Masat e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor

Në këtë faqe mund ti lexoni masat kyçe të ndërmarra nga ana e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në luftën kundër COVID-19.

Masa parandaluese për mbrojtje

Ministria për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, në përputhje me situatën aktuale me virusin korona në shtetin tonë, po zbaton masë parandaluese për shmangien e pranisë fizike në hapësirat e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Kjo është në përputhje me masat e miratuara nga Qeveria e RMV-së për periudhë prej 14 ditë.

Në këtë drejtim, rekomandojmë të ulen në minimum të gjitha mbledhjet dhe të ulen kontaktet direkte dhe njëkohësisht apelojmë deri te të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve dhe informacioneve nga Ministria të mos vijnë në hapësirat e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, por të drejtohen në numrat e telefonit:

  1. 02 3225 237
  2. skj.mzspp@gmail.com
  3. infoeko@moepp.gov.mk

Kërkesë për leje

Palët të cilët duan të dërgojnë Kërkesë deri te Ministria për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në mënyrë elektronike, në periudhën 14 ditore në të cilën vlejnë masat e Qeverisë lidhur me mbrojtjen nga virusi korona, këtë do të mund ta bëjnë në e-mail adresën zyrtare:infoeko@moepp.gov.mk.

Të njëjtat do të procesohen si Kërkesa të dorëzuara në mënyrë të rregullt në arkiv.

Kërkesat do të duhet të dërgohen në një dokument edhe atë në format pdf.

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank