fbpx

Nga mbledhja e 46-të e Qeverisë: Qytetarët do të mund vullnetarisht të vendosin që kthimin nga “TVSH-ja ime” ta dhurojnë në Buxhet për ballafaqim me KOVID -19; Qasje më e lehtë e amvisërive në rrezik deri te e drejta e ndihmës sociale

Објавено на: 27.04.2020 | 17:04
Категории: Seancat e Qeverisë

Në mbledhjen e 46-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  miratoi Dekret për  zbatimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë Dekret vazhdohet afati për dorëzimin e formularit TVSH-04, si dhe pagesën e vlerës së shtuar, për periudhën 01.02.2020 – 29.02.2020, duke përfshirë datën 30 prill të vitit 2020.

Ky Dekret mundëson edhe vazhdimin e afatit për dorëzimin e formularit të TVSH-04, si dhe pagimin e tatimit të vlerës së shtuar, për periudhën 01.03.2020-31.03.2020 dhe për periudhën 01.01.2020 – 31.03.2020, duke përfshirë datën 30 prill të vitit 2020.

Dekreti mundëson  edhe vazhdimin  e afatit për dorëzimin  e formularit TVSH-04 edhe pagesën e tatimit të vlerës së shtuar, për periudhën 01.04.2020-30.04.2020, duke përfshirë datën 31 maj të vitit 2020.

Qeveria miratoi edhe Dekretin për zbatimin e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit të vlerës së shtuar personave fizikë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin përcaktohet mundësia për dhurimin e kthimit të realizuar të TVSH-së, për të cilin personi fizik ka të drejtë, në projektin “TVSH-ja ime” të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ballafaqim  me pasojat e shkaktuar nga virusi korona.

Personat fizik që përdorin softuer aplikacionin për paraqitjen e të dhënave nga llogaria fiskale e përgatitur në versionin celular do të kenë mundësinë të zgjedhin që të dhurojnë shumën e realizuar të tatimit së vlerës së shtuar, për të cilin kanë të drejtën e kthimit.

Për shumën e realizuar për kthimin e TVSH-së në tremujorin e parë të këtij viti, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një mundësi për të dhuruar një pjesë të tatimit  të vlerës së shtuar, më së voni deri më  5 maj të vitit 2020.

Qeveria sot e miratoi vendimin me të cilin lejon importin e operatorëve ekonomikë dhe prodhuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pajisje dezinfektimi: sapunë me ose pa mjete aktive sipërfaqësore me dezinfektues preparate (për pastrim, larje, xhel) në bazë të mjeteve aktive sipërfaqësore, preparate tualetit me mjete dezinfektimi, si dhe alkool etilik me përmbajtje  deri në 80 %, me të cilat gjatë çdo transporti drejt deklarimit doganor dorëzohet Deklaratë nga eksportuesi dhe prodhuesi që një përqindje e caktuar e këtyre mjeteve mbeten si rezerva  të detyrueshëme për nevojat e tregut në vend.

Qeveria në këtë mbledhje e miratoi edhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për kufizimin e pagesave të shtesave dhe kompensimeve  të pagave për punonjësit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin përcaktohet se kufizimet vlejnë për muajt prill dhe maj dhe në nenin 2 shtohet një paragraf i ri i cili përcakton se të punësuarve në sektorin publik të cilëve u paguhet pagë në bazë të Lgjit për marrëveshje kolektive, të drejtën e shtesës për stazh, shtesën për punë gjatë natës, shtesën e pagës gjatë kohës  së pengesave të përkohshme për punë për shkak të sëmundjes ose lëndimit, kompensimi i pagës për shkak të shfrytëzimit të pushimit vjetor, kompensimi i pagës për një ditë feste shtetërore dhe ditë jo pune e përcaktuar me ligj, jetë e ndarë nga familja (përves deputetëve), kompensimi i harxhimeve për rast vdekje e punëtorit ose anëtarit të familjes së tij, pagesa në të holla për dalje në pension, e realizojnë dhe paguhet edhe gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për muajit prill dhe maj.

Në nenin 3 të këtij Dekreti, për kategoritë të cilët hiqen nga ky Dekret, shtohen edhe institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet publike shkencore, inspektorët e punësuar në  Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Inspektoratin Shëndetësor, Inspektoratin Shtetëror të Tregut,  Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror  për Transport,  Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe  Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për organizimin e lojërave të fatit në internet, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë Dekret sigurohet mundësia për pagesën e kontributeve në Buxhet, të cilët deri në miratimin e vendimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, gjeneroheshin  nga bastoret, automat klubet e kazinove dhe të cilët u ndërprenë të paguhen, për shkak se më 15 mars të vitit 2020 organizatorët e këtyre shërbimeve i mbyllën të gjitha pikat e pagesave dhe hapësirat afariste në të cilat i organizonin lojërat e fatit.

Me këtë dekret u mundësohet operatorëve ekonomikë të cilët organizojnë lojëra të fatit të vazhdojnë online ( me anë të internetit)  veprimtarinë e tyre,  me çka  do të krijohen kushte që të ruhen 75000 vende punës në këtë veprimtari.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  e shqyrtoi dhe e miratoi  Informatën me propozim për harmonizim të Kornizës së përkohshme të KE-së për masat e ndihmës shtetërore në mbështetjen e ekonomisë gjatë kohës së paraqitjes së Kovid-19

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi një ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje sociale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë Dekret lehtësohet qasja e amvisërive materialisht të pasiguruara deri te e drejta minimale e garantuar dhe mundësohet realizimi i shtesave  në të holla, për  mbulimin e  një pjese të harxhimeve për konsum të energjisë në amvisëri                              në muajin prill deri në shtator të vitit 2020.

Kompensimi për shkak të aftësisë së kufizuar dhe kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër,  vazhdohet në bazë të konstatimit dhe mendimit të komisionit kompetent, gjatë vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe dy muaj nga dita e mbarimit e gjendjes së jashtëzakonshme.

Njëkohësisht mundësohet që personat profesional, ofrues të shërbimeve publike, të punësuar në institucione publike dhe private  për mbrojtje sociale dhe tek ofrues të tjerë, të kryejnë punë profesionale në fushën e mbrojtjes sociale, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Në përputhje me gjendjen e re për kufizimin e lëvizjes Qeveria sot miratoi ndryshim në lidhje me përjashtimet që kanë qytetarët që posedojnë beniamin të shtëpisë (qen), që do të thotë nga e hëna deri të premten t’i nxjerrin jashtë shtëpive të tyre, në periudhën kohore para fillimit të ndalimit dhe regjimit të veçantë për lëvizje, gjegjësisht deri në orën 19:00.

Të shtunën beniaminët mund të nxirren jashtë në periudhë kohore prej 30 minuta, në orët e mbrëmjes, gjegjësisht prej orës 20:00 deri në orën 20:30, ndërsa të dielën në mëngjes prej orës 8:00 deri në orën 8:30, pasdite prej orës 15:00 deri në orën 15:30 dhe orët e mbrëmjes prej orës 20:00 deri në orën 20:00.

Në të njëjtën kohë, si më parë, këtë lejohet që qytetarët ta bëjnë më së shumti deri në 100 metra larg nga objekti në të cilin jetojnë dhe ta mbajnë distancën e kërkuar nga personat e tjerë në minimum dhe të mos mblidhen në grupe.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...