fbpx

Filipçe: Janë sjellë masa për fundjavën e zgjatur, ti respektojmë masat që ta kthejmë jetën tonë në normalitet

Објавено на: 29.04.2020 | 11:04
Категории: Konferencat për shtyp

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp i njoftoi qytetarët me informacionet më të reja për gjendjen me COVID-19.

“Sot janë regjistruar 36 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2.

Fatkeqësisht kemi 6 pacientë të vdekur, dy pacientë nga Prilepi, pacient i moshës 58-vjeçare, i hospitalizuar në Klinikë prej 19 prillit dhe një pacient 63-vjeçar në mjekim spitalor prej 9 prillit. Në SPQ “8 Shtatori” ndërruan jetë tre persona, dy pacientë nga Shkupi në moshën 75 vjeçare, pranuar më 26 prill dhe një pacient në moshën 58 vjeçare me sëmundje të mëparshme, si dhe paciente nga Tetova në moshën 51 vjeçare, e hospitalizuar më 12 prill. Para dy ditëve ndërroi jetë edhe një paciente nga Shkupi në Klinikën e Onkologjisë në moshën 71-vjeçare. Rezultati i saj pozitiv nga COVID-19 kishte mbërri gjatë ditës së djeshme”, informoi ministri Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 362 testime, ndërsa janë konfirmuar edhe 22 raste të reja me Covid-19 edhe atë në Shkup -11, Kumanovë-2, Strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotinë-1. Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend është 1.421, numri i pacientëve të shëruar është 589, gjegjësisht 761 raste aktive.
“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa për momentin janë hospitalizuar gjithsej 52. Të sëmurë kritikë dhe në ventilim mekanik janë tre pacientë, 25 janë me pasqyrë më të rëndë klinike.Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar me pasqyrë më të rëndë klinike, ndërsa gjashtë janë në respirator. Në spitalin klinik në Manastir mjekohen gjashtë pacientë stabil, në Shtip në mjekim spitalor ka dy pacientë. Në repartet tjera infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë”, shtoi Filipçe.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë, janë shqyrtuar dhe janë miratuar masa që do të vlejnë për fundjavën e zgjatur për festat e majit.

““Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht, e premte, e shtunë dhe e diel, lëvizja e qytetarëve do të lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 2 pasdite dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, lejohet lëvizja nga ora 5 deri në 11 të mëngjesit. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00 deri në 14:00. Me këtë, qytetarët kanë mjaft kohë në orët e pasdites të shëtisin dhe të furnizohen me ushqim, pa krijuar turma. Përsëri apeloj, duhet patjetër të mbahet maskë për fytyrën, mbrojtje për hundën, gojën, ashtu siç është caktuar për në ambient të mbyllur, ose të hapur, kur nuk mund të mbahet distanca e rekomanduar prej dy metra”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se të gjithë kemi përgjegjësi të barabartë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, nuk duhet të lejojmë që tani ta vëmë në pikëpyetje atë që deri më tani së bashku kemi mbijetuar dhe kapërcyer të gjithë, mbase periudha më e vështirë, sfida më e madhe.

“Me të vërtetë kemi bërë shumë, analizat e deritanishme tregojnë për atë se faktori i transmisionit në përgjithësi në tërë vendin është nën një, megjithatë kemi kryer analiza të detajuara për rajone të caktuara në vend dhe presim edhe disa ditë të shohim si do të jetë trendi i të diagnostifikuarve të rinj. Me të gjitha masat deri tani e kemi barazuar kurbën e epidemisë, nuk e kemi rënduar sistemin shëndetësor. Kemi pasur një numër linear të rasteve me koronavirus dhe çdo ditë kemi një numër të ri të të shëruarve. Vetëm nëse personalisht çdo qytetar obligohet dhe kontribuon në respektimin e masave, ne do të mbajmë këtë trend, do ta tejkalojmë këtë gjendje dhe gradualisht do ta kthejmë jetën në normale”, theksoi ministri Filipçe.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...