fbpx

Tre denarët nga akciza m e lartë e derivateve të naftës shkojnë drejtpërdrejtë në buxhetin për ballafaqimin me virusin korona, ndryshimi është i pa konsiderueshëm sepse lëndët djegëse u liruan për 20 denarë në litër prej janarit deri më sot

Објавено на: 22.04.2020 | 13:04
Категории: Kumtesat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për akcizat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë dekret përcaktohet sasia e akcizës për benzinë pa plumb me përmbajtje plumbi deri në 0.013 gram për litër, për naftën si lëndë djegëse, gjegjësisht dizel karburanti, për naftën si lëndë djegëse për ngrohje.

Dekreti është miratuar me qëllim që të zbuten pasojat ekonomike nga harxhimet e rritura për menaxhimin me virusin korona, KOVID-19 dhe sigurimin e fondeve për servisimin e rregullt të nevojave buxhetore, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në shtet, ndalesat dhe  kufizimet për lëvizje të qytetarëve, gjendjen ekonomike në shtet dhe shpenzimi i zvogëluar të karburanteve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe ulja drastike e çmimit të shitjes me pakicë të karburanteve në treg.

Për Dekretin sot në Qeveri u mbajt konferencë për shtyp, kurse detajet e këtij Dekreti i njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Muamet Hoxha. Fjalimin e Hoxhës e përcjellim në tërësi:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për akcizat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.Me këtë dekret përcaktohet sasia e akcizës për benzinë pa plumb me përmbajtje plumbi deri në 0.013 gram për litër, për naftën si lëndë djegëse, gjegjësisht dizel karburanti, për naftën si lëndë djegëse për ngrohje, si dhe afatet e regjistrimit të rezervave të lëndëve djegëse të gjetura, përgatitja e procesverbalit dhe dorëzimi i procesverbalit tek autoriteti doganor kompetent nga importuesi, tregtari me shumicë dhe tregtari me pakicë i lëndëve djegëse dhe për pagesën e  ndryshimit në akcizë gjatë rritjes së akcizës së lëndëve djegëse.Dekreti është miratuar me qëllim që të zbuten pasojat ekonomike nga harxhimet e rritura për ballafaqimin me virusin korona,

KOVID – 19 dhe sigurimin e fondeve për servisimin e rregullt të nevojave buxhetore, e duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në shtet, ndalesat dhe  kufizimet për lëvizje të qytetarëve, gjendjen ekonomike në shtet dhe shpenzimi i zvogëluar të karburanteve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe ulja drastike e çmimit të shitjes me pakicë të karburanteve në treg.Njëherësh, rritja e vlerës së akcizës nuk do të shkaktojë implikime financiare shtesë për subjektet juridike dhe popullatën, duke pasur parasysh faktin se ulja e madhe e çmimit të naftës në bursat botërore në këtë periudhë shkakton ulje të madhe edhe të çmimeve të karburantit me pakicë në vendin tonë.

Dua të theksoj se mekanizmi i propozuar mundëson kthimin gradual në vlerën ekzistuese të akcizës në kushte të normalizimit të çmimeve të tregut, i cili pritet kur të përfundojë situata e shkaktuar nga kriza shëndetësore – ekonomike për shkak të virusit korona.Sipas këtij dekreti, çmimi i akcizës për derivatet e naftës që janë përfshirë prej tij është rritur për 3 denarë.Duke pasur parasysh që kemi një rënie të çmimit të naftës për rreth 20 denarë në periudhën prej 8 janarit e deri më 6 prill të këtij viti, kemi kushte për ndërmarrjen e një mase të tillë, pra rritjen e taksës së akcizës për derivatet e naftës, si masë kundër krize në luftën kundër KOVID – 19.

Theksoj që të gjitha fondet nga rritja e akcizës së naftës do të shkojnë në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për ballafaqimin me virusin korona për të mbështetur dhe për të financuar masat për mbështetje të ekonomisë dhe masat sociale për mbështetje të qytetarëve.Të nderuarNdryshimi i çmimit të akcizës është i pa konsiderueshëm në krahasim me rënien e çmimit të naftës prej janarit e deri më tani.Me rënien e çmimit të naftës për rreth 20 denarë nga fillimi i vitit e deri më tani, ndryshimi i çmimit të akcizës është i pa konsiderueshëm në krahasim me këtë ulje të madhe.Pretendimet që rritja e akcizës do të ketë një ndikim negativ në çmime dhe se do të pësoj transporti, ose veprimtaritë tjera të lidhura me lëndët djegëse, financiarisht janë të paarsyeshme dhe të pabaza.Në kushtet kur çmimi i naftës ka rënë me 20 denarë, rritja e akcizës për 3 denarë në kohë krize është e justifikuar dhe e njëjta nuk do të ndikojë në çmimet e shërbimeve të transportit.

Përkundrazi, në fillim të vitit, kur kompanitë e transportit krijuan planet e tyre financiare, ata nuk parashikuan një rënie të tillë të naftës, sipas së cilës ata tashmë bëjnë kursime bazuar në çmimet e naftës që ata paguajnë.

Që nga fillimi i vitit, çmimi i naftës ka rënë rreth 20 denarë për litër.  

Çfarë  do të thotë rritja e akcizës së naftës për +3 denarë për buxhetin?

Në vitin 2019 janë mbledhur 240 milion euro në buxhetin e Maqedonisë së Veriore në bazë të akcizës për naftë, pa plumb dhe ekstra të lehtë. Në vitin 2020, plani për akcizat mbi këtë bazë ishte rreth +15 milion euro në krahasim me vitin 2019. Me rënien e zvogëluar të konsumit, të ardhurat e parashikuara më të ulëta në bazë të akcizës, për këtë vit, arrijnë rreth 45 milion euro.

Sipas skenarëve të parashikuar pas krizës, në nivel vjetor rënia e të ardhurave bazuar në akcizën e derivateve të naftës gjatë uljes në mënyrë drastike të konsumit do të ishte 12% në krahasim me vitin 2019 ose 30 milion euro nëse mbetet çmimi aktual i akcizës.

Tashmë kemi përmendur se të gjitha fondet nga rritja e akcizës së naftës do të shkojnë në buxhetin e Maqedonisë  së Veriut për ballafaqimin me virusin korona.

Nëse çmimet e akcizave rriten me 3 denarë deri në shtator, gjatë uljes drastike të konsumit do të mbulohen 18 milion euro, pra ulja do të jetë 12 milion euro, ose buxheti në bazë të akcizës për derivatet e naftës do të ketë 228 milion euro, gjegjësisht 12 milion  -7.5% më pak në krahasim me vitin 2019.

Nëse çmimet e akcizës rriten me 3 denarë deri në dhjetor, do të mbulohen 31 milion euro, ose 241 milion euro, d.m.th. në nivel vjetor do të ketë plus 1 milion euro në krahasim me vitin 2019, por sigurisht ende më pak për rreth 14 milion euro në krahasim me planin për vitin 2020 ose 255 milion euro të parashikuar në bazë të akcizës për naftë.

Që kjo masë të jetë një zgjidhje e mirë dhe e drejtë, rritja e akcizës me +3 denarë do të jetë e vlefshme si masë kundër krize nëse çmimi i naftës nuk ndryshon / rritet, d.m.th.

• Nëse çmimi i shitjes me pakicë rritet për 10 denarë, akciza do të ulet me -1 denarë, ashtu që do të mbetet e rritur për +2 denarë

• Nëse çmimi i shitjes me pakicë rritet për 20 denarë, akciza do të ulet me -3 denarë, ose do të kthehet në çmimin që kemi aktualisht para prezantimit të kësaj mase kundër krizës.

Të nderuar

Do të doja të informoja publikun dhe qytetarët edhe me disa informacione që shkojnë në favor të justifikimit të rritjes së akcizës për derivatet e naftës, si një masë kundër krizës.

Çmimi më i ulët i akcizës për derivatet e naftës në BE është vendosur 0.33 euro për litër.

Maqedonia e Veriut ka nivelin më të ulët të akcizës në krahasim me lartësinë e akcizës në vendet e tjera kundrejt minimumit të caktuar në BE.

Tabela e tregon këtë shumë qartë:

Nëse e marrim për shembull Eurodiesel BS: Çmimi i akcizës për këtë karburant në vendin tonë është 15.12 denarë, për dallim nga Rumania ku është 21.05 denarë, pastaj në Mal të Zi ku është 27.08 denarë, ose në Bullgaria ku është 20,33 denarë.

ShtetiÇmimii akcizës për EURODIESEL BS
Maqedonia e Veriut15.12 denarë
Rumania21.05 denarë
Polonia20.73 denarë
Hungaria20.74 denarë
Mali i Zi27.08 denarë
Republika Çeke26.18 denarë
Bullgaria20.33 denarë
Kroacia25.41 denarë
Sllovenia28.86 denarë
Austria26.15 denarë
Gjermania29.89 denarë
Bosnje dhe Hercegovina17.27 denarë
Kosova22.15 denarë
Greqia25.23 denarë
Serbia29.58 denarë
Shqipëria17.85 denarë
Italia37.99 denarë

Për më tepër, Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të naftës në rajon.

Kjo është gjithashtu e qartë nga tabela që tregon krahasimin e çmimeve me vendet e rajonit.

Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel BS në vendin tonë janë 48 dhe 45 denarë, ndërsa në Bullgari ato janë me çmime 58 dhe 61 denarë, kurse në Serbi 73 denarë për të dy llojet e karburantit.

Në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi, çmimet janë edhe më të larta se në vendin tonë.

ShtetiEurodiesel BS:– 95Eurodiesel BS
Maqedonia e Veriut48 denarë45 denarë
Bullgaria58 denarë61 denarë
Serbia73 denarë73 denarë
Kosova74 denarë73 denarë
Shqipëria82 denarë78 denarë
Greqia86 denarë82 denarë

 Të nderuar

Rritja e akcizës së naftës me +3 denarë është një injeksion i drejtpërdrejtë që buxheti i shtetit të ballafaqohet me krizën e shkaktuar nga virusi korona.

Më në fund, dua të përsëris edhe njëherë

Të gjitha fondet nga rritja e akcizës së naftës do të shkojnë në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut në Fondin për ballafaqimin me virusin korona për të mbështetur dhe për të financuar masat për mbështetje të ekonomisë dhe masat sociale për mbështetje të qytetarëve.

Këto janë mjete edhe për sistemin tonë shëndetësor i cili edhe deri tani me sukses ballafaqohet me pasojat nga KOVID – 19, të cilat së bashku me të gjithë ne marrim pjesë në krijimin e kushteve për stabilizimin e jetës dhe normalizimin gradualisht në kushte të ndryshuara.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

https://youtu.be/M0wIoNyM7yU Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Qeveri informoi për Dekretin me fuqi ligji për mbështetje financiare për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën post Covid -19 e cila u...