fbpx

Nga mbledhja e 32-të e Qeverië: U miratua pakoja e dytë e masave ekonomike për menaxhim me krizën me COVID-19; U pranua informacioni për statusin e projektit për ndërtimin e aksit hekurudhor Kriva Pallankë – kufi me Republikën e Bullgarisë

Објавено на: 01.04.2020 | 20:04
Категории: Seancat e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mbajti mbledhjen e saj të 32-të ku u shqyrtua dhe u miratua pakoja e dytë me masa ekonomike për menaxhim me krizën, të dizajnuara në konsultim të gjërë dhe debat thelbësor me anëttarët e Këshillit Ekonomik, formuar mu për këtë qëllim, si dhe nëpërmjet debatve që i patëm me komunitetin e biznesit përmes odave ekonomike dhe përmes bisedave të ndara me njëhsit tanë ekonomik nga sfera akademike dhe me biznesmenë të njohur dhe të suksesshëm nga sektori real.

Detajet për këto masa të përfshira në këtë set të dytë masash, u kumtuan në konferencën për shtyp të Kryetarit të Qeverisë, Oliver Spasovski, në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorë Ekonomikë, Milla Carovska, ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Gjonull Bajraktar.

Kumtesën nga kjo konferencë për shtyp, si dhe pakon e dytë të masave ekonomike për menaxhim me krizën me virusin korona, mund ti gjeni në këtë link.

Në këtë mbledhje të 32-të të Qeverisë, u miratua Procesverbali nga mbledhja e 15-të e Shtabit kryesor koordinues për kriza për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, mbajtur më 31 mars të vitit 2020.

Në mbledhjen e sotme të 32-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e konfirmoi Përllogaritjen Vjetore për vitin 2019,   pjesë përbërëse e së cilës është edhe Raporti vjetor për pnën e Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë, sipas së cilës aktivitetet për vitin 2019 realizohen sipas Planit strategjik dhe Programeve dhe nënprogrameve të definuara në Planin vjetor për punë, të cilat janë të grupuara në programet themelore në Buxhet. Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë në vitin 2019, sipas aktiviteteve të programit, në mënyër optimale i shfrytëzon mjetet financiare. Duke pasur parasysh gjendjet momentale, mjete të caktuara financiare u rialokuaan për mbulimin e obligimeve të vjetëruara në kufi të vlerës së lejuar në harmonizim me punën e buxhetore.

Në mbledhjen e sotme, ministrat mes të tjerash, i miratuan edhe Raportet për punën e Qendrës Nacionale Koordinative për Menaxhim Kufitar, në Këshillin nacional për informacion dhe teknologji komunikuese për, si dhe të Inspektoratit Shtetëror për Administrim të mbikqyrjeve të kryera inspektuese mbi zbatimin e dispozitave nga Ligji për zyrtarë administrativ për vitin e kaluar.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për statusin e projektit për ndërtimin e aksit hekurudhor Kriva Pallankë – kufi me Republikën e Bullgarisë nga Programi sektorial operativ për transport 2014-2020.

Në mbledhjen e 32-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për aktivitetet e realizuara dhe negociatave për tekstin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nivel qeveritar për masat e sigurisë dhe për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Në kuadër të mbledhjes së 32-të u shqyrtua dhe u miratua edhe Informacioni për mbikqyrjen inspektuese të kryer më 30 dhe 31 mars të vitit 2020.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Me dekret mundësohet që edhe spitalet private të shtrojnë dhe t’u ofrojnë përkujdesje dhe terapi të sëmurëve nga KOVID – 19; Hapen të gjithë kalimet kufitare me zbatim të masave aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me të cilin tani edhe institucionet shëndetësore private, në...