fbpx

Informacione dhe rekomandime kardiologjike për uljen e rrezikut dhe mbrojtjen e pacientëve me sëmundje të zemrës

Објавено на: 09.04.2020 | 09:04
Категории: Njoftime

Kardiologët këshillojnë që sëmundjet e zemrës e rrisin rrezikun gjatë pandemisë së COVID-19 dhe informacionet dhe rekomandimet në kohë janë armë e fuqishme për të sëmurët me zemër, të cilët duhet të jenë të njoftuar se kanë rrezik të lartë që të mund të mbrohen dhe të ulin atë rrezik nga infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes me virusin e ri korona. Nga ajo që dihet deri tani, numri më i madh i të infektuarve, gjegjësisht te 80 %, infeksioni do të kalojë si sëmundje e lehtë me trajtim në kushte shtëpie. Te 20 % e tjerë do të jetë i patjetërsueshëm hospitalizomi për shkak të pneumonisë dhe te dy deri në pesë për qind do të nevojitet mjekim intensiv dhe ventilim i asistuar.

Rekomandime praktike kardiologjike:

-Në rast se një pacient me sëmundje kardiologjike dyshohet të jetë i sëmurë dhe i ka këto simptome: temperaturë të lartë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke ose dhimbje të fytit, rraskapitje, nevojitet që me telefon të lajmërohet deri te mjeku amë, ti tregojë të gjitha diagnozat e deritanishme kardiovaskulare, mjekimet dhe qëndrimin në spitalin e kardiologjisë, ti përmend të gjitha barnat që i përdor, për të mundësuar vlerësim më të mirë nga mjeku amë për veprim të mëtutjeshëm. Duhet që rekomandimi nga mjeku amë të respektohet në tërësi.

-Përderisa pacienti me sëmundje kardiologjike ka simptome të tipit siç është dhimbje e mprehtë në gjoks, e cila zgjat për më shumë se pesë minuta dhe nuk qetësohet me marrjen e barnave të deritanishëm, atëherë menjëherë duhet të konsultohet me mjekun amë i cili do ta udhëzojë për veprimet e mëtutjeshme.

-Shumica e pacientëve nuk do të kenë fotografi të rëndë klinike, edhe po të kenë COVID-19, por përdorimi i rregullt i barnave dhe njohja e stafit mjekësor, i cili do të kujdeset për pacientin me barnat e deritanishme, është shumë me rëndësi.

-Secili pacient i cili mjekohet për shkak të tensionit të lartë, duhet të ndjek tensionin me vetëmatje dhe duke shkruar vlerën e matur dhe përmes telefonit të konsultohet me mjekun amë, në rast se tensioni kalon 150/100 dhe të rritet doza e barnave, të cilat deri atëherë janë përdorur rregullisht, ndërsa në rast se tensioni ende nuk stabilizohet, konsultohuni për kontroll në ordinancë.

– Stresi dhe frika nga pasiguria në këto kushte të jashtëzakonshme, si dhe veset e dëmshme, mund të ndikojnë në tensionin e gjakut. Në disa raste, këshillat e mira nga njerëzit dhe mjekët për ushqimin e shëndetshëm dhe shprehitë e shëndetshme mund të lehtësojnë disa nga ankthi dhe të lehtësojnë situatën në të cilën gjendemi të gjithë.

-Pacientët të cilët kanë terapi kronike afatgjate për shkak të angina pektoris ose sëmundjes koronare arteriale, duhet të vazhdojnë me marrjen e barnave, pa marrë parasysh se a kanë simptome të infeksionit apo jo. Më shumë pacientë nuk do të kenë fotografi të rëndë klinike edhe po të kenë COVID-19, por është i domosdoshëm përdorimi i rregullt i barnave dhe dhënia e informacionit të saktë të detajuar stafit mjekësor për terapinë e deritanishme.

-Marrja e barnave dhe respektimi i rekomandime të deritanishme nga mjeku mund të ulin rrezikun nga komplikimet gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme stresuese, si dhe rrezikun nga infeksioni i mushkërive. Te pacientët te të cilët është bërë revaskularizim, për shembull, nëse kanë stent apo baj pas, ekziston rrezik për komplikime gjatë infeksionit virusal të rrugëve për frymëmarrje. Stenti ose baj pasi dukshëm e ulin atë rrezik, në rast se pacientë deri atëherë është ndjerë mirë. Është me rëndësi marrja e rregullt e ilaçeve dhe informimi i mjekëve që kujdesen për të për gjendjet e deriatëhershme.

– Terapia me statina te pacientët me sëmundje kardiovaskulare është e nevojshme të vazhdohet në dozën e rekomanduar, për të parandaluar dhe stabilizuar sëmundjen koronare dhe vaskulare. Ekzistojnë prova që marrja e statinave zvogëlon rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare të lidhura me COVID 19 te pacientët me sëmundje të zemrës te të cilët është zhvilluar infeksioni virusal. Statinat kanë një efekt imunostabilizues dhe stabilizojnë shtresën e brendshme të enëve të gjakut, prandaj ndikojnë në parandalimin e rasteve kardiovaskulare.

-Kardiologët rekomandojnë që të anulohet çdo kontroll i caktuar për stres-test koronar, ekokardiografi, Holter, angiografi koronare, kontroll teknik i pejs-mejkerit të implantuar ose pajisje tjetër për të mbrojtur pacientët dhe për të parandaluar përhapjen e infeksionit së virusit korona. Është e nevojshme të prolongohet çdo test ose procedurë ose konsultë që nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen kardiologjike.

-Nuk rekomandohet trajtimi në spital dhe koronarografia te pacientët pa rrezik akut kardiak, i cili tejkalon rrezikun e infeksionit gjatë një pandemie.

– Pacientët me vështirësi të forta dhe dhimbje në gjoks, si rrahje të forta të zemrës, duhet të paraqiten me EKG dhe rezultatet e deritanishme nga testet dhe dokumentet mjekësore për konsultim te mjeku amë, në mënyrë që të vlerësohet nevoja për veprim të mëtejshëm.

Secili kardio-pacient duhet të paraqitet me maskë, me më së shumti në shoqërinë e një të afërmi, i cili gjithashtu duhet të mbajë maskë. Maska kirurgjike për mbrojtje të fytyrës e parandalon dhe e mbron rrethin e pacientëve të cilët kanë ardhur në kontroll nga përhapja e infeksionit eventual. Mbajtja e maskës tuaj gjatë kontrollit, mbron stafin mjekësor i cili duhet tu ndihmojë për problemin tuaj të zemrës. Mbajtja e maskave mbrojtëse gjatë kontrollit është në drejtim të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR...

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen...

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vendim është miratuar në bazë të analizës së detajuar për periudhën e deritanishme tremujore, që kur u...