fbpx

Rekomandime për transportuesit gjatë udhëtimeve në vende me rrezik të mesëm apo të lartë si dhe gjatë kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Објавено на: 10.04.2020 | 11:04
Категории: Njoftime

Personave të cilët udhëtojnë nëpër vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë për KOVID – 19, e të cilët drejtojnë automjete transportuese për transport të artikujve ushqimor dhe të tjerë, gjatë kalimit transit dhe qëndrimit të tyre në këto vende, u rekomandohet t’i respektojnë masat vijuese për mbrojtje personale dhe kolektive:

1. U kufizohen kontaktet dhe lëvizjet në drejtimet rrugore nga pika A deri te pika B, përveç për nevojë të sigurimit të ushqimit ose shkuarjes në tualet.

2. Ndalohet kontakti me persona të tjerë.

3. Nëse dalin të blejnë ushqim ose të shkojnë në tualet, patjetër të përdorin mjete personale për mbrojtje dhe atë:

– doreza për një përdorim,

– maska mbrojtëse,

– nuk ka nevojë të mbajnë mantel mbrojtës si dhe syze dhe galloshe mbrojtëse.

4. Për shkak të mundësisë të ekspozimit të kontaktit të drejtpërdrejtë respirator me persona të sëmurë nga KOVID – 19, në motelet, hotelet dhe restorantet rekomandohet:

– të flenë në kabinat e automjeteve të tyre.

5. Gjatë udhëtimit:

– Pas secilit kontakt në market, dyqan, tualet patjetër është të dezinfektohen duart,

– Maksimalisht të shmangen kontaktet me njerëz tjerë që zgjasin më shumë se 10 – 15 minuta (veçanërisht me person që ka simptoma),

– Ajrosje e shpeshtë e kabinës gjatë vozitjes,

– Gjatë qëndrimit të kabinë nuk ka nevojë të mbahet pajisja personale mbrojtëse,

– Ndalohet pranimi i udhëtarëve të rastit,

– Detyrimisht të sigurohet preparat për dezinfektimin e duarve në bazë të alkoolit gjatë udhëtimit.

Gjatë kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut

1. Dezinfektim i tërësishëm i detyrueshëm i mjetit transportues nga shërbimi i autorizuar për DDD.

2. Gjatë kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëse paraqiten simptomat i lajmërohen mjekut amë.

3. Për vozitësit pas kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlejnë rekomandimet si për udhëtarët tjerë të cilët vijnë nga këto vende për vetizolim të detyrueshëm në kushte shtëpiake ose në objekte të përcaktuara nga ndërmarrja transportuese.

4. Ndërmarrja transportuese është e obliguar ta lajmërojë në ISHSSH dhe në MPB vendin ku do të kryhet vetizolimi.

5. Nëse ndërmarrja transportuese nuk ka përcaktuar objekt për vetizolim, vozitësi do të vendoset në një nga objektet e përcaktuara nga shteti për karantinë, kurse shpenzimet janë në llogari të ndërmarrjes transportuese.

Ngarkohen Shoqata e auto-transportuesve të licencuar të përgatisin planin e tyre operues që të realizohet rotacioni i vozitësve, gjegjësisht ndryshimi i tyre në vazhdimësi gjatë udhëtimeve në vendet e rrezikut të mesëm dhe të lartë.

Lejet për lëvizje të transportuesit vlejnë vetëm me urdhër udhëtim të lëshuar i cili duhet të jetë shtojcë e lejes.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR...

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen...

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vendim është miratuar në bazë të analizës së detajuar për periudhën e deritanishme tremujore, që kur u...