fbpx

Filipçe: Po hyjmë në fazën e dytë, qytetarët ti respektojnë masat, deri te Qeveria do të propozojmë përforcim të masave për parandalim

Објавено на: 06.04.2020 | 11:04
Категории: Konferencat për shtyp

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive ka vdekur një burrë 63 vjeçar nga  fshati Labunishtë, Strugë, i cili është sjellë me fotografi të rëndë klinike, komorbiditete të shumta, si dhe një person tjetër nga Kumanova në SPQ “8 Shtator”, i konfirmuar pozitiv me virusin korona më 1 prill, për të cilin informacioni erdhi shtesë, pas shpalljes së statistikës ditore.

Nga Klinika pas dy testeve të kontrollit, sqaroi ai, sot tre pacientë janë liruar në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme, kurse teste shtesë janë duke u pritur për katër pacientë të cilët nëse janë negativ për herë të dytë, do të lëshohen nesër në shtëpi.
 

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 raste të reja të pacientëve dhe me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në vendin tonë është 555. Në Klinikën Infektive për momentin janë hospitalizuar 74 pacientë, 15 prej të cilëve janë me formë më të rëndë të manifestimit të sëmundjes, pacientët e tjerë janë në gjendje të mesme deri në të rëndë dhe janë në kondicion të mirë të përgjithshëm”, potencoi ministri Filipçe.

Ai  shtoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive krahas asaj që ka shtretër të lirë në repartin e ndërtesës, tanimë në funksion do të vendoset edhe spitali mobil i cili plotësisht është instaluar, mungon vetëm lidhja me Klinikën ende mungon, furnizimi me ajër, ngrohja dhe ftohja, të gjitha të vendosura nga Armata.

Ministri në konferencën e rregullt për shtyp theksoi se nga dita e djeshme, është vendos në funksion SPQ “8 Shtatori” i cili deri më tani ishte i dedikuar për pacientët të dyshuar ose pozitivë në koronavirus, ndërsa kishin nevojë për shërbim tjetër shëndetësor, siç është intervenimi kirurgjik, ose në sallë angiografike ose endoskopike, tani kjo mbetet akoma në këtë mënyrë.
Por, nëse është e nevojshme, siç shpjegohet, do të shfrytëzohen edhe shtretërit në dispozicion nën kontrollin e internistëve dhe infektologëve për trajtim në spital, nëse është e nevojshme të ndihmohet stafi i Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

“Në dispozicion janë 110 shtretër, edhe 130 shtesë në spitalin mobil, kurse në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 400 shtretër, ndërsa tërësisht është gati edhe spitali në Manastir.

“Është aktivizuar mekanizmi për mbështetje të tërësishme të kolegëve nga ana e mjekëve dhe infermierëve si dhe klinikave, ashtu edhe nga institucionet publike private në shtet- sipas sistemit të ndërrimeve ti mbështesin të punësuarit/stafin në këto qendra të kushtuara vetëm në trajtimin e pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19. Tërësisht është gati edhe spitali në Manastir, atje ka edhe anesteziologë, infektologë dhe infermierë – një pjesë plotësisht dhe fizikisht e veçantë të jetë një qendër rajonale për pacientët që vijnë nga ajo pjesë e vendit. Ka edhe aparate respitatore, ka vende edhe për kujdes intensiv. Për momentin, numri i përgjithshëm i shtretërve është 35, me mundësi të rritët për 100, varësisht nga numri i pacientëve, konsiderohet mundësia për progres dhe marrje të pjesëve tjera nga spitali në Manastir”, theksoi ministri Filipçe.

Ai tha se prej të infektuarve, 52 raste janë punonjës shëndetësor. Ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët. Prej tyre 34 janë infektuar në kushte spitali, gjegjësisht në kushte ambulance.

“Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë është hapur llogari e veçantë e dedikuar për donacione. Aty kanë arritur rreth 500,000 euro, të cilat do të përdoren për blerjen e pajisjeve ose materialeve për trajtimin e pacientëve. Paralajmëruam që do ta publikojmë listën e donatorëve. Dhuruan pajisje, respiratorë, aparate për rengen, bronkoskope, maska. Gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve – afër milionë copë të pajisjes e, si dhe barnat e nevojshme të cilat pas indikacionit u jepen pacientëve. Duke pasur parasysh mungesën e pajisjes mjekësore në botë, ne këtë javë e përsërisim procedurën për furnizim të aparateve respiratore, me të cilën i japim përparësi kohës në të cilën kanë arritur në vendin tonë”, informoi ministri Filipçe.

Ai deklaroi se po hyjmë në fazën e dytë të epidemisë, duke pasur parasysh atë se kemi shumë e më shumë pacientë të diagnostifikuar, që është konstatuar në mbledhjen e mëngjesit të Komisionit për sëmundje infektive.

“Nesër do të kemi diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për sëmundje infektive, deri  te Qeveria është e mundshme të rekomandojmë edhe përforcim të masave për parandalim të përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Numri i të infektuarve në ditët, javët para nesh do të rritet. Akoma mbeten parashikimet se piku i sëmundjes do të jetë në fund të muajit prill diku presim rreth 2.000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto parashikime”, tha ministri Filipçe.

Ministri Filipçe apeloi deri te qytetarët që maksimalisht të respektojnë masat. Kontaktet fizike të ulen në minimum dhe qytetarët të mbrohen nga çdo komunikim i rrezikshëm apo lëvizje. Një prej problemeve kryesore është se praktikisht ka edhe bartës asimptomatik të virusit, ndërsa përhapja në këtë mënyrë nga këta bartës mund të parandalohet vetëm me qëndrimin në shtëpi, gjegjësisht izolim.

“Dua të dërgoj mesazh deri te kolegët e mi, punonjësit shëndetësor. Maksimalisht të respektohen protokollet të cilat i kemi që nga fillimi i pandemisë, të mbrohen vendet e punës, por edhe jashtë vendeve të punës. Kjo do të thotë se duhet të kujdesen vazhdimisht, sepse roli i punonjësve shëndetësore – shëndeti i punonjësve shëndetësor ka kuptim parësor në këtë moment në shtet. Shëndeti i kombit dhe shumë jetë varen nga shëndeti i punonjësve shëndetësor. Në këtë mënyrë ne do të parandalojmë një epidemi të shkëmbimeve më të mëdha, në këtë mënyrë do të mbeten të shëndetshëm ata që janë të shëndetshëm dhe do të luftojmë kundër virusit, do ti shërojmë personat të cilët për momentin janë të infektuar”, shtoi ministri Filipçe.

Sipas informacioneve më të reja nga Instituti për Shëndet Publik, pas anketës epidemiologjike të dy personave të paraqitur në Gostivar, është përcaktuar që një person është i kthyer nga Sllovenia, i vendosur në një karantinë shtetërore në rajonin e Gostivarit, ndërsa është me vendbanim në Strumicë.

Gjithashtu, pas anketës epidemiologjike të personave të paraqitur sot nga Tetova, është përcaktuar se një person është i kthyer nga jashtë, i vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Tetovës, ndërsa është me vendbanim në Radovish.

Në pajtim me këtë, në vazhdim i paraqesim të dhënat e korrigjuara për rastet pozitive, të konfirmuara dhe shifrat kumulative.

Prej 72 rasteve të reja të virusit korona  sipas qyteteve:në Shkup – 14, Kumanovë – 21, Shtip – 1, Prilep – 9, Tetovë – 11, Strugë – 1, Veles – 1, Manastir – 2, Gostivar. – 1, Radovish – 2, Krushevë – 2, Koçan – 7.

Numri i përgjithshëm sipas vendbanimit: Shkup – 235, Kumanovë – 114, Dibër – 49, Shtip – 19, Prilep – 33, Tetovë – 28, Strugë – 24, Veles – 10, Manastir – 6, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 2, Radovish – 4, Krushevë – 2 dhe Koçan – 14.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...