fbpx

Nga mbledhja e 41-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut: Kryetarit të shtetit do t’i dërgohet raport me propozim për gjendjen e jashtëzakonshme; Edhe 118 kompani me 1116 të punësuar do të shfrytëzojnë kredi pa interes

Објавено на: 15.04.2020 | 14:04
Категории: Seancat e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotshme të 41-të të miratoi konkluzion që të dorëzojë propozim deri te kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut me një raport për aktivitetet e ndërmarra deri tani nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin e Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për paketën e dytë të kërkesave të miratuara nga aplikacionet e përpunuara të kompanive të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes nga Thirrja Publike nga paketa e parë e masave ekonomike.

Në bazë të informacionit edhe 118 kompanive, me 1.116 të punësuar, u është miratuar shfrytëzimi i kredive pa interes në vlerë të përgjithshme prej 936.602 euro

Në grupin e parë dhe të dytë, janë miratuar tërësisht 254 aplikime për kredi me vlerë të përgjithshme, 2,2 milion euro, për kompanitë me 2,853 të punësuar. Sipas strukturës nga aplikacionet e tërësishme të kredive të miratuar, mikro kompanitë deri në 10 të punësuar marrin pjesë me 69 %, kompanitë e vogla deri në 50 të punësuar marrin pjesë me 28 % ndërsa kompanitë e mesme deri në 250 të punësuar marrin pjesë me 4 %.

Dorëzimi i informacioneve me aplikacione kreditore të përpunuara të cilat i plotësojnë kushtet deri te Qeveria do të zhvillohet rregullisht, në baza javore, deri sa mjetet nga linja e kredisë Kovid 1. nuk shteret plotësisht. Deri më tani, Banka e Zhvillimit e Maqedonisë së Veriut ka pranuar më shumë se 1,050 aplikime kreditore në vlerë prej 7.5 milion euro.

Më së voni deri në fund të javës, Banka për Zhvillim do të kontaktojë me të gjitha kompanitë, aplikacionet për kredi të të cilave u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë për shkak të realizimit të marrëveshjeve për kredi.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për pagesën e honorarëve autoriale për personat e angazhuar në organet e pushtetit shtetëror ((legjislative, ekzekutive dhe gjyqësor), organet rregullatorë, agjencitë, komisionet shtetërore, personat juridikë në pronësi dominante të shtetit, njësi të vetëqeverisja lokale dhe qyteti i Shkupit, si dhe personat juridikë të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe qyteti i Shkupit.

Me ketë dekret me fuqi ligjore rregullohet lartësia e mënyrës së pagesës së kompensimit në të holla, në bazë të kontratës për punë të lidhur me personat e angazhuar në këto institucione me çka vërtetohet se për këtyre personave u paguhet kompensim i plotë në të holla, gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 31 dhjetor të vitit 2020, në rast se personi me ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore nuk është evidentuar si person i punësuar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nëse personat e përfshirë në këtë Dekret me fuqi ligjore, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore janë të evidentuar si persona të punësuar të paraqitur në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë Veriore, atyre do t’u paguhet 50% e kompensimit në të holla të përcaktuar në kontratën për punë, por më së shumti në vlerë prej 30,000 denarëve.

Ky Dekret me fuqi ligjore nuk zbatohet për personat që kanë lidhur kontratë pune me autoritetet shtetërore, organet rregullatorë, agjencitë, komisionet shtetërore, personat juridikë në pronësi të plotë të shtetit, njësi të vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit dhe personat juridikë të themeluar nga njësitë e vetëqeverisja lokale dhe Qyteti i Shkupit, për realizimin e projekteve të financuara ose të bashkë financuara me hua dhe mjete nga kreditorë të huaj, donatorë ndërkombëtarë dhe financues.

Sot, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin përcakton lirim nga tatimi i vlerës së shtuar për qarkullim e mallrave dhe shërbimeve që si donacion u jepet shfrytëzuesve të buxhetit si dhe qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve të kryera ndaj shfrytëzuesit e buxhetit të realizuar me fonde financiare të dhuruara.

Qarkullimi i cili lirohet nga tatimi i vlerës së shtuar me këtë dekret është me qëllim që të thjeshtohet dhe të lehtësohet procesi i donacioneve të kryera ndaj njësive buxhetore.

Për të stimuluar më tej donatorët e mundshëm ndaj shfrytëzuesit e buxhetit, qarkullimi i realizuar për pranuesit e donacioneve – shfrytëzues të buxhetit, lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar me të drejtën e zbritjes nga tatimi i mëparshëm me kusht që dhuruesi i donacionit të ketë një vërtetim për donacionin e pranuar nga ana e pranuesit të donacionit.

Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve i cili realizohet nga mjetet financiare të dhuruara lirohet nga tatimi i vlerës së shtuar nëse pranuesi i donacioneve – shfrytëzues i buxhetit paraqet një deklaratë se qarkullimi është realizuar me mjete financiare.

Tatimpaguesit gjithashtu do të kenë të drejtën e zbritjes nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar.

Kryerësi i qarkullimit, gjegjësisht dhuruesi i donacioneve nga ky propozim dekret janë të detyruar të mbajnë shënime për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve për përdoruesin buxhetor pranues të donacionit.

Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në këtë mbledhje Qeveria miratoi Dekretin për ndryshimin e dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për tokën bujqësore gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën për shkak të tejkalimit të vështirësive ekonomike të qiramarrësve të cilët do të shkaktohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë vazhdohen afatet për pagesën e qirasë vjetore për vitin 2019 deri me 31 tetor të vitit 2020 dhe nuk do të kryhet ndërprerje e një anshme e marrëveshjeve për qiramarrje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për shkak të mos pagesës të qirasë vjetore deri me 31 tetor të vitit 2020.

Sipas Dekretit me fuqi ligjore të miratuar sot për zbatimin e Ligjit për automjete gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, afati për zgjatjen e autorizimeve të personave juridikë për instalimin e pajisjeve që vënë në lëvizje automjetin me gaz të lëngshëm dhe gaz tokësor të ngjeshur shtyhet për 60 ditë nga dita e mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë Dekret, vlefshmëria e vendimit për autorizimin e shërbimit teknik për punët e kryera nga personat juridikë të autorizuar me vendim të Ministrisë së Ekonomisë, me propozim për autorizim për shërbimin teknik nga organi miratues e në bazë të Certifikatës për akreditim të lëshuar nga organi i vlerësimit të kompetencës, periudha e vlefshmërisë së të cilit ka skaduar ose skadon gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, vazhdohet gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...