Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë
Rekomandime për të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna
U rekomandohet të moshuarve dhe kategorive të qytetarëve me rrezik të lartë me sëmundje kronike të zvogëlojnë lëvizjen dhe të shmangin transportin publik.
Përcaktohen këto kategori të personave të cilët duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës bazuar në vërtetimin e dhënë nga mjeku amë për këto gjendje:
- Sëmundjet respiratore kronike;
- Sëmundje të rënda kardiovaskulare;
- Diabet – TIP1;
- Sëmundje malinje; dhe
- Gjendje imuno-kompromituese.
Dërgohet konkluzion dhe rekomandim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri te të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësite e vetëqeverisjes lokale për ndalesë e përkohshme e obligimeve të punës (të mos shkojnë në vendin e punës dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre) për gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë
Në bashkëngjitje janë vendimet dhe masat të cilat janë miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë:
- Vendim për shtyrjen e zbatimit të kontrolleve sistematike të fëmijëve në moshë parashkollore, nxënësve dhe studentëve
- URDHËR PËR ZBATIMIN E VETIZOLIMIT TË OBLIGUESHËM të secilit shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili hyn në vendkalimet kufitare nga vendet me rrezik të lartë/të mesëm të përcakuara me Listën e OBSH-së
- Rekomandime për izolim shtëpiak
- Menaxhim me distancën sociale, karantinë dhe izolim
- Udhëzues për mjekim shtëpiak të pacientëve me infeksion të dyshimtë me 2019-nCoV
- Personat e nominuar nga Ministria e Shëndetësisë si persona administrativ të cilët do të japin informacione për pyetjet administrative lidhur me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhim me virusin korona COVID-19