fbpx

Qeveria: U bëjmë thirrje qytetarëve që të lidhen në bashkësinë “Koronavirus MK” “Viber” të Maqedonisë së Veriut, për informim në kohë dhe të saktë

Објавено на: 30.04.2020 | 12:04
Категории: Njoftime

Për informim në kohë dhe të saktë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të vërtetuara në lidhje me ballafaqimin me virusin korona, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut hapi kanal të ri të informacioneve të aplikacionit të njohur për komunikime digjitale “Viber”.

Kanali i parë qeveritar për komunikim në “Viber” (Viber Community) mund të gjendet me emrin “Koronavirus MK”, njëjtë si veglat e tjera për komunikim të cilat Qeveria në mënyrë urgjente i hapi me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim me virusin korona. Në këtë pako është edhe ueb-faqja zyrtarekoronavirus.gov.mk, aplikacioni për celular për “Android” dhe “IOS”, si dhe profilet në rrjetet sociale “Fejsbuk”, “Instagram” dhe “Twitter”.

Qëllimi i kanalit të ri për komunikim në “Viber” është informim i shpejtë, i tërësishëm dhe i saktë i qytetarëve për të gjitha masat për ballafaqim me virusin korona nga institucionet, informacionet më të reja nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe ndihma e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për informim të saktë në lidhje me situata.

“Viberi” është një nga aplikacionet më të përdorura për shkëmbimin e porosive në vendin tonë, me mbi 1 miliardë përdorues në botë.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të lidhen në bashkësinë “Koronavirus MK” “Viber” për marrjen e informacioneve të sakta, zyrtare dhe të shpejta lidhur me COVID-19, në telefonin e tyre celular.

Linku për lidhje: https://vb.me/mk_gov

Последна прес-конференција

Последна седница

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

Останати вести

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve, institucionet urgjentisht ti gjejnë dhe t’i dënojnë përgjegjësit

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve, institucionet urgjentisht ti gjejnë dhe t’i dënojnë përgjegjësit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashpër e dënon organizimin e ngjarjes në Strugë të nxitur për shënimin e festës fetare, si dhe organizimin e festimit të Ditës së Policisë në Shkup. Organizimi i këtyre ngjarjeve në kushte pandemie do të thotë, në mënyrë...