fbpx

TË RIKUPERUAR 53 PACIENTË , JANË REGJISTRUAR 13 RASTE TË REJA – NUMRI I PËRGJITHSHËME I RASTEVE TË DIAGNOSTIKUAR ËSHTË 1399 ,NDËRRUAN JETË 4 PACIENTË

Објавено на: 28.04.2020 | 15:04
Категории: Njoftime

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 53 pacientë të rikuperuar nga Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-25, Kumanovë-13, Prilep-5, Strugë-1, Manastir-4, Ohër-1 dhe Koçanë-4.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërruan jetë dy pacientë , një paciente 58-vjeçare nga Zhelina (Tetovë) e cila u hospitalizua në klinikë më 21 Prill me një formë të rëndë të sëmundjes dhe një paciente 81-vjeçare nga Kumanova e cila është trajtuar në klinikë që nga 15 Prilli. Të dy pacientet vuanin nga shtypja e lartë e gjakut.

Në spitalin “8 Shtator” ndërroi jetë një pacientë 47 vjeçar nga Kumanova, i cili është trajtuar në spital që nga 3 Prill me një gjendje të rëndë dhe për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me pajisje për frymëmarrje-respirator. Ndërroi jetë edhe një pacient nga Manastiri i cili është trajtuar në spitalin e Manastirit. Pacienti ishte 66 vjeçar dhe në gjendje të rëndë të përgjithshme, me anomali të zemrës dhe cirrozë.

Gjatë 24 oreve të kaluara, janë kryer 289 testime, dhe janë konfirmuar 13 raste të reja të COVID-19, në: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2. Kështu numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 është 1399 dhe shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si më poshtë:• Shkup – 475.

Kumanovë – 376.

Dibër – 51.

Shipi-34

Prilep –143.

Tetovë – 75

Strugë – 64

Veles – 66

Manastir –19

Ohër –15.

Kavadar – 5

Gostivar –15.

Gjevgjeli – 4

Strumicë – 2.

Kriva Palankë-5

Radovish – 4

Krushevë – 3

Kocanë – 28

Probishtip – 2.

Kërçovë – 2

Negotinë -4

Demir Hisar – 1

Makedonski Brod-2

Pehçevë- 1.

Valandovë -1

Vinicë – 2

289 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-226, Fakultetit të Veterinarisë- 9, Avicena – 12, Biotek- 0, Filip i Dytë (Zhan Mitrev)–0, Sistina me metodë PCR – 38 dhe MANU-4. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 15.409 teste për Covid-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, është pranuar 1 pacient i ri,dhe aktualisht janë të hospitalizuar 61 pacientë .18 pacientë janë me një pasqyrë klinike të rëndë dhe me mbështetje të oksigjenit, dhe 5 pacientë janë në ventilim mekanik.

Në spitalin “8 Shtatori” u pranuan 8 pacientë të rinj , dhe gjithësej janë të hospitalizuar 32 pacientë .7 pacientë janë në pajisje për frymëmarrje-respirator, dhe 4 pacientë janë me një pasqyrë klinike më të rëndë.

Në spitalin e Manastirit janë të hospitaliyuar 7 pacientë , dhe gjendja e 8 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak ., ndërsa në spitalin e Shtipit janë të hospiatiyuar 2 pacientë , dhe gjendja e 9 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .

Në repartet infektive në spitalet në Kumanovë, Veles dhe Prilep janë të hospitalizuar 50 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19.

Последна прес-конференција

Последна седница

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

Останати вести

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve, institucionet urgjentisht ti gjejnë dhe t’i dënojnë përgjegjësit

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve, institucionet urgjentisht ti gjejnë dhe t’i dënojnë përgjegjësit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashpër e dënon organizimin e ngjarjes në Strugë të nxitur për shënimin e festës fetare, si dhe organizimin e festimit të Ditës së Policisë në Shkup. Organizimi i këtyre ngjarjeve në kushte pandemie do të thotë, në mënyrë...