Masat e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Në këtë faqe mund ti lexoni masat kyçe të ndërmarra nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër COVID-19.

Obligimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Obligohen Ministria e Punëve të Brendhsme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kompetencave të tyre, menjëherë të veprojnë për zbatimin e masave dhe rekomandimeve të sjella deri tani nga ana e Qeverisë.

Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që ti intensifikojë kontrollet e personave të cilët janë udhëzuar që të kryejnë vetizolim dhe për respektimin e masave të Qeverisë dhe për të njëjtën ta njoftojë Qeverinë në bazë ditore.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që secilit person që do të dalë prej kufijve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ti jepet të nënshkruajë deklaratë personale që del nga shteti në përgjegjësi të vet dhe se është i njoftuar se për shkak
të pandemisë me virusin korona, numër i madh i shteteve i mbyllën kufijtë dhe se është vështirësuar lëvizja në shtetet e jashtme, për arsye se organet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të garantojnë ndihmë në kohë për kthim në shtet.

Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që secilit person që do secili person i cili do të del jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tu nënshkruhet deklaratë personale me të cilën do të obligohet gjatë tre muajve të ardhshëm të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, që veturat e policisë kufitare ti vendos në dispozicion për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për patrullat mobile në zonat kufitare.

Informacionet e fundit për kontrollet e ndërmarra

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank