fbpx

Në mbledhjen e saj të 45-të të mbajtur më 04.22.2020, Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbime postare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën përcaktohet se për vendosjen e rendit dhe disiplinës gjatë hyrjes, në brendësi dhe gjatë daljes nga kapacitetet dhe objektet në të cilat jepen shërbimet postare, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të zbatohen dispozitat e këtij dekreti me fuqi ligjore.

Në përputhje me këtë dekret, ofruesit e shërbimeve postare obligohen të vendosin shërbim për vendosjen e rendit gjatë hyrjes, brenda dhe gjatë daljes nga objekti, për të pasur kujdes minimal që të vendoset distanca e duhur përmes personave para dhe brenda objektit, të sigurohet zbatimi i dezinfektimit të obligueshëm të duarve gjatë hyrjes në objekt dhe mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse, shamisë apo shallit me të cilin do të mbulohen goja dhe hunda e shfrytëzuesit të shërbimit postar i cili hyn në objekt.

Ofruesit e shërbimeve postare obligohen të vendosin shenja kompetente, me të cilat shënohet drejtimi për lëvizje dhe kujdes në minimum të distancës së nevojshme gjatë rendit të pritjes së shfrytëzuesve para dhe brenda në objekt. Shenjat vendosen në distancë prej së paku dy metra edhe atë: para secilit punkt-shallter ku qytetarët qasen për kryerjen e shërbimit postar, si dhe para hyrjes në objekt.