fbpx

Qeveria e miratoi pakon e dytë të masave ekonomike për menaxhim me krizën që të mund të ruhen sa më shumë vende pune të qytetarëve dhe ti ndihmohet ekonomisë.

Masa 1- financiare për muajt prill dhe maj për kompanitë e prekura nga kriza

Lëndë e kësaj mbështetje financiare është dhënia e pagave punonjësve te punëdhënësi – kërkues i mbështetjes financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020 në vlerë jo më të madhe se 14.500 denarë në muaj për punonjës, në proporcion me orët efektive të realizuara në punë.

Masa 2 – Ndihmë për sportistët

Për të gjithë punëtorët e sportit të punësuar në shoqatat sportive, Qeveria do të sigurojë një pagë minimale prej 14,500 denarë për muajt prill dhe maj.

Masa 3 - Ndihmë për artistët

Për 141 artistë të pavarur do të sigurohet një pagë minimale për muajt prill dhe maj, si dhe kontribute përmes Ministrisë së Kulturës.

Masa 4 - Paga mujore (kompensim në të holla) për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, në lartësi prej 50% të pagës mesatare të punonjësit

Për qytetarët që kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës, shteti do të paguajë një kompensim mujor prej 50% të neto pagës mesatare mujore të punonjësit për 24 muajt e fundit sipas Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie dhe nenit 68 të këtij ligji sipas të cilit qytetarët e papunë do të marrin kompensim përmes Agjencisë së Punësimit në bazë të përvojës së punës.

Për shembull: Për 5 vjet shërbim, 4 muaj kompensim ose 24 vjet shërbim – 12 muaj kompensim.

Masa 5 - Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar do të marrin një pagë minimale prej 14,500 denarë në muajt prill dhe maj të vitit 2020

Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar në nivelin shtetëror dhe lokal do të marrin një neto pagë minimale (llogaritur nga dhjetori 2019) prej 14.500 denarë për prill dhe maj 2020.

Kjo do të thotë: kryetari i Shtetit, i Kuvendit dhe i Qeverisë, të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e shtetit, drejtorët e institucioneve shtetërore, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe të emëruar.

Dispozitat e këtij dekreti nuk do të zbatohen për personat e caktuar me ligj në institucionet e kujdesit shëndetësor publik.

Masa 6 - Kryetarët dhe anëtarët e bordeve e mbikëqyrëse të institucioneve publike nuk do të marrin kompensim gjatë kohës së krizës

Kryetarët dhe anëtarët e bordeve ekzekutive dhe mbikëqyrëse të institucioneve publike të pushtetit ekzekutiv dhe lokal, si dhe kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ngritur nga pushteti ekzekutiv dhe ai lokal, të cilët janë në të njëjtën kohë të punësuar diku, nuk do të marrin asnjë kompensim gjatë krizës. Vendimi do të jetë i vlefshëm derisa Qeveria të vendosë për ndërprerjen e tij.

Kjomasë nuk vlen për personat që janë të papunë dhe për të cilët kjo është e ardhura e tyre e vetme.

Masa 7 - Kujdesi për personat në ekonominë joformale – kompensim prej 7,000 denarëve për amvisëri për persona pa punë ose persona që ishin pjesë e ekonomisë joformale

Për ata që ishin pa punë ose pjesë të ekonomisë joformale, ne ofrojmë qasje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale për muajin prill dhe maj. Ata do të marrin mesatarisht 7,000 denarë për familje.

Mbulimi i parashikuar i masave të reja arrin në rreth 20,000 familje të reja nga ekonomia joformale dhe 30,000 përfitues ekzistues.

Masa 8 - Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit

Ligji i përmbarimit pezullohet gjegjësisht ndërpritet deri në fund të qershorit. Përmbaruesit do të jenë të detyruar të ndalojnë ndërmarrjen e çfarëdo veprimi përmbarues.

Punëdhënësit e debitorëve dhe bartësit e qarkullimit pagesor janë të detyruar të ndalojnë veprimet sipas urdhrave të lëshuar nga përmbaruesit deri në fund të qershorit. Kjo nuk do të zbatohet vetëm në rastet kur paratë janë depozituar tashmë në xhirollogari të përmbaruesve dhe ata do të jenë në gjendje t’i transferojnë paratë te kreditorët dhe në rastet kur bëhet fjalë për alimentacion për fëmijë ndaj prindërit të vetëm.

Zbatimi i kësaj mase tashmë është në rrjedh.

Masa 9 - Shtyrja e kredisë te bankat Banka

Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) ndryshoi Vendimin për metodologjinë e menaxhimit të riskut të kredisë për të miratuar dispozita specifike për të zbutur pasojat e virusit COVID-19.

Për zbatim të tërësishëm të aktiviteteve të miratuara me Vendim, dhe të cilët bazohen në ndërmarrje të veprimtarive nga bankat për anulimin e pagesave, ri-programim dhe marrëveshje midis bankave dhe klientëve të tyre në kohë krize të virusit KOVID-19, Ministria e Financave dhe BPRMV-ja në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Maqedonisë përgatitën një Dekret për mënyrën e ndryshimit të kushteve kontraktuese të ekspozimit kreditor te bankat dhe shtëpitë e kursimeve, në të cilin përcaktohen mënyrat e zbatimit të ndryshimeve, i cili u miratua në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 03.26.2020.

Me këtë dekret mundësohet që bankat në mënyrë të lehtë dhe të thjesht t’i prolongojnë kreditë për klientët e tyre pa nënshkrim të anekseve dhe pa shkuar në sportel si dhe në lokacionet fizike të bankave.

Bankat personave juridik do t’u mundësojnë kushte më të mira si prolongim të pagesës, ri-programim, grejs periudhë, norma më e favorshme të interesit dhe e ngjashme, ndërsa për individët, bankat do të shtyjnë pagesat e kësteve në 3 deri në 6 muaj.

Çdo bankë do të marrë vendimin në kuvendet e saj mbikëqyrëse dhe do të njoftojë klientët e saj. Dhe kjo masë tashmë po zbatohet.

Masa 10 - Ulja e kësteve dhe ri-programimi i kredive për shoqëritë financiare dhe kompanitë e huazimeve

Kjo masë parashikon që kreditë për individët të ri-programohen duke ulur këstet për tre muajt e ardhshëm për 70% të këstit dhe duke zgjatur periudhën e pagesës për të paktën 90 ditë nga përmbushja e afatit.

Për kreditë te personat juridik do të vendoset individualisht me propozim të kushteve më favorshme në bazë të nevojave të kompanive. Kreditë të reja të miratohen me 3 muaj grejs periudhë. Norma e përcaktuar ligjore e interesit e cila deri më tani ka qenë 51%, tani është zvogëluar në 31%, ndërsa shpenzimet e tjera të cilat shoqëritë i paguajnë kufizohen në 20% të kredisë së aprovuar.

Masa 11 - Shtyrja e pagesës së qirave për përdoruesit e banesave sociale

Pagesa e qirasë për banesa sociale do të prolongohet për të gjithë shfrytëzuesit, gjithashtu do të prolongohet pagesa edhe për qytetarët, ndërsa do të miratohet një rregullore e veçantë për kompanitë.

Masa 12 - Kredi shtesë pa interes për ndërmarrjet prej 8 milion eurosh

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, përveç 5.7 milion, do të lëshojë edhe 8 milion kredi shtesë pa interes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që ndërmarrja mund të marrë në varësi të numrit të të punësuarve.

Shuma maksimale e huas që do të miratohet për shfrytëzuesin e kredisë nuk mund të jetë më e lartë se 5,535,000 denarë ose 90,000 euro, dhe shuma minimale e kredisë nuk mund të jetë më e ulët se 184,500 denarë ose 3,000 euro.

Huatë do të miratohen me një periudhë shlyerjeje deri në 3 vjet me një grejs periudhë të përfshirë prej 12 muajsh të destinuara për kapital qarkullues. Shfrytëzuesi i kreditit do të shlyejë kredinë në shlyerje tremujore.
Kreditë janë pa interes dhe pa tarifa administrimi. Kreditit do të sigurohen nga një kambial – të garantuar nga njëri prej pronarëve të shfrytëzuesit të kreditit, në formën e një akti noterial dhe me një klauzolë ekzekutive.

Masa 13 - 50 milion euro kredi të lira nga Banka e Zhvillimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosura përmes bankave tregtare për të mbrojtur likuiditetin e kompanive

Në kuadër të marrëveshjeve rrjedhëse për huamarrje në mes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Investuese Evropiane, mundësohet shfrytëzim i kredive të volitshme për ndërmarrje të vogla dhe të mëdha.

Qëllimi primar i kësaj linje kreditor është sigurimi i kapitalit të freskët për mbështetje të projekteve të reja, punësimeve të reja, rritje të likuiditetit të ekonomisë dhe rritje të eksportit. Banka zhvillimore e plason këtë linjë kreditore me anë të bankave tregtare deri te shfrytëzuesit, gjegjësisht nga ndërmarrje të vogla dhe të mëdha me kapitalizim të tregut mesatar.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, Banka Zhvillimore ka mundësi për tërheqjen e një pjese të pashfrytëzuar të linjës kreditore në vlerë prej rreth 50 milion euro, me normë të ulët të interesit, në bazë të kërkesave të dorëzuar nga bankat tregtare. Me qëllim të tejkalimit të problemeve të cilët dalin nga gjendja e krijuara me paraqitjen e virusit COVID-19, që drejtpërdrejt e godet punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, shteti ndërmerr masa me të cilën do të subvencionoj normën e interesit së Bankës Zhvillimore drejt Bankës Evropiane për Zhvillim si dhe shpenzimeve administrative prej 0.5 % të cilën Banka Zhvillimore do t’i përllogarisë drejt bankave tregtare me anë të së cilave do të plasohen mjete nga kjo linjë kreditore.

Me këtë masë, Banka Zhvillimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ofrojë normë të interesit prej 0 % bankave tregtare të cilët për këto linja do të shkojnë në margjina më të ulta dhe do të mund për kreditë të japin norma më të ulëta të interesit për rreth 1.5 %.

Masa 14 – Ndalohet hapja e procedurës së falimentimit

Gjatë kohës së krizës dhe 6 muaj pas skadimit të saj ndalohet hapja e procedurave të falimentimit. Kjo masë tashmë është miratuar.

Masa 15 – Shfrytëzim i detyrueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetor

Shfrytëzim i detyrueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetor (për vitin 2020), gjegjësisht shfrytëzim i detyrueshëm i pushimit të mbetur nga viti i kaluar përfundimisht me muajin maj 2020, i cili do të miratohet nga punëdhënësi.

Masa 16 - Themelimi i një fondi për solidaritet COVID-19

Në Qeveri do të hapet një llogari e veçantë për të marrë donacione nga persona juridikë dhe persona fizik që do të kenë mundësi dhe vullnet të dhurojnë fonde që do të përdoren për të ndihmuar dhe mbështetur menaxhimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona.

U bëj thirrje të gjithë personave juridikë dhe fizik që të jenë solidar dhe të ndihmojnë këtë fond solidariteti.

Masa 17 - Ulja e honorarëve autoriale

Personave të cilët janë të angazhuar me anë të honorarëve autoriale nga institucionet shtetërore që në të njëjtën kohë janë të punësuar, do të paguhen 50% më pak se kontrata që e kanë nënshkruar.

Kjo masë nuk do të zbatohet nëse personi është i papunë dhe e drejta e autorit është e ardhura e tij e vetme.