fbpx

Pacientë me sëmundje pulmonare

Објавено на: 17.04.2020 | 16:04
Категории: Rekomandimi

Në kushte kur në nivel global është shpallur pandemi për shkak të shpërndarjes së shpejtë të virusit SARS-COV-2, Klinika Universitare për Pulmonologji dhe Alergologji dërgon rekomandime eksperte për personat me sëmundje kronike të mushkërive, të cilët bien në grupin e të sëmurëve me rrezik të lartë nga zhvillimi i pasqyrës klinike më të rëndë të COVID-19 dhe kanë rrezik të rritur nga pasojat e padëshiruara dhe rezultat fatal.

Gjatë kësaj periudhe, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm njerëzit me: astmë kronike, sëmundjen pulmonare obstruktive pulmonare (SPOP), fibrozë cistike, sëmundjet kronike intersticiale, sëmundjet kronike të qarkullimit pulmonar, pacientët me mbipeshë ekstreme, të ndjekur nga sindromi  hipoventilues, personat me terapi për imunosupresion/imunomodulator, si dhe pacientët me sëmundje malinje të mushkërive dhe pleurës).

– Masa parandaluese

Pacientët me sëmundje kronike të mushkërive të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e autoriteteve kompetente për vetizolim, duke shmangur kontaktin e panevojshëm me persona të tjerë, edhe nëse ata nuk shfaqin simptome të ftohjes ose sëmundjes. Kjo vlen edhe për anëtarët e familjes dhe miqtë, veçanërisht nëse ata shkojnë rregullisht në punë, pazar dhe të ngjashme.

Mbajtja e higjienës personale, larja e shpeshtë (apo dezinfektimi) i duarve, veçanërisht para hajes apo menjëherë pas kollitjes.

Pacientët me sëmundje kronike të mushkërive shpesh kanë kollë kronike dhe  përbëjnë rrezik shëndetësor potencial për rrethinën, për shkak të së cilës duhet patjetër të përdoren facoleta për një përdorim gjatë kollitjes, të cilat menjëherë do ti hedhin në qese plastike dhe do ti dezinfektojnë ose do ti lajnë duart. Personi i cili dp ti gjuajë materiet e mbeturinave nga i infektuari (qese me facoleta të përdorura, pajisje plastike për një përdorim dhe të ngjashme), duhet ti mbyll në qese tjetër dhe ti deponojë në kontejnerët për mbeturina. Gjatë manipulimit me to, duhet patjetër të mbahen doreza për një përdorim të cilat do të hidhen pas përdorimit dhe duart duhet të dezinfektohen/lahen me sapun.

Të infektuarit duhet të kenë artikuj të vet për higjienë, peshqir, enë, të cilat do të jenë të shënuara në mënyrë adekuate, që të mos përzihen me të njëjtat nga anëtarët tjerë të familjes.

Nevojitet edhe dezinfektim i hapësirave në shtëpi me alkool ose mjete për dezinfektim me bazë alkooli

Të infektuarit të mos ndalen me përdorimin e terapisë së rregullt për kontrollimin e sëmundjes së tyre. Për këtë qëllim, mundësohet mjekët amë ta shkruajnë terapinë në bazë të raporteve  të dorëzuara më herët nga specialist/subspecialist për të parandaluar lëvizjen e panevojshme të të sëmurëve në institucionet shëndetësore.

Në ditën e rregullt të futën përbërës që përmbajnë antioksidues, beta-karoten dhe vitamin C (fruta mali, karota, agrume), gjumi i rregullt dhe pushim, si dhe ushtrime fizike sipas mundësive (varësisht nga niveli i kufizimit për shkak të sëmundjes bazë)


– Procedura gjatë përkeqësimit të sëmundjes kronike

Në rast të paraqitjes së kollës së shpeshtuar ose më intensive, rritjes së sasisë ose ndryshimit të ngjyrës ose dendësisë së kollitjes,përkeqësim në lodhje ose paraqitjes së simptomave tjera, si për shembull, rritje e temperaturës, dhimbje, kollitje me gjak, rekomandojmë i sëmuri menjëherë të kontaktojë me mjekun amë. Në kushte të kësaj gjendje të jashtëzakonshme, mjekët amë të sigurojnë ndihmë më të shpejtë dhe më adekuate të të sëmurit dhe përfaqësojnë akse qendrore që e lidh të sëmurin me nivele tjera në mbrojtje shëndetësore.

Në rast se gjendja e të sëmurit është shumë e rëndë, gjegjësisht sipas vlerësimit të mjekut amë, duhet të kontaktohet shërbimi emergjent mjekësore ose shërbimet e mbrojtjes sekondare shëndetësore (internistë, pulmoalergjensë, Qendrat për astmë dhe SPOP në nivel të institucioneve shëndetësore dhe spitaleve rajonale, SPQ “8 Shtatori”).

Klinika Universitare për Pulmonologji dhe Alergologji mbetet në dispozicion të të gjithë të sëmurëve për të cilët mjeku amë, mbrojtja sekondare shëndetësore apo shërbimi emergjent, do të vlerësojnë se ka nevojë për mbrojtje terciare shëndetësore.

Gjatë secilit kontakt me person mjekësor në kushte shtëpie ose gjatë  vizitës së institucioneve shëndetësore (kontroll nga mjeku, marrja e mostrave laboratorike dhe mikrobiologjike, kontakt me vizitë shtëpiake, ndihmë mjekësore urgjente dhe të ngjashme), i sëmuri patjetër të mbajë maskë, e cila mbulon hundën dhe gojën, facoleta për një përdorim dhe dezinfektues të duarve!

Në rast se i sëmuri ka kollë të shpeshtë dhe produktive, rekomandohet mbajtja e maskave edhe gjatë kontaktit me anëtarët e familjes, gjegjësisht personat me të cilët jeton ose është në të njëjtin ambient dhe në kontakt të drejtpërdrejtë.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести