fbpx

Filipçe: Ka përfunduar procedura për furnizim me 31 aparate respiratore

Објавено на: 15.04.2020 | 14:04
Категории: Konferencat për shtyp

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi se 42 pacientë janë shëruar me dy teste negative të COVID-19, të cilët janë në gjendje të mirë.

“Nga Klinika Infektive u larguan 10 pacientë të shëruar, ndërsa te 32 pacientë – 12 në Dibër dhe 20 në Shkup, të cilët u mjekuan në kushte shtëpiake janë bërë dy teste kontrolli dhe ato kanë rezultuar negativ – që do të thotë se pacientët janë plotësisht të shëruar dhe janë në gjendje të mirë.

Kjo është diçka që me të vërtetë më gëzon mua personalisht, punonjësit shëndetësor të kyçur në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e mjekimit, veçanërisht kur kemi të bëjmë me sëmundje të rrezikut të lartë dhe të paparashikueshme. Në këtë kontekst, çdo jetë e shpëtuar është sukses i madh, unë dëshiroj që secili i cili ballafaqohet me virusin, ta tejkalojë këtë gjendje shpejtë dhe lehtë”, potencoi ministri Filipçe.

Sot ndërruan jetë gjashtë pacientë – katër në Klinikën Infektive mbi moshën 60 vjeçare, prej të cilëve dy pacientë nga Llabunishta, një pacient nga Prilepi dhe një nga Kumanova. Në spitalin “8 Shtatori” vdiqën dy pacientë, njëri nga Velesi 67 vjeçar dhe një pacient nga Kumanova, 59 vjeçar.Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 54 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në Shkup – 13, Kumanovë – 25, Shtip-1, Prilep-10, Tetovë-1, Veles-2, Gostivar-1, Kërçovë-1.Me këta të dignostifikuarit e rinj, numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 është gjithsej 908. Deri tani kanë ndërruar jetë 44 persona, janë shëruar 86 dhe për momentin aktiv janë 778. Gjithsej janë bërë 9262 teste të virusit korona. Në 24 orët e fundit janë bërë 710 teste. Vazhdimisht e rrisim kapacitetin e testimit me atë që praktikisht e shkurtojmë kohën e pritjes. Ende zgjat përgatitje për dy kapacitete të reja në laboratorin në ASHAM dhe në Institutin për Mjekësi Ligjore – pacientët të cilëve u merret strisho postmortum do të punohen në Institutin për Mjekësi Ligjore, ndërsa në laboratorin në ASHAM pacientët nga spitalet nga i gjithë vendi”, kumtoi FIlipçe.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 57 pacientë, prej të cilëve 7 në ventilim mekanik, ndërsa 14 janë me oksigjen-ka mjaftueshëm aparate respiratore të lira. Në spitalit “8 Shtatori” ka 27 pacientë të hospitalizuar të sëmurë me koronavirus, prej të cilëve gjashtë janë në aparat respirator. Në Spitalin e Manastirit janë akomoduar pesë të sëmurë të cilët janë në gjendje të mirë, ndërsa te tre pacientë bëhen testet e para. Në spitalin në Shtip ka tetë persona të hospitalizuar me Covid-19, ndërsa vetëm një është me pasqyrë të mesme klinike.Edhe në spitalin në Manastir dhe në Shtip ndiqen pacientët të cilët janë në mjekim shtëpiak.

“Sot është konfirmuar një pacient pozitiv me COVID-19,i cili është i i punësuar në Klinikën e fëmijëve. Rasti është izoluar, epidemiologët po kryejnë analiza. Katër prej njëmbëdhjetë të punësuar u është rekomanduar izolim. Gjatë kohës së punës ppër kryerjen e detyrave është përdorin mbrojtje e tërësishme sipas protokollit”, informoi ministri.

Filipçe njoftoi edhe për gjendjen me endja me dy fëmijë të vegjël të sëmurë nga virusi koronai, një foshnje katër muajshe dhe një fëmijë 2,5 vjet., të cilët janë në gjendje stabile dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga pediatri.

Në konferencën për shtyp, ai theksoi se në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në sipas dekretit të Qeverisë është kryer procedura për furnizim me aparate respiratore.

Ministri informoi se prej nëntë operatorëve ekonomikë, dy i plotësojnë kushtet – në raport me afatin dhe kriteret. Një pjesë e aparateve respiratore do të arrijnë në shtatë ditët e ardhshme, ndërsa të tjerat, prej gjithsej 31, në 30 ditët e ardhshme.

“Me këtë, dukshëm do të plotësojmë kapacitetin e aparateve respiratore në vend, para së gjithash në institucionet të cilat janë paraparë për mjekimin e këtyre pacientëve me COVID-19 virusin”, tha Filipçe.

Tashmë është bërë plani për aktivitet nëpërmjet mjekëve amë në Dibër për mënyrën e skriningut të pacientëve me antitrupa.

“Duke pasur parasysh se aty veçse është faza e epidemisë në të cilën nuk kemi pacientë të rinj të diagnostifikuar, besojmë se do të jetë shembull i mirë për atë se si është gjendja e popullatës në kuptim të imunitetit të fituar eventual, Në bazë të mostrës përfaqësuese, epidemiologët do të kryejnë analiza kompetente dhe planë të mëtutjeshme”, potencoi ministri Filipçe.

Gjatë ditës së dje është bërë edhe një kontroll në vendin e ngjarjes në Veles, për dy të vdekurit. Atje kanë arritur informacione shtesë të cilat do të merren parasysh kur të kryhet raporti final, ndërsa pas përgatitjes do të prezantohen në opinion-lidhur me kohën e vdekjes, pas mostrës pozitive me COVID-19.

Ministri Filipçe njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të diskutohet kërkesa e prindërve të fëmijëve me autizëm lidhur me lëvizjen gjatë ditëve të ardhshme, duke pasur parasysh nevojën e tyre për lëvizje disa herë në dit – sepse ajo është pjesë e shpeshtë edhe e terapisë së tyre. Lidhur me diskutimin dhe vendimin për këtë çështje, opinioni do të informohet gjatë ditës së nesërme.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...