: 19.06.2020 | 11:06
Категории: Konferencat për shtyp

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencë për shtyp njoftoi se gjatë dy-tre ditëve të fundit në mënyrë intensive po punohet në organizimin dhe planifikimin e kapaciteteve, me qëllim që tu përgjigjen fluksit të pacientëve me COVID-19. Për momentin, numri i pacientëve të hospitalizuar në të gjitha institucionet shëndetësore në vendin tonë është gjithsej 330.

“Repartet dhe klinikat infektive janë të mbingarkuara, pjesë e punonjësve shëndetësorë janë me të vërtetë të lodhur, pas luftës katër mujore me virusin korona, gjendja e të gjitha reparteve kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme dhe riorganizim të punës. I gjithë fokusi këto ditët e fundit u drejtua në pjesën klinike dhe menaxhimin e pacientëve në periudhën që është para nesh. Në këtë fazë të epidemisë duhet të organizohemi dhe të përgatitemi për amortizimin e tërësishëm të fluksit të pacientëve, përmes mobilizimit dhe organizimit të të gjitha resurseve në dispozicion në vendin tonë. Duhet dhe mundemi ta mbrojmë sistemin shëndetësor, të zbusim presionin mbi punonjësit shëndetësor dhe të sigurojmë pranim dhe mjekim të mirë të të gjithë pacientëve të cilët kanë nevojë për këtë”, potencoi ministri Filipçe.

Prej dje me rotacion dhe me ndihmë, në Klinikën Infektive në Shkup dhe në SPQ “8 Shtatori”, arritën gjithsej 54 mjek dhe infermierë. Ata veç më filluan të punojnë, gjë që ndihmoi presionin që ekzistonte gjatë ditëve të kaluara. Tani më është përpiluar plan edhe për rotacionet e ardhshme dhe shpërndarjen e kuadrit, si nga klinikat, ashtu edhe nga të gjitha institucionet shëndetësore në vend. Për momentin, kapacitetet e klinikave dhe reparteve janë të mbushura në mënyrë të ndryshme, në varësi prej kapaciteteve, ngarkimi është larg maksimumit, shumica e klinikave dhe reparteve infektive edhe krahas kësaj, kanë nevojë për mbështetje nga një numër shtesë i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo u zbatua gjatë ditëve të fundit.

“Në raport me riorganizimin, veç më bisedova edhe me klinikat dhe spitalet private, të cilët ofruan personelin e tyre si mbështetje dhe gjatë ditëve në vijim do të bëjmë orar, pas së cilit do të njoftojmë opinionin dhe sipas nevojës edhe ai staf do të jetë në ndihmë të institucioneve shëndetësore publike. Është vlerësuar numri i saktë i shtretërve dhe personelit në dispozicion dhe në raport me këtë, gjendja është kjo: në Klinikën Infektive prej dje praktikisht përdoret kapaciteti në dispozicion për montimin e spitalit me 72 shtretër shtesë, për momentin aty janë vendosur tre pacientë. Tërësisht është siguruar ky repart me mjekë dhe specialistë të mjekësisë infektive, kolegë internistë dhe infermierë. Reparti është pajisur tërësisht me aparate me presion të oksigjenit, pulsoksimetër, monitorë dhe e gjithë terapia tjetër medikamentoze që nevojitet për trajtimin e pacientëve”, tha ministri Filipçe.

Në raport me kapacitetet në spitalin në Manastir, për momentin ka në dispozicion 20 shtretër të lirë, ndërsa ky kapacitet me numër shtesë të shtretërve mund të plotësohet edhe nga repartet e tjera. Filipçe përmendi se në këtë spital, ka kapacitet të mjaftueshëm të stafit, edhe në rast se aktivizohet numër më i madh i shtretërve.

Në spitalin e Kavadarit janë në dispozicion 16 shtretër, gjithashtu edhe në këtë spital janë të përgatitur tërësisht personeli, specialistët internist dhe infermierët dhe për momentin aty nuk ka pacientë të pranuar.

Në spitalin e Tetovës ka 8 pacientë të diagnostifikuar. Duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve pozitiv në këtë rajon, është përpiluar plan që të sigurohen deri në 100 shtretër të lirë, duke marrë shtretër nga reparte të cilat tani nuk shfrytëzohen tërësisht, gjegjësisht të cilat janë lënë si rezervë.

Në Ohër ka edhe 5 vende të lira, megjithatë me marrëveshje dhe koordinim të përditshëm me spitalin e Manastirit, të dyja spitalet janë të përgatitura në kuptim të qendrave rajonale, para së gjithash për trajtimin e pacientëve të cilët vijnë nga Struga dhe rajoni i Strugës.

Në SPQ “8 Shtatori” ku pati me të vërtetë presion të madh gjatë ditëve të fundit, ka afër 250 shtretër të lirë. Stafi i tanishëm është tërësisht i përkushtuar në trajtimin e pacientëve të cilët janë të vendosur aty dhe me ndihmë nga një numër shtesë i mjekëve dhe infermierëve, tani më është bërë listë e kolegëve të cilët do të jenë në dispozicion, që të mund të pranohen pacientë të rinj në rast se ka nevojë.

“Krahas personelit, të cilin e ofruan spitalet private, mund të pritet se në rast se ka nevojë, të shfrytëzohen edhe kapacitetet e tyre për akomodim. Për momentin kjo nuk është e nevojshme, por e kemi parasysh si numër i përgjithshëm i shtretërve, si dhe shtretërve për kujdes intensiv, diçka që e lajmëruam dhe e konsideruam si mbështetje të kapaciteteve tona edhe ne fillimin e krizës. Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e spitaleve. Në bazë ditore po kryhen këto vlerësime, organizime, riorganizime, është shumë me rëndësi që situata të mbahet nën kontroll dhe në bazë ditore po bëhen plane, sipas nevojës shpërndarje edhe e pacientëve të cilët janë të pranuar dhe patjetër edhe stafit”, informoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se i gjithë menaxhmenti i klinikave dhe reparteve është maksimalisht i mobilizuar dhe se beson se me sukses do ti përgjigjemi kësaj sfide të madhe.

“Kjo është kriza më e madhe shëndetësore deri më tani në vendin tonë. Asnjëherë nuk jemi përballur me krizë të tillë shëndetësore. Nuk është e lehtë, por kemi edhe kuptim edhe kapacitet, mënyrë të organizimit dhe plan i cili tashmë po realizohet, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë krizë. Deri më tani kriza menaxhohej në mënyrë të mrekullueshme, e përgatitëm sistemin për këtë skenar dhe tani po e zbatojmë. Kërkoj mbështetje të fuqishme nga qytetarët dhe nga tërë shoqëria për punonjësit tanë shëndetësor. Kërkoj nga qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe durim, të cilëve për shkak të kësaj krize u janë anuluar kontrollet dhe intervenimet e caktuara dhe besoj se shpejtë do të kthehemi në normale dhe ata përsëri do të kenë qasje në shërbimet mjekësore, por në këtë moment, të gjitha forcat i drejtojmë për të dalë nga kjo krizë”, deklaroi Filipçe.

Sot u bënë vlerësime edhe të numrit të pacientëve të cilët në periudhën e ardhshme do të shëroheshin.

“Gjatë shtatë ditëve të ardhshme presim që numri i pacientëve të pranuar të jetë më i madh se i pacientëve të lëshuar nga spitalet, prandaj kjo valë dhe fluks në spitale duhet të durojë sepse thash që ka plan i cili veç më po realizohet, pas kësaj periudhe pritet ulje e numrit të pacientëve të hospitalizuar”, theksoi ministri Filipçe.

Në raport me kurbën epidemiologjike, në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse u bisedua se Shkupi është vatra më e madhe, gjegjësisht disa lagje të Shkupit. Në mënyrë intensive po punohet në raport me identifikimin e kontakteve të cilat duhet të testohen dhe të tjerët që duhet të vendosen në izolim. Të gjitha qytetet dhe rajonet tjera, përveç Shkupit dhe pjesërisht Tetovës, janë stabile dhe këtë e dëshmon numri sporadik i rasteve të reja dhe kontakteve veç më të identifikuara prej ku vijnë rastet e reja.

“Dua të dërgoj mesazh edhe deri te kolegët – punonjësit shëndetësor. E di se pjesë e tyre janë të lodhur, premtoj se do të bëjmë gjithçka që të sigurohet mbështetje, që veç më e bëjmë në Ministrinë e Shëndetësisë. Do të mobilizohen absolutisht të gjitha resurset në sistemin shëndetësor, që të tejkalohet kjo krizë. Qytetarëve dua t’u them vetëm një gjë – besoj se nuk ka njeri që nuk i di rekomandimet. Punonjësit shëndetësor ka muaj që nuk kanë ndenjur në shtëpi, janë të ekspozuar në rrezik të lartë, në ndërrime të gjata, punojnë për ta shpëtuar çdo jetë dhe këtë të gjithë ne si qytetarë duhet ta respektojmë. Secili mund të ndihmojë dhe ta bëjë këtë duke ndjekur tre rekomandime të thjeshta, maskë, distancë dhe dezinfektim. Kjo nuk është një kërkesë e madhe, do të ndihmojë që të kemi numër më të ulët të pacientëve të diagnostifikuar dhe ndonjë pacient më tepër që të lëshohet nga institucionet shëndetësore. Të respektohen këto masa që të munden punonjësit shëndetësor të marrin frymë, të lirohen nga presioni sepse kjo është mënyra e vetme që ta përfundojmë këtë krizë”, deklaroi ministri Filipçe.

Последна прес-конференција

Последна седница

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...

Filipçe: Gjendja në vend, vlerësohet si stabile, presim stabilizim të mëtejshëm, Komisioni për Sëmundje Infektive me Propozim-plan deri te Qeveria për lehtësimin e masave

Filipçe: Gjendja në vend, vlerësohet si stabile, presim stabilizim të mëtejshëm, Komisioni për Sëmundje Infektive me Propozim-plan deri te Qeveria për lehtësimin e masave

https://youtu.be/eyDg8rMQ5sA Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi për gjendjen më të re me virusin korona në vend dhe e deklaroi propozim-planin e Komisionit për Sëmundje Infektive për zbutjen e masave restriktive. “Sot...