fbpx

Filipçe: Po distribuohet donacion prej një milion maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore; Deri në fund të javës edhe dy laboratorë shtesë për testimin e COVID-19

Објавено на: 14.04.2020 | 13:04

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi për gjendjen me virusin korona në vendin tonë.

“Në 24 orët e fundit, në Klinikën Infektive në Shkup kanë vdekur katër persona, pacientë me formë të rëndë të sëmundjes në moshën 79, 58, 63 dhe 67 vjeçare. Kemi edhe tre pacientë të shëruar, ata janë pacientë të cilët u mjekuan në Shtip, nën kontrollin e infektologëve lokal. Në Klinikën Infektive janë pranuar tre pacientë të rinj, për momentin janë hospitalizuar gjithsej 68 pacientë, tetë prej tyre janë në ventilim mekanik. Për momentin po pajisjet pjesa e spitalit mobil dhe gjatë dy ditëve në vijim do të vendoset tërësisht në funksion me kapacitetin e përgjithshëm të krevateve prej mbi 100, gjë që dyfishon mundësin për hospitalizim, gjegjësisht kapacitetin e Klinikës Infektive”, potencoi ministri Filipçe.

Ai informoi se në SPQ “8 Shtatori” janë hospitalizuar 31 pacientë. Prej tyre, në aparat respirator janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir, janë hospitalizuar pesë pacientë. Ata janë në gjendje stabile shëndetësore, nuk kanë manifestim të rëndë të sëmundjes. Në Shtip janë hospitalizuar gjithsej nëntë pacientë.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar është 26. Sipas qyteteve: Në Shkup – 4, Kumanovë – 11, Prilep -3, Tetovë – 4, Veles – 2, Koçan -1, Probishtip -1. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar me COVID – 19 në vendin tonë është 854, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të kryera deri më tani është 8.552”, tha ministri Filipçe.

Sipas tij, gjatë javës, në funksion do të vendosen dy laboratorë, respektivisht do të shfrytëzohet laboratori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni(ASHAM) dhe laboratori i Institutit për mjekësi ligjore, ku sot, komisioni i ekspertëve, nga laboratori dhe Ministria, po kryejnë mbikëqyrje eksperte. Me këtë, zmadhohet kapaciteti i testimeve për 50 deri në 100 teste në ditë, që do të eliminojë pritjen e gjatë të rezultateve të cilat në situata të caktuara ndodh duke pasur parasysh numrin e madh e mostrave që arrijnë në laboratorin e Institutit për Shëndet Publik (IPSH0)”, tha ministri Filipçe.

Ministri Filipçe deklaroi se në Dibër nuk ka pacient të rinj të diagnostifikuar, të gjithë pacientët po shërohen dhe priten testet e dyta që të shihet nëse testet janë negative.

“Do të kryejmë një skrinik në numër prej 20 deri 30 për qind nga popullata e përgjithshme. Në rajonet ku deri tani kishte masa praktike të restrikcionit në lëvizje, miratuar para gjendjes së jashtëzakonshme, do të vlerësohet imuniteti që do të jetë shembull i mrekullueshëm për atë se çka mund të presim në nivel të tërë vendit, në atë moment kur të vendosim se duhet të bëhet skrining i tillë nga antitrupa në përputhje me kohën e epidemisë”, shtoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se tashmë është bërë plani për ndarjen e maskave mbrojtëse, të cilat ishin donacion nga Republika e Çekisë. Ato janë një milion maska, të cilat do të distribuohen në të gjitha institucionet, sipas nevojës dhe intensitetit të përdorimit. Deri në fund të kësaj jave, pritet të arrijë edhe ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pajisje mbrojtëse, e cila do të distribuohet në mënyrë kompetente ose do të plotësohen rezervat në Ministrinë e Shëndetësisë.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...