fbpx

Filipçe: Po hyjmë në fazën më të rëndë, secili të veprojë me përgjegjësi

Објавено на: 29.03.2020 | 20:03
Категории: Konferencat për shtyp

Ministri  i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp informoi për gjendjen me virusin korona në vend.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Filipçe tha se Instituti përë Shëndet Publik konfirmoi edhe dy pacientë pozitv, të cilët do të regjistrohen në statistikën ditore të sotme në Institut.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja të virusit korona në vend. Në qytetet: Shtip – 6, Shkup-3, Veles-3, Strugë-2, Strumicë-1, Dibër -1, Tetovë-1, Gjevgjeli-1.

Ministri Filipçe njoftoi që dy persona kanë humbur jetën nga virusi korona në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup.

“Dua të shpreh ngushëllim deri te familjet e pacientit i cili ishte në moshën 91 vjeçare – i cili ishte hospitalizuar para tetë ditëve dhe këtë mëngjes pacient në moshën 31 vjeçare – fotografia klinike e të cilit ishte e rëndë me rrjedhë pofulminante të përkeqësimit të gjendjes. Është vendosur në makinë respiratore gjatë ditës së djeshme pasdite. Bëhet fjalë për formën më të keqe të mundur të manifestimit klinik të kësaj sëmundje”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Në Klinikën Infektive janë pranuar edhe tre pacientë nga Shkupi dhe Kumanova. Për momentin janë hospitalizuar gjithsej 49 pacientë, shtatë janë me fotografi klinike më të vështirë – pneumoni në mushkëri, por në këtë moment nuk ka pacientë të cilët po trajtohen në makinë respiratore. Gjendja e pacientëve të tjerë në shtet është stabile.

“Dy pacientët nga Klinika këtu në Shkup, tani më kanë edhe test të dytë negativ, ndërsa për pesë të tjerë, testimi i dytë planifikohet gjatë ditës së nesërme. Në periudhën prej dy ose tre ditësh , shtatë pacient do të mund të lëshohen në trajtim shtëpiak. Pas arritjes së testeve dhe pas ri-evaluimit të gjendjes së tyre klinike, pa marrë parasysh se ato dy teste mund të jenë negative, do të vendose se si do të vazhdojë trajtimi për të cilën do të informojmë menjëherë pas evaluimit, kontrollit gjegjësisht testimeve”, theksoi ministri Filipçe.

Lidhur me rastin e pacientes nga Struga e cila e humbi jetën, e cila nuk ka qenë e hospitalizuar sipas informacioneve në repartin infektiv të Spitalit të Ohrit, ministri informoi se nesër drejtoresha do të shkarkohet dhe do të vendoset drejtor i ri.

“Sot inspektimin e kryejnë inspektorë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë të kyçur në tërë këtë proces dhe në përputhje me informacionet do të vendoset edhe më tej – në përputhje me përgjegjësinë e personave të kyçur në tërë këtë rast”, deklaroi ministri Filipçe dhe apeloi institucionet që tërësisht të zbatojnë procedurën.

“Këtë javë do të hapen edhe dy punkte për testim në Shkup, në Poliklinikën “Çair” – që prej nesër, ndërsa deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mlin Ballkan”. Sistemi i caktimit të terminit në Shkup, si dhe në punktet e tjera në shtet, si plotësim i 14 punkteve të cilat punojnë në kuadër të qendrave për shëndet publik, do të jenë shtëpitë e shëndetit me sistem të caktimit përmes mjekëve amë. Konsiderojmë se ky është sistemi ideal për arsye se duhet të kryhet anketë epidemiologjike, evaluim i gjendjes shëndetësore, të dhënat dhe në përputhje me këtë të kryhet testimi”, inofrmoi ministri Filipçe.

Ai shtoi se Komisioni nga Ministria e ka kryer kontrollin në të gjitha, përveç në një institucion privat – në të dyja spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”, në laboratorin “Avicena”, gjatë ditës së nesërme në laboratorin “Bitpazar”, në bazë të së cilës do të bëhet plan për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve, ndërsa në Fondi tashmë punojnë në gjetjen e modelit të bashkëpunimit Sistemi për teste mobile është gati, i cili do të fillojë ditët e ardhshme në Shkup.

“Gjatë ditës së djeshme njoftuam se pas bashkëpunimit intensiv me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qytetin e Shkupit, tashmë është përgatitur terreni në Klinikën për Sëmundje Infektive ku do të vendoset spital mobil modular nga ana e Armatës dhe ajo do të ketë kapacitet për rreth 130 krevatë, që do të thotë se kapaciteti i Klinikës Infektive praktikisht do të dyfishohet. Do të jetë e pajisur në mënyrë adekuate edhe me krevatë edhe me dushe, toalete dhe me lidhje të thatë derë në Klinikë. Në këtë mënyrë do ta shfrytëzojmë ekspertizën e njerëzve, mjekëve, infermirëve të cilët punojnë këtu, me ndërrime kompetente, me plotësim kompetent nga personeli dhe të tjerët. Klinikat, të cilat janë në fazë të ndihmojnë në çdo kohë ta mbështesin punën e mjekëve, gjegjësisht infermirët në Klinikën Infektive”, sqaroi ministri Filipçe.

Sipas tij, ky plotësim është mënyra ideale për trajtim eventual të një numri më të madh të pacientëve, në rast se ka nevojë, krahas modelit ekzistues në përputhje me përvojat e më shumë shteteve Evropiane – sistemeve shëndetësore të cilat kanë karakteristika të ngjashme si tonat, siç është sistemi i mjekimit shtëpiak.

“Dua të shpreh falënderim deri te të gjithë ata që deri në këtë moment donuan në Ministrinë e Shëndetësisë materiale mjeksore, mjete financiare. Për këtë qëllim ne hapën llogari për donacion, ndërsa në harmonizim me donatorët në ditët e ardhshme do ta publikojmë edhe listën e donatorëve”, theksoi ministri Filipçe.

Filipçe apeloi se në këtë kohë dhe situatë askush nuk duhet të stigmatizohet, as të sëmurët, e as më pak personat të cilët janë në karantinë, për shkak se janë persona të shëndetshëm dhe ky është mekanizëm – model i cili na mbron të gjithëve.

“Këtë model duhet ta mbështesim për të mirën e të gjithëve. Këto janë persona të vendosur në kushte të mira, të gjithë janë kontrolluar. Ata janë bashkëqytetar tanë dhe nuk paraqesin asnjë rrezik  as për rrethin, as për qytetet në të cilat janë akomoduar, sepse ata janë persona të shëndetshëm të cilët duhet ta kalojnë këtë periudhë 14 ditore në vetizolim”, shtoi ministri Filipçe.

Ai shtoi se pacienti i diagnostikuar në “*8 Shtatori” është transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe shtoi se ende ka kapacitete të lira dhe se në klinikën “8 Shtatori” nuk ka pacientë të hospitalizuat pozitiv me COVID-19.

Filipçe informoi që sistemi është tërësisht i gatshëm të pranojë pacientë për trajtim nga shërbim tjetër shëndetësor përderisa është pozitiv me virusin korona, ndërsa ka kapacitet, edhe më shumë se gjysme krevatë në Klinikën për Sëmundje Infektive.

“Prej nesër fillon me punë edhe Klinika për Sëmundje të Lëkurës. Gjatë ditës së sotme në një pjesë dhe nesër të gjitha testet do të jenë gati nga Enti për Rehabilitim në Kozëe, pas së cilës do të vazhdohet në forme kompetente puna e Entit. Do të informojmë në cilën formë saktësisht gjatë ditës së nesërme ose të martën dhe me shumë gjasa do të bëhet për sistem në të cilin do të funksionojnë vetëm ambulancat”, potencoi ministri Filipçe, i cili u dha mesazh qytetarëve se pandemia nuk po ndalet dhe se numri po rritet gjatë gjithë kohës.

“ Virusi nuk e anashkaloi asnjë shtet, nuk e anashkaloi as shtetin tonë. Para më shumë se një muaj, kur u regjistrua rasti i parë pozitiv dhe deri më sot, numri i rasteve vazhdimisht rritet. Është mirë që numri i rasteve po rritet në mënyrë lineare, e jo në mënyrë eksponenciale – që do të thotë se çdo ditë kemi rritje të barabartë dhe kjo i jep mundësi sistemit tonë për qëndrim – mundësi që në mëynrë kompetente ti pranojë, ti amortizojë të gjithë pacientët, pa i ngarkuar kapacitetet tona. Dua të apeloj se po hyjmë në muajin e dytë me luftën kundër kësaj pandemie, e cila tërësisht na e ndryshoi jetën, solli frikë dhe pasiguri. Para nesh është periudha më e vështirë – periudhë ku numri i të infektuarve do të rritet në botë, do të rritet edhe tek ne. Na pret një periudhë ku do të rritet edhe numri i të vdekurve, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm. Sot kemi edhe një njeri të ri i cili humbi jetën. Kjo vërteton se virusi nuk kursen askënd – askush nuk është imun as nuk është i mbrojtur nga ky. Të gjithë ata të cilët ndoshta nuk ishin të bindur se sa i rrezikshëm është virusi dhe kjo sëmundje, tani besoj se e kanë të qartë se ky është kërcënim serioz. Me të vërtetë duhet ta marrim seriozisht, nuk do të jetë e leht. Prandaj dua të apeloj te të gjithë të respektojnë rekomandimet, të mos përhapet panik, të sillemi me kujdes dhe me përgjegjësi sepse kjo varet nga çdo sukses, kjo luft varet nga secili prej ne”, theksoi ministri Filipçe.

Последна прес-конференција

Последна седница

w

Како се шири вирусот?

Како да се заштитам?

Преземете ја „Koronavirus MK“ апликацијата и добивајте ги сите последни информации и известувања директно на вашиот мобилен телефон или таблет. 

Get it on Google Play

blank

Останати вести

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

https://youtu.be/fx_OMw1KPFY Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara. “Është e dukshme se...