fbpx

Në mbledhjen e saj të 43-të, mbajtur më 16.04.2020, Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tregti gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, për vendosjen e rendit dhe disiplinës në brendësinë e objekteve në të cilat kryhet tregti me pakicë – shitore, vetëshërbime, markete, furra buke dhe të ngjashme (në tekstin në vijim: objekte), gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në mbledhjen e 45-të, mbajtur më 22.04.2020, Qeveria miratoi plotësim të Dekretit për zbatimin e ligjit për tregti gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Me këtë Dekret, në listën e objekteve tregtare, shtohet fjala “shitore” dhe përcaktohet se objektet në të cilat kryhet tregti me pakicë, njëkohësisht mund të jetë nga një person në sipërfaqe prej 20 metra katror, ndërsa në objektet me sipërfaqe më të vogël se 20 metra katror mund të jetë vetëm një person.

Në përputhje me këtë Dekret, tregtari obligohet të sigurojë shërbim për mbajtjen e rendit gjatë hyrjes dhe brenda objektit, për të ruajtur distancën minimale nëpërmjet personave para dhe në objekt dhe të sigurojë që të bëhet dezinfektimi i duarve gjatë hyrjes në objekt.

Dekreti përcakton se tregtari është i obliguar të vendos shenja kompetente, me të cilat shënohet drejtimi për lëvizje dhe kujdes në minimum të distancës së nevojshme gjatë rendit të pritjes së shfrytëzuesve para dhe brenda në objekt. Shenjat vendosen në distancë prej së paku dy metra edhe atë para secilës arkë për pagesë dhe para hyrjes në objekt.

Me Dekretin përcaktohet se tregtari është i obliguar të sigurojë pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza) për punonjësit në objekt, ndërsa punonjësit janë të obliguar që ta mbajnë pajisjen mbrojtëse gjatë gjithë kohës gjatë kohës së punës.