Masat e Ministrisë së Drejtësisë

Në këtë faqe mund ti lexoni masat kyçe të ndërmarra nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për luftën kundër COVID-19.

Rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë

Rekomandim: Të gjitha gjykimet për të cilat ekzistojnë kushte ligjore, të vazhdojnë me nivel të rritur të kujdesit.

Duke ndjekur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të mbrojtjes së palëve në procedurat, Ministria e Drejtësisë rekomandon vazhdim të procedurave gjyqësore me nivel të lartë të kujdesit.

Të gjitha gjykimet për të cilat ekzistojnë kushte ligjore, duhet të vazhdojnë. Rekomandohet që ato gjykime për të cilat ekziston interes masiv publik të vazhdojnë me numër të reduktuar të pranisë fizike të publikut për të cilët duhet të mundësohet mënyrë alternative për ndjekjen e gjykimit, krahas pjesëmarrjes fizike.

Rekomandohet shfrytëzim i hapësirave në të cilat ka ndarje fizike të pjesëmarrësve në proces dhe publikut, si dhe shfrytëzim i mundësive të tjera për informim, si video transmetim dhe të ngjashme.

Gjithashtu presim në gjyqet dhe prokurorinë publike të respektohen të gjitha masat e tjera të cilat deri tani i rekomandoi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pezullohet zbatimi i Rregullores për orarin e punës së zyrave të noterëve, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.226/16 dhe 165/17).

Zyrat e noterëve janë të obliguar që ta organizojnë orarin e punës në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe personave juridik dhe mundësive kadrovike në secilën zyrë, duke pasur parasysh vendimet e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në zona të caktuara dhe vendimet për menaxhim me virusin COVID-19.

Për orarin e punës secila zyrë është e obligueshme të publikojë deklaratë në derën e hyrjes nga ana e jashtme dhe për të njejtën ta njoftojë Odën e Noterëve, e cila atë të dhënë do ta evidentojë në ueb faqen e saj në pjesën Lista e noterëve, me qëllim që ta kenë të dhënën e qasshme për të gjithë të interesuarit pa pasur nevojë të shkohet në zyrat e noterëve.
Noteri është i obliguar që në deklaratën të vendos edhe numrin e telefonit në rast të nevojave urgjente të qytetarëve për shërbim noterial.

Noteri është i obliguar të ndalojë qasje në zyrë të më shumë palëve njëkohësisht.

Në rast se lënda ka më tepër pjesëmarrës, noteri është i obliguar të sigurojë largësi mes secilit prej tyre për 2 metra dhe të sigurojë stilolaps të veçantë për nënshkrimin për secilin nga pjesëmarrësit, me qëllim që të parandalohen kontakte direkte ndërmjet pjesëmarrësve.

Noteri është i obliguar që të mundësojë mjete për dezinfektim të duarve për palët, si dhe stilolapsëve të cilët do të përdoren në zyrë.

Zyrat e noterëve janë të obliguara tu mirëmbahen këtyre masave dhe vazhdimisht të ndjekin informacionet dhe rekomandimet e Qeverisë lidhur me mbrojtjen dhe parandalimin nga COVID-19, duke pasyr parasysh seriozitetin e gjendjes me pandeminë dhe përgjegjësinë shoqërore të secilit individ dhe institucion, nëpunës i autoritetit publik dhe të ngjashme, në drejtim të realizimit të të njëjtave, pa prishur jetën shoqërore dhe nevojat e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Gjithashtu informojmë opinionin se Oda e Përmbaruesve duke vepruar sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, solli një sëri masash për shërbime përmbaruese të sigurta. Të njëjtat janë në dispozicion këtu.

Kontakt me Ministrinë e Drejtësisë

E-mail: publicrelation@mjustice.gov.mk

Telefon: 02 3116 493

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank