fbpx

Filloi me punë koll qendra për kompanitë dhe qytetarët –me thirrje telefonike në 02/324-8040 deri te të gjitha informacionet për masat ekonomike dhe masat e tjera për COVID-19

Објавено на: 07.04.2020 | 13:04
Категории: Masat | Njoftime | Njoftime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e lëshoi në përdorim kontakt qendrën e parë kushtuar mbështetjen e biznesit dhe qytetarëve, lidhur me çështjet ekonomike në kushte të menaxhimit me krizën shkaktuar nga COVID-19. Kompanitë dhe personat fizik duke thirrur në numrin 02/324-8040 do ti marrin të gjitha informacionet dhe sqarimet lidhur me mënyrën dhe mundësinë për përdorimin e masave ekonomike dhe të tjera lidhur me menaxhimin me gjendjen me COVID-19.

blank

Në LIVE Call Center – kontakt linjën, që është donacion i Kompanisë Asseko SEE Maqedoni, do të përgjigjet ekip profesional në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Koll qendra do të punojë prej orës 8:00 deri në orën 17:00 nga e hëna deri të premten, ndërsa të shtunën prej orës 9:00 deri në orën 14:00.

Gjatë periudhës së fundit, me qëllim që më lehtë të tejkalohet kriza shkaktuar nga virusi korona, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli set masa ekonomike dhe masa tjera për biznesin dhe qytetarët. Për mënyrën dhe shfrytëzimin e këtyre masave, kompanitë dhe qytetarët do të mund të lajmërohen në koll qendrën.

Si për rikujtim, deri tani janë miratuar dy sete të masave ekonomike dhe janë në drejtim të likuiditetit më të madh të biznesit dhe ruajtjes së vendeve të punës.

Për ruajtjen e më shumë vendeve të punës, sigurojmë mbështetje financiare për kompanitë dhe veprimtarët e pavarur:

-Për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj kompanitë do të marrin 14.500 denarë për të punësuar.

-Është mundësuar përdorim i kësteve pa interes për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme.

-Sollëm subvencionim të 50 % të kontributeve të pagave të të punësuarve.

-Siguruam pagesën e pagës minimale për punonjësit sportiv dhe artistët.

-Siguruam ndihmë financiare për zejtarët dhe veprimtarët e pavarur.

I lehtësuam obligimet e kompanive dhe qytetarëve për pagesën e huave dhe obligimeve ndaj shtetit:

– Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit

– Krijohen kushte për shtyrjen e kësteve në 3 deri në 6 muaj, për të cilën shumica e bankave veçse dolën me oferta të tyre.

-Lirimi nga pagesa e akontacioneve mujore për tatim të fitimit për muajt prill, maj dhe qershor.

-Ulje e interesit të ndëshkimit për të dhënat publike

-Ulje e interesit ligjor të paracaktuar për persona juridik dhe fizik.

-Vendoset në pushim pagesa për  SHMDA

-Ndalen procedurat e falimentimin.

Për personat të cilët mbetën pa punë në kushte të COVID-19, janë ofruar disa lloje të mbështetjes:

-Në përputhje me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë së qytetarëve të cilët kanë mbetur pa punë do të realizojnë kompensim përmes APRM, në përputhje me vitet e stazhit të punës së tyre.

– Po e rregullojmë sistemin për mbrojtje sociale për hyrje të shpejtë të personave të cilët kanë mbetur pa  punë dhe kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale me qëllim që të realizojnë të drejtë të ndihmës së garantuar minimale.

Për personat në rrezik social dhe përdoruesit e të drejtave tjera sociale u miratuan një sërë masash:

– Sigurojmë plus pagesë për shtesën energjetike për muajt prill dhe maj për rreth 30.000 shfrytëzues.

-Vazhdon pagesa e shtesës arsimore për periudhën matëse të tretë dhe të katërt për vitin shkollor 2019/2020, pa vërtetim për rregullsisë në shkollë.

-Vazhdohen afatet për dorëzimin e kërkesave për realizimin e të drejtës së ndihmës financiare për të fëmijë të sapolindur dhe për shtesat për fëmijë të tretë dhe të katërt.

-Lirim nga qiraja për banesa sociale.

Masa në pjesën e pushimit të paguar

-Vazhdim i pushimit me pagesë nga puna për shkak të kujdesit të fëmijës së porsalindur dhe të adoptuar vlejnë deri sa zgjasin masat e përkohshme.

-Shfrytëzimi i obligueshëm i pushimit vjetor në sektorin privat.

-Shfrytëzimi i obligueshëm i pushimit vjetor në sektorin publik.

Fonde për ndihmë për COVID-19

– Është formuar Fond për turizëm për mbështetje të aktiviteteve turistike.

– Formohet Fond solidar për COVID-19.

Qeveria vazhdon të ndjek gjendjen me COVID-19 dhe të sjell masa në përputhje me nevojat reale të kompanive dhe qytetarëve.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Të gjitha aktivitetet pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për periudhën nga 13.06.2020 deri në 25.06.2020 të qershorit të këtij viti për persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe persona në karantinë shtetëror

Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR...

Filipçe: 14% të rasteve aktive janë hospitalizuar, 86% janë asimptomatik apo pacientë me pasqyrë më të lehtë klinike, 76% e pacientëve të vdekur janë me më shumë sëmundje kronike

Filipçe: 14% të rasteve aktive janë hospitalizuar, 86% janë asimptomatik apo pacientë me pasqyrë më të lehtë klinike, 76% e pacientëve të vdekur janë me më shumë sëmundje kronike

https://youtu.be/VsIDn7OBYYk Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën për shtyp informoi se sipas të dhënave nga historia e sëmundjes, përqindja më e madhe e pacientëve të vdekur nga COVID-19, janë pacientë të cilët kanë pasur sëmundje kronike...

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Kontrollo ne www.kupuvamdomasno.gov.mk

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen...