Masat e Ministrisë së Ekonomisë

Në këtë faqe mund ti lexoni masat kyçe të ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë në luftën kundër COVID-19.

Veprime në rast të dyshimit për infektim në objektet hotelierike

Në të gjitha objektet në sektorin hotelierik dhe turistik, është e rëndësishme që të zbatohen dhe të respektohen masat e përgjithshme për parandalim të transmetimit të infeksioneve.

  • Menaxheri në hotel apo ndonjë tjetër i punësuar duhet menjëherë të kontaktojë me person përgjegjës epidemiolog dhe të paraqesë rast të dyshimt, si dhe të pranojë udhëzime për procedurat e duhura.
  • Në rast se ekziston dyshim, personit i cili ka simptome duhet ti ofrohet maskë kirurgjike dhe peceta.
  • Këshillojeni stafin e hotelit të mos hyjë në hapësirën në të cilën ka person i cili dyshohet të jetë i infektuar.
  • Në rast se ka nevojë të kontaktohet personi, duhet të përcaktohet vetëm një person i cili do të komunikojë me të.
  • Largoni maskat, dorezat dhe pajisjet e ngjashme mbrojtëse menjëherë pas përdorimit dhetë njëjtat nuk duhet të përdoren përsëri.

Punonjësit në objektet hotelierike DUHET të mbajnë maska vetëm nëse kanë simptome të infeksionit të organeve respiratore.

Ngrirje e çmimeve të produkteve themelore

blank

Qeveria soli vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve themelore siç janë buka, kripa, vaji, qumështi dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, pastave por edhe ilaçeve dhe mjeteve për dezinfektim. Qeveria në mënyrë shtesë miratoi edhe Vendim për ngrirjen e çmimeve të limonit, portokallit, mandarinës, qitros dhe klementinëve.

Sipas Vendimit për shërbime të posaçme për tregti të mallrave të caktuara, përcaktohet marka më e lartë tregtare e këtyre produkteve për kompanitë dhe tregtarit individual e cila është zbatuar në periudhën nga 1 janari i vitit 2020 deri më 11 mars të vitit 2020, kur nga ana e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) u shpall pandemia e virusit korona COVID-19.

Sipas Vendimit, kjo markë do të vlejë deri më 30 pril të vititl 2020.

Apelojmë deri te të gjithë qytetarët të cilët në objektet tregtare do të vërejnë rritje masive të këtyre prodhimeve të denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

Dënimet për ata që do të shkelin Vendimet e Qeverisë janë për në 5.000 euro, madje edhe dënim me burg në përputhje me nenet 205 dhe 206 nga Kodi Penal.

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank