fbpx

Inspektorët në kontroll të intensifikuar gjatë fundjavës së zgjatur: Inspektorati Shtetëror i Tregut paraqiti 9 kallëzime për mosrespektim të protokollit për funksionimin e objekteve hotelerike në kushte të KOVID-19

Објавено на: 08.06.2020 | 08:06
Категории: Kumtesat

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektorati Shtetëror për Transport, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Drejtoria për të Ardhura Publike gjatë kohës së fundjavës së zgjatur intensivisht ka punuar në terren dhe ka kryer kontrolle në mënyrën se si zbatohen protokollet nga ana e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi KOVID-19

Inspektorati Shtetëror i Tregut sot në orën 16.00 ngriti pesë kallëzime penale për mosrespektim të protokollit për punë në objektet hotelerike në kushte të Kovid-19, tre prej të cilave në Strugë, një në Ponikvë, Koçan dhe një në Mavrovë. Gjithashtu sot, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ngritën katër akuza për kundërvajtje për parregullsi në punën e objekteve hotelerike.

Inspektorët e tregut po monitorojnë me kontroll të përforcuar vendet turistike në vend dhe po mbikëqyrin zbatimin e masave qeveritare.

Inspektorati Shtetëror për Transport nga inspektimet e kryera sot në Shtip, Tetovë dhe Veles nuk ka regjistruar shkelje. Është konstatuar se në tërësi respektohen dekretet qeveritare.

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës janë sjell katër vendime dhe tre vërejtje për punëdhënësit për maskat ​​mbrojtëse, doreza mbrojtëse, përdorimin e dezinfektuesve, ventilimin, lirimin e punonjësve nga grupet e rrezikut. Është kërkuar që menjëherë të fillojnë t’u përmbahen rekomandimeve të qeverisë.

 Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në terren kryejnë kontrolle në qarkullim dhe veprojnë edukativisht.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

https://youtu.be/M0wIoNyM7yU Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Qeveri informoi për Dekretin me fuqi ligji për mbështetje financiare për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën post Covid -19 e cila u...