fbpx

Filipçe: Në Institutin për Mjekësi Transfuziologjike është lëshuar në përdorim aparati i ri për dhurimin e plazmës

Објавено на: 24.05.2020 | 10:05
Категории: Kumtesat | Ministritë

Instituti për Mjekësi Transfuziologjike e lëshoi sot në përdorim një separator të ri të plazmaferzës qelizore. Këtë aparat, instituti e ka blerë nga fondet e veta dhe gjatë kësaj periudhe do të përdoret për dhurimin e plazmës konvaleshente.

“Në një kohë kur akoma jemi duke u përballur dhe duke luftuar me Kovid-19, pajisja do të përdoret për të dhuruar plazma konvaleshente, ndërsa pas përfundimit të pandemisë do të përdoret për të dhuruar plazma standarde dhe trombocite. Një person i cili është rikuperuar nga koronavirusi mund të dhurojë plazmë konvaleshente. Me separatorin e qelizave, ne po e forcojmë ndjeshëm kapacitetin e Institutit tonë, theksoi drejtori i Institutit për Mjekësi Transfuziologjike, Sedulla Useini.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, janë shëruar pesë pacientë me plazma të gjakut.

“Jam i kënaqur që e gjithë puna, masat, kujdesi për shëndetin e pacientëve japin rezultate. Të gjitha institucionet e shëndetit publik janë në nivelin e detyrës. Ne kemi treguar ekspertizë, gatishmëri dhe mobilizim për t’u mbrojtur kundër kësaj sëmundje të panjohur. Për shkak të gjithë kësaj, ne nuk e kemi rënduar sistemin tonë shëndetësor. Kemi më shumë pacientë të shëruar sesa të infektuar. Le të vazhdojmë t’i zbatojmë rekomandimet. I falënderojmë shumë të gjithë pacientët që dhuruan plazmën e gjakut. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që mund të dhurojnë ta bëjnë këtë. Le të shpëtojmë jetë njerëzore dhe ta tejkalojmë këtë krizë shëndetësore. Pacientët munden në çdo kohë ta kontaktojnë Institutin për mënyrën e dhurimit”, potencoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kush, si dhe kur mund të dhurojë plazma placentare? Formular për dhuruesit COVID-19

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

https://youtu.be/M0wIoNyM7yU Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Qeveri informoi për Dekretin me fuqi ligji për mbështetje financiare për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën post Covid -19 e cila u...