Edhe pas pikut të epidemisë edhe më tutje do të ketë persona që do të infektohen me COVID-19. Virusi nuk do të zhduket, por me masat restriktive dhe mbrojtëse presim të ketë trend të uljes. Në periudhë të caktuar, pas pikut të epidemisë, planifikojmë të kryejmë skanim të imunitetit të popullatës me qëllim që ti dimensionojmë edhe masat.
A mendohet për metoda alternative gjatë trajtimit me COVID-19, siç është metoda me homeopati?
Mjekësinë tonë e bazojmë në prova. Kjo posaçërisht vlen për pacientët më të rëndë të cilët janë në kujdes intensiv. Kur ballafaqohemi me shumë komplikime gjatë mjekimit, mbështetemi në përvojat tona. Me metoda tjera alternative – nuk kemi përvojë dhe nga ata e kishim...