Masat e Ministrisë së Mbrojtjes

Në këtë faqe mund ti lexoni masat kyçe të ndërmarra nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mbrojtjen dhe luftën kundër COVID-19.

Rekomandime nga Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e kufizon numrin e takimeve me palë – komunikimi do të zhvillohet përmes telefonit, përmes e-mailit ose me lidhje video-konferencë.

Është sjell vendim që numri i takimeve me palë të ulet në minimum. Vendimi është miratuar që të eliminohet çdo mundësi e përhapjes së virusit korona.

Të gjithë që kanë nevojë për kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes, këtë mund ta bëjnë në këto e-mail adresa dhe numra të telefonit:

  • dragan.karulovski@mod.gov.mk – 02 328 2539
  • besim.hasalari@mod.gov.mk – 02 328 2535

Në rast se është e nevojshme që të mbahet takim me palë për funksionimin pa pengesë të ministrisë, takimi do të organizohet përmes lidhjes për video-konferencë.

Apelojmë deri te bashkëpunëtorët tonë ti respektojnë masat për parandalim të cilat i miratoi Qeveria, të bëjmë gjithçka që të parandalojmë përhapjen e virusit COVID-19 në shtet.

Në këtë drejtim, të gjithë udhëheqësit e OE dhe zyrtarët e autorizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, obligohen që masat dhe aktivitetet e lartpërmendura të miratuara nga Ministria e Mbrojtjes tua tregojnë të gjitha subjekteve të jashtme me të cilët ata komunikojnë zyrtarisht dhe ti lusin që ata të kenë mirëkuptim për situatën aktuale.

Masa të cilat i ndërmerr Ministria

Ministria solli vendim që të anulohen të gjitha udhëtimet zyrtare të të punësuarve (konferenca, takime, trajnime, kurse), në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Të gjithë ata të cilët kanë qenë në udhëtim zyrtar para këtij vendimi, pasi të kthehen e kanë të obligueshme që të qëndrojnë në izolim shtëpiak për 14 ditë.

Për momentin pjesëmarrës të Armatës nuk janë të angazhuar në ushtrime ushtarake në vendet nga zonat e rrezikshme.

Për të eliminuar çdo mundësi nga përhapja e virusit,Ministria e Mbrojtjes e kufizoi numrin e takimeve me palë – komunikimi do të zhvillohet përmes e-mailit ose me lidhje video-konferencë.

Është dorëzuar urdhër deri te të gjith njësitë e komandës që rregullisht të kryhen masa preventive higjienike, pastrim dhe dezinfektim i rregullt i hapësirave, kadetët nga Akademia Ushtarake janë liruar nga ligjerata në shtëpi, po kryhet dezinfektim i rregullt i autobusëve për transport të pjesëtarëve të Armatës.

Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Qendrës Ushtarake-mjekësore është detyruar të jetë i informuar për zhvillimin e ngjarjeve në Armatë dhe të jetë i gatshëm për kontakt dhe bashkëpunim eventual me institucionet kompetente shëndetësore në shtet.

Epidemiologët në Qendrën Ushtarake-mjekësore janë të obliguar për ta ndjekur gjendjen shëndetësore të pjesëtarëve të Armatës dhe të kontrollojnë zbatimin e masave parandaluese për eliminimin e rrezikut nga përhapja e virusit.

Ministria dhe Armata i zbatojnë të gjitha masat parandaluese të urdhëruara nga Qeveria. Armata është në gjendje operative, plotësisht funksionale dhe e gatshme në rast të nevojës që ti vendos kapacitet e veta në funksion për mbrojtjen e qytetarëve.

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank