fbpx

Rekomandime për pacientë me sëmundje të veshkave, pacientëve të cilët janë në dializë ose janë me bubrek të transplantuar në kushte të pandemisë me COVID-19

Објавено на: 13.04.2020 | 16:04
Категории: Kumtesat

Virusi korona mund të paraqet kërcënim serioz për pacientët me sëmundje të veshkave, veçanërisht për pacientët të cilët janë në dializë ose janë me bubrek të transplantuar.

Për këtë qëllim nga Klinika universitare e nefrologjisë janë përpiluar rekomandime për pacientët me sëmundje të veshkave, duke i përfshirë edhe pacientët në dializë (peritoneale ose hemodializë) dhe pacientët me veshkë të transplantuar. Të gjithë pacientët duhet të vazhdojnë me terapinë e përcaktuar në dozat e caktuara, duke i përfshirë edhe barërat antihipertensivë nga grupi i AKE inhibitorëve, derisa mjekët e tyre nuk rekomandojnë diçka tjetër. Pacientët në hemodializë mund të zhvillojnë simptoma më të butë në krahasim me pacientët tjerë me infeksion të virusit korona. Pacientët me transplantim duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për parandalim të dhëna për tërë popullatën.

Pacientëve në program të hemodializës kronike u dedikohen këto rekomandime:

– Pacientët te cilët kanë ethe, temperaturë të lartë ose simptoma respiratorë (kollitje, frymëmarrje të vështirësuar) paraprakisht duhet të paralajmërohen në qendrat e tyre të dializës para se të arrijnë aty, ku do të kontrollohen në hapësirë të veçantë, të veçuar nga salla ku bëhet dializa. Marrja e analizës për infeksionin COVID – 19 bëhet sipas protokollit standard si për tërë popullatën. Këtyre pacientëve u bëhet dializa në hapësirë të veçuar nga pacientët tjerë për 14 ditë, derisa të merren rezultatet e testit për COVID – 19.

– Për sa i përket vendit të dializës, procesi i dializës së pacientëve me infeksion të dyshuar të koronës duhet të vazhdojë në qendrën e njëjtë, gjegjësisht mos të dërgohen në qendra të tjera.

– Për sa i përket transportit të pacientëve me temperaturë të ngritur trupore, të dyshuar për infeksion me virusin korona, duhet të vijnë me transport individual, gjegjësisht mos të përdorin transport publik për të zvogëluar rrezikun nga përhapja e infeksionit nga pacienti që mund të jetë i infektuar me COVID – 19. Të gjithë pacientët duhet të mbajnë maskë mbrojtëse (sipas mundësisë maskën kirurgjike), gjithashtu atë duhet ta mbajë edhe vozitësi.

– Për trajtim të mëtejshëm, pacientët me infeksion të vërtetuar me COVID – 19 do të dërgohen në spitale të specializuara për trajtim të pacientëve të infektuar.

Për pacientët te të cilët është bërë translacion u dedikohen këto rekomandime:

– Nëse pacientët me transplantim ndjejnë simptoma si temperaturë të ngritur, ethe ose koll, duhet së pari të lajmërohen me telefon në Klinikën e nefrologjisë (kontakt telefoni 070 387 054), me qëllim që të shmanget kontakti me pacientët tjerë dhe të parandalohet përhapja potenciale e infeksionit.

– Pacientët me veshkë të transplantuar të cilët janë kthyer nga vendet e jashtme, duhet të kalojnë izolim 14 ditor, ashtu siç vlen edhe për popullatën e tërë.

– Pacientët me veshkë të transplantuar në Klinikën e nefrologjisë të cilët do të kenë nevojë për çfarëdo trajtim tjetër, do të vendosen në dhomë për izolim, të veçuar nga pacientët tjerë.

– Pacientët të cilët duhet të paraqiten në spital ose institut për çfarëdo trajtimi ose marrje të tamponit për COVID – 19, duhet të mbajnë maska mbrojtëse.

Në kushte të pandemisë së shpallur për virusin COVID – 19, njohuritë shkencore tregojnë se një grup i caktuar i pacientëve me sëmundje shoqëruese (diabet, hipertension, sëmundje kardiovaskulare ose të veshkave) janë më të ndjeshëm në infeksionin COVID – 19 dhe mund të zhvillojnë sëmundje më serioze. Prandaj me rëndësi të posaçme është respektimi i rekomandimeve profesionale për mbrojtje dhe parandalim të virusit:

– Lani duart më shpesh duke përdorur sapun, më së paku për 20 sekonda.

– Përdorni preparat për dezinfektim me 60% alkool nëse nuk keni sapunë.

– Mos e prekni hundën, sytë dhe gojën.

– Mbani distancë nga njerëzit tjerë së paku 1,5 – 2 metro.

– Kur kolliteni ose teshtini, përdorni shami letre ose bërrylin e krahut.

– Mos prekni gjësende të ndryshme kur lëvizni jashtë.

– Dilni vetëm në rast nevoje dhe atë për kohë sa më të shkurtë.

– Qëndroni në shtëpi dhe mbroni veten dhe të tjerët në bashkësi.

Sipas njohurive të deritanishme, pacientët të cilët zhvillojnë infeksion serioz me virus korona dhe kanë nevojë për vendosje në spital, çrregullime veshkore janë regjistruar te 25 – 50% prej tyre, kurse manifestohen me sekretim më të madh të proteinave dhe qelizave të kuqe të gjakut në urinë. Vetëm një numër i vogël i pacientëve (<15%) zhvillojnë zvogëlim të funksionit të veshkave, gjegjësisht dëmtim akut të veshkave. Deri tani nuk është shënuar dëmtim afatgjatë te pacientët të cilët janë shëruar nga forma e rëndë e infeksionit me korona me pasoja për funksionin e veshkëve.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

https://youtu.be/M0wIoNyM7yU Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Qeveri informoi për Dekretin me fuqi ligji për mbështetje financiare për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën post Covid -19 e cila u...