fbpx

E avancojmë lirinë e medieve, ato janë faktor i rëndësishëm në ballafaqimin me virusin korona, kurse Qeveria ngel e hapur për çdo propozim konstruktiv i cili vjen nga profesionistët dhe organizata të përgjegjshme mediatike.

Објавено на: 22.04.2020 | 14:04
Категории: Njoftime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në fillim të krizës shëndetësore me virusin korona, njohu se një nga detyrat më të rëndësishme që vijojnë është informimi me kohë, i vazhdueshëm dhe i besueshëm, e që ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e çdo qytetari në shtet.

Vegla qendrore e kësaj strategjie ishin dhe janë konferencat e përditshme për shtyp të institucioneve zyrtare, të cilat në varësi të dinamikës dhe zhvillimit të krizës realizohen së paku njëherë në ditë. Në konferencat për shtyp fokus kryesor kanë informatat të cilat vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me tipin e krizës, kurse shpesh organizohen konferenca për shtyp të më shumë dikastereve ose konferenca për shtyp të ministrive tjera të cilët në kohë lajmërojnë për të gjithë informatat dhe shërbimet e rëndësishme për nevojat e qytetarëve. Qasja e medieve deri te të gjithë konferencat për shtyp të Qeverisë është e papenguar dhe realizohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit (video lidhje, e-meil, telefon, aplikacione për bisedë e të ngjashme).

Këto parime të komunikimit të Qeverisë me mediet shkojnë në favor të rekomandimeve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve (FEG), mediet të raportojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i shmangen krijimit të panikut të paarsyeshëm në opinion gjatë raportimit për virusin korona dhe KOVID – 19, t’u përmbahen rregullave etike gjatë punës së tyre dhe mos të kontribuojnë në përhapjen e të pavërtetave dhe krijimin e panikut në opinion dhe t’u lënë hapësirë ekspertëve të cilët janë të kualifikuar të raportojnë dhe të komentojnë për çështje të tilla të ndjeshme.

Në këtë drejtim do të donim t’i falënderohemi SHGM-së, për përpjekjet dhe punën e përkushtuar për informim të saktë nga ana e medieve dhe apelet drejt medieve të përmbahen nga sensacionalizmi dhe dezinformimi, gjegjësisht të përmbajturit në Kodin etik gjatë raportimit nga pandemia.

Qeveria e pranoi si tërësisht përkatëse edhe rekomandimin “qytetarët të kenë kujdes nga cilat medie informohen për këto tema dhe përparësi t’i japin medieve të cilat janë pjesë e regjistrit të medieve profesionale onlajn” (SHGM: Gazetarët të raportojnë me përgjegjësi dhe t’i shmangen krijimit të panikut të paarsyeshëm në opinion, 10 mars 2020).

Si filloi që pandemia të rrisë intensitetin, ashtu u shpeshtuan kërkesat për akreditimin e gazetarëve që raportojnë nga ngjarjet në organizim të Qeverisë, si dhe të redaksive të tyre, për sigurimin e kushteve për mbrojtjen e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre. Këto kërkesa u përputhën me kufizimet e Qeverisë për tubim fizik kështu që shumë shpejt u sigurua vegla për video konferenca onlajn për shtyp për të cilën u shpall thirrje për akreditim që të sigurohet mundësia për kyçje onlajn në konferencat për shtyp të Qeverisë, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Video konferencat onlajn për shtyp qenë përshëndetur nga shumica e medieve, duke marrë parasysh se me ato u sigurua komunikimi dyanshëm pa pasur nevojë të tubimit fizik të punonjësve mediatik.

Mundësia për kyçje të drejtpërdrejtë në konferencat onlajn për shtyp, si dhe mundësia për sigurimin e lejeve për lëvizje gjatë kohës së orës policore, Qeveria duhej t’i sigurojë në përputhje me kriteret ekzistuese profesionale dhe të pavarura. Qeveria për këtë qëllim udhëhiqej sipas të gjithë regjistrave ekzistues të medieve në vend, pa marrë parasysh a vijnë nga trupi rregullator ASHMAA ose janë vetërregullues si ai i SHGM/KEM-it. Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, kur qytetarët mbështeten në informatat e medieve që ta mbrojnë shëndetin e tyre, Qeveria duhet ta mbrojë interesin publik dhe raportimin profesional dhe nuk ka mënyrë më të mirë që të ndiqen kriteret dhe standardet, nga ajo që të merren parasysh regjistrat ekzistues të medieve profesionale, të cilët me siguri nuk i ka krijuar Qeveria.

Konferencat onlajn për shtyp të Qeverisë ishin dhe ngelin në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, gjithashtu në masë të madhe përfshihen edhe interpretuesit e gjuhës së shenjave për personat me aftësi të kufizuar.

Në mënyrë shtesë, është sjellë praktikë që për secilën konferencë për shtyp të mund të dërgojnë në e-mail ose në kanalet e tjera pyetje ku folësit rregullisht i marrin parasysh dhe u përgjigjen. Në Qeveri, çdo ditë arrijnë pyetje nga mediet të cilat menjëherë ose në kohë optimale përgjigjen dhe adresohen deri te gazetarët ose redaksitë që i kanë dërguar. Pyetje dhe përgjigje nëpërmjet e-mailit mund të merr secili gazetar, pa marrë parasysh se a vjen nga media që gjendet në regjistrat ekzistues apo jo.

Duke pranuar propozimet e SHGM-së për avancim shtesë të komunikimit të dyanshëm mes përfaqësuesve qeveritarë dhe përfaqësuesve të medieve, informojmë se nuk ekzistojnë pengesa të gazetarëve që marrin pjesë në video konferencat onlajn, t’u mundësohet të parashtrojnë nën-pyetje shtesë, në rast se në përgjigje nuk kanë marrë informacion të tërësishëm dhe kjo mundësi tanimë po kthehet në praktikë.

Në drejtim të informimit të saktë dhe transparent, duam të theksojmë se konferencat për shtyp të cilat mbahen çdo ditë në Qeveri, janë të drejtpërdrejta dhe asnjëherë nuk do të ndërrohen me emisione të incizuara. Video-sesionet informative për shtyp kishin për qëllim të sigurojnë informim shtesë të qytetarëve, gjatë të cilave në të njëjtat u përgjigjën edhe pyetjeve të grumbulluara nga qytetarët të cilët arrijnë në shërbimet për shtyp në Qeveri, ndërsa për të cilat nuk ka pasur mundësi të adresohen në konferencat për shtyp. Dy video sesionet e fundit për shtyp, përfshirë edhe të përmendurën KOVID – 19 – Pyetje dhe përgjigje: Gjithçka rreth virusit korona” u realizuan drejtpërdrejt, nuk ishin të incizuara dhe u mundësua dhe u realizua kyçje e drejtpërdrejtë e të gjitha medieve të interesuara, gjatë të cilave gazetarët u parashtronin pyetje përfaqësuesve të medieve dhe merrnin përgjigje.

Ju sigurojmë se Qeveria do të vazhdojë ta avancojë komunikimin e dyanshëm me mediet, që është një prej parimeve parësore të qeverisë, nëpërmjet organizimit të përditshëm të konferencave për shtyp, video-sesioneve për shtyp dhe tipave tjera të ngjarjeve të drejtpërdrejta për shtyp, në të cilat mediet do të kenë mundësi që pa pengesë të parashtrojnë pyetje, të marrin përgjigje nga institucionet dhe të parashtrojnë nën-pyetje, në rast se kanë nevojë.

Lidhur me konferencën për shtyp të organizuar në Kumanovë gjatë vizitës së përfaqësuesve qeveritar në Shtabin komunal të krizës, njoftojmë se Qeveria nuk ka praktikë dhe nuk paraqitet në rolin e organizatorit të ngjarjeve për shtyp që mbahen në vetëqeverisjet lokale. Si edhe gjatë çdo vizite tjetër të komunave, ashtu edhe këtë herë, Qeveria dha rekomandime dhe drejtime për realizimin e konferencës për shtyp, e njoftoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve qeveritarë në konferencën për shtyp, por nuk ishte organizator i së njëjtës.
Shërbimi për shtyp i Qeverisë ishte në komunikim me shërbimet e komunës të cilët e përcaktuan lokacionin për mbajtjen e konferencës për shtyp. Në lidhje me rekomandimet, u rekomandua të kryhet dezinfektim i tërë hapësirës dhe foltores, si të vendosen mikrofonat në foltore, u lutën kameramanët të marrin pozicione në distancë të sigurt dhe të njëjtët të mbajnë pajisje mbrojtëse. Nga inspektimi jonë në terren, shërbimet e komunës kishin ndërmarrë aktivitete për t’i respektuar instruksionet e dhëna.

Me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të komunikimit, Qeveria mbetet e hapur për të gjitha propozimet e medieve dhe në atë drejtim i inkurajojmë të njëjtat të shkëmbehen me institucionet. Qeveria me politika e veta demonstroi kapacitet dhe respektim të secilit udhëzim konstruktiv që vjen nga mediet dhe në atë drejtim do të vazhdohet.

Në këtë rast, duam të shprehim falënderimin tonë deri te SHGM-ja dhe deri te të gjitha mediet dhe punonjësit në media, për përkushtimin dhe informimin e popullatës për ballafaqim më të mirë me virusin korona.

Последна прес-конференција

Последна седница

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

Останати вести

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve, institucionet urgjentisht ti gjejnë dhe t’i dënojnë përgjegjësit

Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve, institucionet urgjentisht ti gjejnë dhe t’i dënojnë përgjegjësit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashpër e dënon organizimin e ngjarjes në Strugë të nxitur për shënimin e festës fetare, si dhe organizimin e festimit të Ditës së Policisë në Shkup. Organizimi i këtyre ngjarjeve në kushte pandemie do të thotë, në mënyrë...