fbpx

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli Thirrje publike për furnizim të shpejtë me maska mbrojtëse me qëllim pengimin e pasojave nga virusi korona KOVID – 19

Објавено на: 25.04.2020 | 16:04
Категории: Njoftime | Njoftime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli Thirrje publike për furnizim të shpejtë me maska mbrojtëse me qëllim pengimin e pasojave nga virusi korona KOVID – 19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli Thirrje publike https://vlada.mk/node/21153 për furnizim të shpejtë me maska mbrojtëse me qëllim të pengimit të pasojave nga virusi korona KOVID – 19 gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Në përputhje me thirrjen publike, maskat duhet të jenë për më shumë përdorime, të punuara nga 100% pambuk, pesha në gram: 140-160 gr/m² dhe ndryshim të dimensioneve gjatë larjes dhe tharjes (mbledhje) në 95ºC maksimum 5%, në bazë maksimum 1%.

Të drejtë në pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë të gjithë prodhuesit vendor të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes dhe atë:

  • dërgim i së paku 2.000 maskave në ditë;
  • dërgimi të bëhet gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, në lokacione të ndryshme në Shkup;
  • çmimi për maskë të jetë maksimum 40 denarë, plus tatimi i vlerës së shtuar së maskave të punuara nga materiali për punë në pronësi të operatorit ekonomik;
  • çmimi për maskë të jetë maksimum 25 denarë, plus tatimi i vlerës së shtuar së maskave të punuara nga materiali i siguruar nga Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • për materialin nga i cili punohen maskat mbrojtëse nevojitet të dorëzohet raport nga analiza e kryer laboratorike të lëshuar nga laborator i autorizuar, me ekzemplarë të maskës si shtojcë.

Operatorët ekonomik, ofertuesit në këtë Thirrje publike është e nevojshme t’i dorëzojnë këto dokumente:

  • Dokumenti për veprimtari të regjistruar (formulari DVR),
  • Raporti nga analiza e kryer laboratorike nga laboratori i autorizuar, për sa i përket kualitetit të maskave,
  • Ekzemplarë nga maskat që do t’i dorëzojnë dhe
  • Deklaratë e ofruesit se do të mund të bëjë dorëzimin e së paku 2.000 maskave në ditë.

Për aftësinë e ofertuesve vendos Komisioni i përbërë nga 5 (pesë) anëtarë nga radhët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral, Ministrisë së Sistemeve Politike dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët do të bëjnë vlerësimin e aftësisë së ofruesve në përputhje me kushtet e kërkuara në thirrje dhe do të propozojnë zgjidhjen deri te personi përgjegjës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral, do të lidh marrëveshje me të gjithë ofertuesit të cilët i plotësojnë kushtet.

Dërgimi i 2.000 maskave në ditë do të realizohet në pjesë të barabarta, gjegjësisht në përpjesëtim me numrin e ofertuesve me të cilët lidhet Marrëveshja. Personat e emëruar nga ana e Organit kontraktues do të bëjnë kontroll kualitativ dhe kuantitativ gjatë dërgimit.

Për mosplotësimin e Marrëveshjes së lidhur, operatorit ekonomik do të paguaj dënim kontraktues në përputhje me marrëveshjen e lidhur dhe do të merret parasysh gjatë vërtetimit të aftësisë për mos përjashtim nga procedura gjatë realizimit të furnizimeve të rregullta publike.

Pagesa do të bëhet pas dorëzimit të faturës dhe fletë dërgesës për dërgesën e realizuar në arkivin e Organit kontraktues – Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral, me seli në bul. “Ilinden” nr. 2, Shkup, në afat prej 60 ditëve nga dita e pranimit.

Ofertat dorëzohen në zarf të mbyllur, me postë ose personalisht në arkivin e Organit kontraktues në adresën vijuese: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral, bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup, më së voni deri në 27.04.2020, deri në orën 15:00. Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.

Për informata plotësuese, ofertuesit mund të drejtohen te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral në telefonin 02/3118-022, kurse Thirrja publike është shpallur në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut: https://vlada.mk/node/21153

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR...

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen...

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vendim është miratuar në bazë të analizës së detajuar për periudhën e deritanishme tremujore, që kur u...