fbpx

Nga mbledhja e 37-të e Qeverisë: Donacion (dhurim) i pajisjes mjekësore nga Turqia; Dekret për kufizimin e pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagës në sektorin publik; U miratua informacioni për aplikimin “StopKrona! – aplikacion mobil për menaxhim

Објавено на: 09.04.2020 | 11:04
Категории: Seancat e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 37-të e shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin nga mbledhja njëzet e një e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit korona, KOVID-19, të mbajtur më 7 prill të vitit 2020.

Në bazë të informacionit në këtë mbledhje, Qeveria në mbledhjen e saj e miratoi tekstin e marrëveshjes në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë për donacionin e mjeteve dhe pajisjeve  mjekësore të dedikuar për sektorin shëndetësor i cili përbëhet nga 50.000 copë maska mbrojtëse mjekësore, 1000 skafandër mbrojtës dhe 1000 teste për përcaktim të diagnozës.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për kufizimin e pagesave të shtesave dhe kompensim të pagesave për punonjësit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë Dekret me fuqi ligjore rregullohet kufizimi i pagesave të shtesave dhe kompensimeve të pagave të punonjësve në organet  e pushtetit shtetëror, njësit e vetëqeverisjes lokale, institucione që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit dhe në institucionet të kryej punë të interesit publik të vërtetuar me ligj, e që janë të organizuar si agjenci, fonde, trupa rregullatorë me autorizim publik të miratuar me ligj, institucione publike dhe ndërmarrje publiket të themeluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit dhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe shoqëritë aksionare në pronësi të tërësishme të shtetit, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Punonjësve të përfshirë me këtë Dekret me fuqi ligjore nuk ju paguhen shtesat dhe kompensimet të pagave në bazë të ligjit për marrëveshje kolektive, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Dispozitat nga ky Dekret me fuqi ligjore nuk kanë të bëjnë me personelin mjekësor dhe personelin ndihmës-teknik në  institucionet shëndetësore publike dhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për vazhdimin e afatit të ligjit për arritjen e marrëveshjes për prodhim dhe blerjen e duhanit për korrjen e vitit 2020, të cilën e lidhin prodhuesit e duhanit me blerësit e regjistruar të duhanit.

Me këtë vendim, në vend që deri me 31 mars, afati për arritjen e marrëveshjeve vazhdohet deri me 30 prill. Ky vendim u soll për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e shtetit të shpallur për shkak të pandemisë nga virusi korona, për shkak të së cilës procesi i lidhjes së marrëveshjeve në muajin mars, nuk u zhvillua me dinamikën e njëjtë si në muajin shkurtë të vitit 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për punonjësit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në bazë të së cilës punonjësit në sektorin publike të cilët janë të angazhuar me punë gjatë kohëzgjatjes të masave  për mbrojtje nga përhapja dhe parandalim të virusit korona KOVID-19, pjesën e pashfrytëzuar të pushimit vjetor nga viti kalendarik 2019, mund të shfrytëzojnë deri më 31 maj të vitit 2020, në bazë të nevojave të procesit të punës dhe në bazë të lejes nga personi udhëheqës në institucion.

Dekreti vërteton se punonjësit në sektorin publik të cilët janë të liruar nga zbatimi i punës dhe detyrave të punës, në bazë të masave për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i virusit korona, KOVID-19, pjesa e pashfrytëzuar e pushimi vjetorë të vitit kalendarik 2019 u llogaritet si i shfrytëzuar.

Përjashtim nga ky Dekret, kanë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes – Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, institucionet shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, administratorët doganorë, njësitë zjarrfikëse të mbrojtjes territoriale, në shërbimet inspektuese, si dhe personat të cilët punojnë në shtëpitë e pleqve, pjesën e pa shfrytëzuar të pushimit vjetor nga vitit kalendarik dhe pjesën nga pushimi vjetor për vitin 2020, i cili duhet të shfrytëzohet në kohë zgjatje nga dy javë punë në mënyrë të pandërprerë, ta shfrytëzojnë deri me 31 dhjetor të vitit 2020, në përputhje me nevojat e procesit të punës dhe në bazë të lejes nga personi udhëheqës në Ministri.

Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatim të diapozitiva nga Ligji për pension dhe kompensim të pensioneve të sigurimit pensional nga financimi kapital gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim vazhdimin e afateve për parashtrimin e kërkesës për realizimin e të drejtave të cilat dalin nga Ligji për pagesa të pensioneve dhe kompensimeve të pensioneve të sigurimit pensional nga financimi kapital.

Në bazë të këtij dekreti, vazhdohen afatet për veprim të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut gjatë realizimit të drejtave të pensionit pleqësor nga shtylla e dytë e pensionit të fondit pensional dhe afatet e dhënies së vërtetimit nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut se anëtari i fondit pensional nuk ka realizuar të drejtën e pensionit për shkak të mos plotësimit të kushteve në lidhje me gjatësinë e stazhit të pensionit dhe dorëzimi i saj deri te shoqëritë pensionale, me të vetmin qëllim lehtësimin e qasjes deri te realizimi, gjegjësish shfrytëzimi i këtyre të drejtave, në kushte të ashpërsimit të përditshëm  të masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit në shtet (KOVID-19) që e kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe funksionimin e sektorit real.

Sot është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave nga Ligji për financim kapital të obligueshëm të sigurimit pensional gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Miratimi i këtij Dekreti është me qëllim të vazhdojë afatet për zbatimin e dispozitave nga Ligji për financim kapital të obligueshëm të sigurimit pensional, deri sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Gjegjësisht me ketë dekret vazhdohen afatet në procedurën: procedurë me kërkesë për marrjen e lejes për themelimin e shoqërisë dhe kërkesë për miratim për administrim me fondin e obligueshëm pensional dhe kërkesë për regjistrimin e fondit pensional të obligueshëm  në regjistrin e fondeve pesionale të obligueshme dhe vullnetare; procedurë për regjistrimin e agjentit në regjistrin e agjentëve; procedurë për dhënien e provimit  të agjentëve; nisje e një mosmarrëveshje  administrative kundër vendimit të Agjencisë me të cilët refuzohet kërkesa për dhënien e provimit të agjentëve, në rast se kandidati nuk i plotëson kushtet për dhënien e provimit; nisje e një mosmarrëveshje administrative kundër vendimit të Agjencisë me të cilën shqiptohet ndalesë për dhënien e provimeve në afat kohorë prej tre viteve; nisje e një mosmarrëveshje administrative kundër vendimit të kryetarit të Këshillit të Agjencisë me të cilin vazhdohet dhënia e provimeve për agjentë; procedurë për sjelljen e vendimit nga ana e Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për marrjen e vërtetimit për dhënien e provimit për agjent dhe nisje për mosmarrëveshje administrativ kundër këtij vendimi, me qëllim lehtësimin e qasjes deri te realizimi, gjegjësisht shfrytëzimi i këtyre të drejtave, në kushte të ashpërsimit të përditshëm të masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit në shtet (KOVID-19) që e kufizon lëvizjen normale të qytetarëve dhe funksionimin real të sektorit.

Qeveria sot miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme që të vazhdohen afatet për parashtrimin e kërkesës për realizimin e të drejtave që burojnë nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor gjegjësisht e drejta e përcaktimit e statusit i siguruar, të drejtën e pensionit të pleqërisë, pension familjarë, e drejta e pensionit invalidor, të drejtat në përputhje me marrëveshjet për sigurim social, sigurimi social i vazhduar, rehabilitimi profesional, të drejtat të cilat janë të lidhura me kontrolle të menjëhershme mjekësore nga ana e Komisionit për vlerësimin e aftësisë së punës, Komisionit për revizion të diagnozës, vlerësim dhe dhënie të mendimit për përcaktimin e invaliditetit, gjegjësisht paaftësisë për punë dhe Komisionit për ekzaminim të obligueshëm kontrollues, e drejta për vendosje në shtëpi dhe banesa për shfrytëzuesit e pensionit, afatet për futjen e të dhënave në evidencën amë, afatet për shfrytëzimin dhe humbjen e të drejtës e tëra kjo me qëllim të lehtësimit të qasjes deri te realizimi, gjegjësisht shfrytëzimi i këtyre të drejtave, në kushte të ashpërsimit të përditshëm të masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit në shtet (KOVID-19) që e kufizon lëvizjen normale të qytetarëve dhe funksionimin real të sektorit.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave të Ligjit për punësim të personave me invaliditet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim të vazhdimit të afateve për parashtrimin e kërkesës për realizimin e të drejtave të cilat dalin nga fusha e punësimit të personave me invaliditet gjegjësisht shtyhen afatet për të drejtat realizimi i të cilave është i lidhur me kontroll të menjëhershëm te Komisioni për vlerësim të aftësisë për punë të Fondit, afatet për plotësimin e kushteve për mbajtjen e statutit të shoqërisë mbrojtëse nëse do të vijë deri te ndryshimi i kushteve, afateve për dhënien e vendimit për miratimin e mjeteve nga Fondi i posaçëm si dhe afateve për kthimin e mjeteve pas vendimit të miratuar për kthim me qëllim lehtësimin e qasjes deri te realizimi gjegjësisht shfrytëzimi i këtyre të drejtave, në kushte të ashpërsimit të përditshëm të masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit në shtet (KOVID-19) që e kufizon lëvizjen normale të qytetarëve dhe funksionimin real të sektorit..

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Dekretin për plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në bazë të së cilës kryetari i Këshillit Komunal mund të thërras dhe të udhëheq me mbledhje të këshillit edhe me shfrytëzim të mjeteve të komunikimit (telefon ose lidhje me konferenca me shfrytëzim të internet komunikimit dhe mjeteve softuerike).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për “StopKorona!- aplikacion mobil për ballafaqimin me KOVID-19”, dhe e autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce të nënshkruaj Marrëveshje për donacion ndërmjet Shoqërisë për Teknologji Informatike Nekstsens SHPK si Dhënës i donacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si pranues i donacionit.

Shfrytëzimi i këtij aplikacioni mobil është në bazë vullnetare nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërkaq detajet për aplikacionin do të prezantohen në konferencë për shtyp nga ana e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 

Në mbledhjen e sotme është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, në bazë të së cilës për parandalimin e kësaj dukurie, detektim i hershëm, parandalim i përhapjes dhe shtypjes së virusit korona KOVID-19, si dhe përcaktim më efikas se një person i caktuar ka qenë ose dyshon se ka qenë në kontakt të afërt me person të sëmur ose të infektuar me virus korona, KOVID-19, gjithashtu edhe për informim në kohë të një personi të caktuar se ka qenë në kontakt të afërt me një person të sëmurë ose të infektuar me virusin korona, KOVID-19 dhe trajtim mjekësor të tij në kohë, Ministria e Shëndetësisë si masë mund të aplikoj edhe teknologji më të reja, (platforma të internetit, aplikacioni të mençura, shërbime elektronike dhe të ngjashme) me çka gjatë përpunimit të të dhënave personale aplikohen rregullat nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe teknika adekuate dhe masa organizative me qëllim të sigurohet nivel i sigurimit të të dhënave personale në bazë të rrezikut.

Qeveria e shqyrtoi informacionin dhe e miratoi tekstin e marrëveshjes për donacion të kartelave për internet mobil familjeve të rrezikuara sociale të cilët kanë fëmijë – nxënës në shkollat fillore dhe të mesme.

Për këtë qëllim Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Telekomi Maqedonas SHA Shkup nënshkruan marrëveshje për donacion të karteleve për internet mobil, me të cilët do të sigurohen 18.4000 kartele për internet mobil me kapacitet prej 10 GB që të mundësojë qasje në platformat për mësim, në përputhje me udhëzimet dhe masat e përcaktuar me propozim të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Qëllimi i këtij donacioni është sigurimi i mjeteve teknike për kryerjen e vitit shkollor për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të sigurimit të kartelave për internet mobil.

Qeveria e ngarkoi Ministrin për Punë dhe Politik Sociale  të ndërmarr aktivitete për shpërndarjen e donacionit të pranuar deri te familjet e rrezikuara të cilët kanë fëmijë – nxënës në shkollat fillore dhe të mesme. 

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...