Në mbledhjen e saj të 45-të, mbajtur më 04.22.2020, Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për vetizolim të obligueshëm gjatë testimit për prezencë të virusit korona COVID-19.

Sipas këtij dekreti, të gjithë personat fizik vendas dhe të huaj, simptomatik dhe asimptomatik, të cilëve u është bërë testimi për virusin korona COVID-19, vendosen në vetizolim të obligueshëm edhe atë prej momentit të marrjes së materialit për testim (mostër nga goja, fyti, hunda, gjaku dhe të ngjashme), deri në marrjen e rezultatit negativ.

Dekreti përcakton se në rast se marrja e materialit për testim kryhet jashtë shtëpisë, gjegjësisht vendit të vetizolimit të personit fizik që testohet, personi ka për obligim pa anulim, në afat sa më të shkurtër dhe në mënyrë sa më të shpejtë, të shkojë në vetizolim, gjatë së cilës duhet të ul, gjegjësisht të ul në minimum kontaktet gjatë rrugës me persona të tjerë, deri në arritjen e vendit për vetizolim.

Me këtë dekret përcaktohet se vetizolim zgjat deri në marrjen e rezultati negativ nga testimi.

Vetizolimi zbatohet në shtëpinë e personit, banesë ose shtëpi, ku i njëjti do të mund tërësisht të jetë i izoluar nga personat me të cilët jeton (shtëpi ku kalon fundjavat, banesë në të cilën nuk jeton dhe të ngjashme).

Gjatë kohëzgjatjes së vetizolimit , personi në vetizolim nuk guxon aspak të del, duhet të ulë në minimum absolut kontaktet me personat me të cilët jeton (nëse nuk mund të ndahet plotësisht nga ata) dhe duhet të respektojë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me  vetizolimin.

Vetizolimi mund të kalohet në izolim shtëpiak në bazë të këtij Vendimi për mbikëqyrje shëndetësore nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, në përputhje me protokollet për uljen e sjelljes, përhapjes dhe ballafaqimit me virusin korona COVID-19.