fbpx

Informacion mbi kategoritë dhe procedurat e lëshimit të lejeve për lëvizjen e qytetarëve dhe të punësuarve në kushte të kufizimit të lëvizjes të qytetarëve në gjithë territorin e shtetit

Објавено на: 09.04.2020 | 11:04
Категории: Kumtesat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se cilat institucione lëshojnë leje në kushtet gjatë lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e vendit dhe për cilat kategori të qytetarëve.

Në kategoritë e lejeve të cilat i lëshon MSHIA-ja, përfshihen:

  • Përfaqësuesit e institucioneve për të cilët me Vendim të Shtabit të krizave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se kanë nevojë për të lëvizur gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes;
  • Të punësuarit kujdestarë në media të cilët kanë nevojë për të punuar në terren;
  • Të punësuarit në furra të vogla/byrektore (më së shumti deri në 5 të punësuar) me dokument si dëshmi se bëhet fjalë për mikro ndërmarrje;
  • Të punësuarit kujdestarë në ndërmarrjet e shërbimeve të varrimit;
  • Persona të cilët kujdesen për personat të cilët kanë nevojë për përkujdesje nga person i tretë (me dokument mjekësor adekuat);
  • Kategori të caktuara të bujqve, sipas Vendimit të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU). Njësitë rajonale të MBPEU janë përgjegjëse për përgatitjen e listës së bujqve.

* Të gjitha lejet të cilat i siguron MSHIA-ja, janë të disponueshme nëpërmjet portalit uslugi.gov.mk. Në shtojcë video-materiali me udhëzim të shkurtër për të aplikuar për leje.

** Kërkesën e lejes për të lëvizur të punësuarit në Institucione, media, furra të bukëve/byrektore, ndërmarrjeve të shërbimeve të varrimit, në portalin uslugi.gov.mk. e parashtron udhëheqësi i institucionit /drejtori/perosni i autorizuar në Regjistrin qendror për të punësuarit e tij.

*** Kërkesën e lejes për të lëvizur personat të cilët përkujdesen për një person të tretë, e parashtron personi i cili e kryen përkujdesjen.

Në shtojcë video-linku me informacionet se si merret leja!

Në kategorinë e lejeve për të lëvizur duke u paraqitur në MPB në 192 hyjnë:

  • Të punësuarit në agjencionet e sigurimit dhe shërbimet e rojtarëve;
  • Të punësuarit në kompanitë e shërbimeve (EVN, operatorët e telekomunikacionit dhe kabllovik, në ndërmarrjet publike dhe komunale);

Shtabet komunale të krizave ofrojnë shërbime lidhur me:

  • Dërgesën e ushqimit dhe produkteve bazë (restorante dhe markete)

Në masat e kufizimit të lëvizjes hyjnë edhe të punësuarit në kompanitë për të cilët leje për të lëvizur lëshojnë punëdhënësit e tyre, dhe atë:

  • Kompanitë të cilat kanë regjistruar punë në ndërrim të tretë ose të katërt në Inspektoratin shtetëror të punës;
  • Mediat të cilët kanë të punësuar kujdestarë, për të cilët nuk nevojitet punë në terren (lëvizje prej në shtëpi deri në vendin e punës dhe anasjelltas);
  • Kompanitë e ndërtimit për të punësuarit të cilët janë të angazhuar për të punuar në objekte;
  • Kompanitë të cilat punojnë gjatë fundjavës

Me këtë masë përfshihen edhe kategoritë e qytetarëve për të cilët nevojitet leje për të lëvizur dhe ato kanë të bëjnë me:

  • Transportuesit e automjeteve të ngarkuara;
  • Për nevojën e dërgesave të mallërave (me dokumentacion adekuat);
  • Shëtitje të kafshëve shtëpiake (në periudhat e lejuara dhe në afërsi të shtëpisë).

Последна прес-конференција

Filipçe: Gjendja në vend, vlerësohet si stabile, presim stabilizim të mëtejshëm, Komisioni për Sëmundje Infektive me Propozim-plan deri te Qeveria për lehtësimin e masave

Filipçe: Gjendja në vend, vlerësohet si stabile, presim stabilizim të mëtejshëm, Komisioni për Sëmundje Infektive me Propozim-plan deri te Qeveria për lehtësimin e masave

https://youtu.be/eyDg8rMQ5sA Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi për gjendjen më të re me virusin korona në vend dhe e deklaroi propozim-planin e Komisionit për Sëmundje Infektive për zbutjen e masave restriktive. “Sot...

Последна седница

Nga mbledhja e 68-të e Qeverisë: U miratua Dekreti me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020

Nga mbledhja e 68-të e Qeverisë: U miratua Dekreti me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur dje, e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 15 korrik 2020. Në Nenin 1 të këtij Dekreti thuhet se me...

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

Останати вести