fbpx

Filipçe: Çdo sjellje e papërgjegjshme e individëve ose e grupeve mund të na kthejë në fillim të krizës

Објавено на: 10.05.2020 | 19:05
Категории: Konferencat për shtyp

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se janë regjistruar 20 pacientë të shëruar, në Shkup -1, Kumanovë – 9, Prilep – 2, Veles – 7, Manastir -1 pacient. Është regjistruar edhe një pacient i vdekur nga Kumanova, në moshën 61 vjeçare në SPQ “8 Shtatori”, i cili është hospitalizuar më 28 prill.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 242 testime. Janë konfirmuar 14 raste të reja, në Shkup – 5, në Prilep – 2, në Tetovë – 1 dhe në Veles – 6 raste dhe me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.586 persona. Numri i personave të shëruar është 1.099, të vdekur 90, ndërsa për momentin, kemi 397 raste aktive”, potencoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi më detajisht edhe në raport me gjendjet në spitale, Klinikë dhe institucione. Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar dy pacientë me pasqyrë të rëndë klinike, gjithsej janë hospitalizuar 42, në mbështetje me oksigjen – 16, në ventilim mekanik – katër pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka katër të pranuar, gjithsej janë hospitalizuar 20, prej të cilëve dy janë në aparat respirator. Në repartet infektive në Manastir, Shtip, Veles, Prilep, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar 52 pacientë.

“Mëngjesin e sotëm mbajtëm takim me Komisionin për sëmundje infektive, ishim të kyçur drejtpërdrejtë në Shtabin qendror të Qeverisë ku edhe propozuam që ora policore, gjatë fundjavës të fillojë prej në ora 19:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00.Këtë propozim do ta japim edhe në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pas së cilës do ta njoftojmë opinionin. Në raport me zbutjen e masave, që planifikohet të propozohet në fillim të javës së ardhshme, praktikisht nga e hëna, mbetet të ndjekim gjendjen dhe gjatë ditës së nesërme, ti analizojmë rastet e mbledhjes së nesërme në mëngjes dhe të dalim me propozim-masa kompetente deri te Shtabi dhe Qeveria”, theksoi ministri Filipçe.

Në raport me mbledhimin e djeshëm në Strugë, ministri Filipçe tha se ky është një akt, i cili përfaqëson mosrespektim të punonjësve shëndetësorë dhe të gjithë të tjerët që punojnë duke sakrifikuar që sa më shpejtë të dalim nga kjo krizë.

“Ky është edhe mosrespektim edhe ndaj qytetarëve të cilët u përmbahen masave. Që nga momenti i parë thirrim në solidaritet qytetar, në interes të mbrojtjes së shëndetit individual dhe kolektiv. Ashpër i dënoj të gjithë ata që nuk i respektojnë masat dhe pres hetim thelbësor për mbledhimin e qytetarëve dje në Strugë. Institucionet duhet ti sanksionojnë shkelësit dhe ashpër të veprojnë në të ardhmen që të parandalohen shkelje të tilla”, deklaroi ministri Filipçe.

Ai shtoi se masat e deritanishme dhanë rezultat, u stabilizua epidemia, ulja e numrit të rasteve të reja është rezultat i këtyre masave restriktive, të cilat një numër i madh i qytetarëve i respektojnë, ndërsa në këtë mënyrë shumë ashpër po shkelen.

“Këtë mëngjes bisedova me Reisin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) dhe me Kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). Nga të dy kërkova që absolutisht tu përmbahen amsave në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të mos oranizohen mbledhime të fetarëve. Pas informacionit, të cilin sot e publikoi BFI, se më 12 maj hapen xhamitë, dua të përsëris se ende është në fuqi ndalesa për grupimin e më shumë se dy personave. Apeloj deri te komunitetet fetare dhe të gjithë të tjerët, të parandalojnë çfarëdo organizimi ose grupimi të mbështetësve të vet, përderisa këto masa janë në fuqi. Besoni, se çdo sjellje pa përgjegjësi e individeve ose grupeve mund të na kthejë në fillim të krizës dhe e njëjta do ta thellojë dhe do të refflektohet edhe në funksionimin e tërësishëm, jo vetëm në sistemin shëndetësor, por edhe në shtet”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe apeloi edhe deri te qytetarët që të përmbahen nga çdarëdo lloj mbledhimesh, tu përmbahen rregulloreve, rekomanduar dhe miratuar nga Qeveria. Të respektohet ndalesa për grupime të personave më tepër se dy persona, të mbahet distancë prej së paku dy metra dhe në mënyrë të obligueshme të mbahet maskë mbrojtëse, mbulesë në gojë dhe hundë, kur distanca mes qytetarëve është më e vogël se sa është e përcaktuar.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...