fbpx

Filipçe: Sot kemi më shumë pacientë të shëruar se raste aktive; Është ekstraktuar plazma te dy pacientë

Објавено на: 02.05.2020 | 09:05
Категории: Konferencat për shtyp

Në konferencën e rregullt për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se sot për së pari herë është kryer ekstraktimi i plazmës te dy pacientë, të cilët janë kovalentë, do të thotë janë në fazë ku janë bartës të antitrupave kundër virusit. Në ditëtë në vijim, shtoi ministri i Shëndetësisë edhe terapia me ozon në SPQ “8 Shtatori” do të aplikohet te pacientët, ku ekspertët do ta indikojnë.

“Sot janë regjistruar 111 pacientë të shëruar, edhe në Shkup-13, Kumanovë-74, Shtip-1, Prilep-18, Manastir-1, Ohër-1, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1 dhe Demir Hisar -1. Me këtë sot kemi më shumë pacientë të shëruar se raste aktive, gjegjësisht 738 pacientë të shëruar dhe 650 raste aktive. Janë regjistruar katër raste të vdekjes në Klinikën për Sëmundje Infektive, paciente në moshën 62 vjeçare – operuar prej kanceri para 10 viteve, në SPQ “8 Shtatori”, paciente në moshën 59 vjeçare, operuar për shkak të problemit me stomakun, abdomen akut, dignostifikuar pozitive me COVID-19 virusin në gjendje të rëndë në aparat respirator”, potencoi ministri Filipçe, i cili theksoi se në raportin e sotëm janë evidentuar edhe dy persona të vdekur në rrethinën e Kumanovës, të dy rastet me sëmundje të mëparshme.

“Në 24 orët e kaluara janë bërë 386 teste, ndërsa  janë konfirmuar 23 raste të reja me Kovid-19, edhe atë në: Shkup-5, Kumanovë-5, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Negotinë-2. Dy personat e regjistruar në Negotinë janë banorë të Demir Kapisë janë banorë të Demir Kapisë dhe kjo ndodh shpesh. Nuk bëhet fjalë për konsideratë, por Instituti për Shëndet Publik po punon në nivel nacional dhe në pajtim me këtë, Demir Kapia i përket nivelit rajonal të Negotiës dhe në këtë mënyrë udhëhiqen rastet. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuara, që nga fillimi i epidemisë te ne është 1.465, siç përmenda të shëruar 738, të vdekur 77, për momentin 650 aktiv. Me testimet 386 testimet e fundit, janë kryer gjithsej 16.436 teste”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe nënvizoi se gjatë mëngjesit të sotëm është diskutuar në Komisionin për sëmundje infektive dhe është konstatuar se po ulen edhe indikacionet për testim, si nëpërmjet punkteve, ashtu edhe në laboratorët privat, që shkon në drejtim të uljes së epidemisë, diçka që, siç tha ministri, pritej në këtë periudhë.

Sipas informacioneve të ministrit Filipçe, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka dy pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 49, në ventilim mekanik janë 2 pacientë. Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 24, ndërsa në aparat respirator ka katër pacientë. Në Manastir po trajtohen katër pacientë, po ndiqen edhe pacientë në mjekim shtëpiak. Në Shtip janë hospitalizuar dy pacientë, pesë janë në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë gjithsej janë hospitalizuar 46 pacientë.

Filipçe informoi edhe për gjendjen në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve, ku pati tre punonjës pozitiv me virusin COVID-19, laborant, infermire dhe mjeke nga reparti i Imunologjisë, të gjithë pa simptome. Ai shtoi se gjatë 14 ditëve të fundit, mostra e parë për kontroll te laboranti është negativ, testimet tjera do të jenë gati gjatë ditëve të ardhshme. Te 23 persona, kontaktet e tyre, pas izolimit 14 ditor janë asimptomatik.

“Janë përgatitur të gjitha protokollet për funksionimin e shumë segmenteve shoqërore, operatorëve ekonomikë, fabrikave, transportit publik, etj. Gjatë javës së ardhshme ata do të jenë të oficializuara pas konsultimeve finale, të dëgjohen sugjerimet eventuale pas së cilave do ti prezanzojmë publikisht, njëjtë si për periudhën kohore në të cilën i presim këto, ti quaj zbutje të restriksioneve. E gjithë kjo do të ndodh gradualisht, me plan, me qëllim që mos të krijohen turma, as kushte për mbledhime masive”, theksoi Filipçe.

Në raport me aktivitetet, ngjarjet rreth Qendrës për Shëndet Publik në Veles, Filipçe tha se sot do të emërohet drejtor i ri.

Në raport me informimin e shpejtë dhe të saktë të qytetarëve me të dhënat zyrtare lidhur me menaxhimin me virusin korona, prej dje është në funksion edhe një kanal ku ndahen informacionet zyrtare. Bëhet fjalë për aplikacion në “Viber”, nëpërmjet të cilës qytetarët në telefonat e tyre celelularë, marrin informacione nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...