Kompanive të cilat kryejnë veprimin e prodhimit të prodhimeve ushqimore, u rekomandohet procesi i prodhimit të organizohet në këtë mënyrë:
1. Në zonat ku drejtpërdrejt kryhet procesi i prodhimit të limitohet numri i punonjësve deri në atë masë ku punonjësit duhet të jenë në distancë prej 1.5 deri në 2 m.
2. Në thertoret për shkak të specifikës së procesit të prodhimit, distanca mund të jetë deri në 1.5m.
3.Punonjësit e kanë për obligim të mbajnë maska mbrojtëse.
Punonjësit në thertore maskën ta ndërrojnë në çdo 2 deri në 4 orë ose në rast të dëmtimit apo të ndotjes me gjak ose me ndonjë papastërti tjetër.
4.Në vetë zonën është e obliguar të sigurohet mjet për dezinfektim të duarve dhe hapësirave të punës.
5.Gjatë orarit të punës nga ana e punonjësve të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme (larje e shpeshtë e duarve dhe mjeteve dhe pajisjeve të punës).
6.Të ndalohet grupimi gjatë kohës së pauzës në grupe më të mëdha prej maksimum 5 persona.
7.Të bëhet ajrosja e shpeshtë e ambienteve të punës, gjegjësisht më shpesh gjatë ditës dhe nëse është e mundur (nëpërmjet ventilimit natyral dhe artificial).
8. Zbatim i rregullt i PMP/PHM bazuar në principet ARPKK principet.
9.Në rast të rastit vërtetuar pozitiv laboratik të COVID-19 të punëtorit (me ose pa simptome), personi menjëherë izolohet dhe dërgohet në shtëpi dhe këshillohet MENJËHERË të kontaktojë mjekun amë.
10. Personi përgjegjës i kompanisë e njofton Qendrën për Shëndet Publik (QSHP) dhe iu dorëzon të dhëna të kompletuara të punëtorit pozitiv me COVID-19 (emër dhe mbiemër, adresë, tel.nr.) përgatit listë të personave të cilët në pajtim me vendin e punës janë në afërsi (afër tij, para dhe pas) në vendin e punës të punonjësit pozitiv i cili dërgohet në shërbim epidemiologjik të QSHP-së
11.Pas inspektimit epidemiologjik të kryer nga ana e QSHP dhe inspektimi i kryer për rrezik, definohet lista e personave të cilët me vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor vendosen nën mbikëqyrje shëndetësore për izolim shtëpiak në afat prej 14 ditëve.
12.Pas pastrimit të zonave/ambienteve dhe dezinfektimit nga ana e institucionit të autorizuar për DDD, vazhdohet me procesin normal të prodhimit.
13. Të shmanget kontakti i personave të punësuar nga zonat mes vete gjatë procesit të punës, ndërsa veçanërisht me punonjësit administrativ.
14. Në rast të nevojës nga puna administrative: nënshkrim i dokumenteve të realizohet vetëm përmes një personi të caktuar i cili do të ketë pajisje mbrojtëse me vete (maskë mbrojtëse dhe doreza).
15.Personat të obliguar për sigurimin e objektit të mbajnë gjithashtu pajisje mbrojtëse.
16. Vozitësit të cilët distribuojnë prodhime të gatshme, repromaterialeve, dokumenteve në letër, gjithashtu të mbajnë pajisje për mbrojtje personale.
17. Të mos mbahen mbledhje/kolegjiume dhe të njëjtat të realizohen me telefon ose mail në rast se është e mundshme, ose në sallë duke respektuar largësinë me njëri tjetrin nga 1,5 deri në 2,0m