Dokumentet e nevojshme për rregullimin e mungesës për shkak të masave për parandalim nga virusi COVID-19
Katergori të personave të cilët duhet të lirohen nga puna dhe aktivitete të punës për gjendjet në vijim, në periudhën përfshirë nga 24 marsi i vitit 2020:
- Sëmundje kronike respiratore
- Sëmundje të rënda kardiovaskulare;
- Diabet – TIP1;
- Sëmundje malinje;
- Gjendje imune-kompromituese.
Duhet që të dorëzojnë vërtetim nga mjeku amë.
Gratë shtatzëna të cilat duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës, duhet të dorëzojnë: vërtetim nga gjinekologu amë.
Për të punësuarit të cilët shfrytëzojnë mungesën e arsyeshme për shkak të fëmijës në kopsht, duhet të dorëzojnë vërtetim për arsyen e shfrytëzimit të kësaj mungese të arsyseshme:
- Vërtetim i dhënë nga një kopshti për fëmijë, që vërteton që fëmija është i regjistruar dhe rregullisht shkon në kopsht ose fletëpagesë për kompensim të paguar për qëndrim në kopsht
- Deklaratë direkte personale
Për të punësuarit të cilët e shfrytëzojnë pushimin e arsyetuar për shkak të fëmijës deri në moshën 10 vjeçare ose klasën e katërt në klasë apo shkollë, duhet të dorëzojnë vërtetim që vërteton shfrytëzimin e kësaj mungese:
- kopje nga dokumenti i udhëtimit për moshën e fëmijësose kopje nga certifikata e lindjes,
- vërtetim që është nxënës i rregullt i institucionit arsimor ose kopje nga dëftesa
- deklaratë të shkruar personale
Për të punësuarit të cilët shfrytëzojnë pushim të arsyetuar për shkak të fëmijës/person shfrytëzues i shërbimit qendër ditore për persona me aftësi të kufizuar, duhet të dorëzojnë vërtetim për të konfirmuar shfrytëzimin e mungesës së arsyeshme: