fbpx

Rekomandime për sjelljen e punonjësve në kapacitetet prodhuese

Објавено на: 10.04.2020 | 11:04
Категории: Njoftime

Kompanive të cilat kryejnë veprimtari prodhuese dhe kanë zona prodhuese dhe të ngjashme, iu rekomandohet procesi i prodhimit të organizohet në këtë mënyrë:

1. Në repartet ku kryhet drejtpërdrejtë procesi i prodhimit të kufizohet numri i të punësuarve që punëtorët të jenë në distancë prej 1,5 deri në 2m.

2. Punëtorët mos t’i ndërrojnë vendet e punës.

3. Në vet repartin është e obligueshme të sigurohen mjete për dezinfektim të duarve dhe sipërfaqeve punuese.

4. Gjatë orarit të punës të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme (larja më e shpeshtë e duarve dhe dezinfektim me përdorim të mjeteve dezinfektuese në bazë të alkoolit).

5. Të ndalohet grumbullimi gjatë pauzës në grupe më të mëdha se 5 persona.

6. Të bëhet ajrosje e shpeshtë e hapësirave të punës gjegjësisht më shumë herë gjatë ditës dhe nëse është e mundshme (të bëhet nëpërmjet ventilimit natyror dhe artificial).

7. Një herë në javë të kryhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave të punës për të cilën duhet të mbahet evidencë e rregullt.

8. Në rast se për ndonjë të punësuar në laborator është vërtetuar se është pozitiv në KOVID – 19 (me ose pa simptoma), personi menjëherë të izolohet dhe të dërgohet në shtëpi si dhe të rekomandohet MENJËHERË ta kontakton mjekun e tij amë.

9. Personi përgjegjës në ndërmarrje ta lajmërojë Qendrën e Shëndetit Publik (QSHP) dhe u dërgon të dhëna të tërësishme për punëtorin/punëtorët pozitiv në KOVID – 19 (emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit) përgatit listë të personave të cilët në përputhje me vendin e tyre të punës janë në afërsi (afër tij, para apo pas) të vendit të punës së punëtorit të infektuar, e cila i dorëzohet shërbimit epidemik të QSHP.

10. Pas inspektimit epidemik të bërë nga QSHP dhe bërjes së vlerësimit të rrezikut, përcaktohet lista e personave të cilët me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor vihen në mbikëqyrje shëndetësore në izolim shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 ditëve.

11. Pas kryerjes së pastrimit të hollësishëm mekanik të reparteve/hapësirave dhe dezinfektimit të bërë nga ana e institucionit të autorizuar për DDD, vazhdohet procei prodhues në mënyrë normale.

12. Të shmangen kontaktet e personave të punësuar në reparte mes vete gjatë procesit prodhues, veçanërisht me shërbimet administrative.

13. Në rast të nevojës për punë administrative: nënshkrimi i dokumenteve në letër të realizohet vetëm nëpërmjet një personi të caktuar i cili mban pajisje personale mbrojtëse (maskë mbrojtëse dhe doreza).

14. Personat përgjegjës për sigurimin e objektit gjithashtu të mbajnë pajisje personale mbrojtëse.

15. Vozitësit të cilët distribuojnë prodhime të gatshme, lëndë të para, dokumente në letër gjithashtu duhet të mbajnë pajisje personale mbrojtëse.

16. Mos të mbahen mbledhje/kolegjiume dhe të njëjtit të realizohen me telefon ose me mejl nëse ajo është e mundshme ose në sallë ku do të respektohet distanca nga njëri tjetri prej së paku 1,5 deri më 2 metro.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR...

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen...

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vendim është miratuar në bazë të analizës së detajuar për periudhën e deritanishme tremujore, që kur u...