Masat e Ministrisë për Transport dhe Lidhje

Në këtë faqe mund ti lexoni masat kyçe të ndërmarra nga ana e Ministrisë për Transport dhe Lidhje në luftën kundër COVID-19.

Tranzit i trafikut të mallrave gjatë orës policore në shtet

Gjatë kohëzgjatjes së orës policore lejohet lëvizja e mjeteve transportuese në kuadër të procedurës për tranzit me dokument shoqërues për tranzit T1, eksport i mallrave me dokument shoqërues për eksport EMK, si dhe procedurë e përbashkët e tranzitit të eksportit.

Transportuesit të cilët lëvizin në kuadër të procedurës të thjeshtësuar në tranzit dhe procedurës më të thjeshtë, doganë lokale, gjatë importit nuk guxojnë në asnjë situatë ta leshojnë lokacionin e aprovuar gjatë kohëzgjatjes së orës policore.

Ky përjashtim nga kufizimi vlen për zyrat doganore:
Tabanoc, Bllacë, Deve Bair, Qafë Thanë, Dellçevë, Novo Sellë, Bogorodicë dhe Mexhitli. Në suaza të CEFTA-s, bashk më Sekretariatin e Transportit të BE-së dhe Komisionit Evropian po merren vesh për protokolle për lëvizjen e lehtë dhe pa pengesë të mallrave.

Është dakorduar sjellja e shkëmbimit të informacioneve para arritjes dhe përkatësish kanal i gjelbër dhe i kaltër për qarkullimin më të shpejtë të mallrave të caktuara dhe lehtësim i transportit.

KËRKESË PËR LEJE PËR VOZITËSIT PROFESIONAL TË AUTOMJETEVE TRANSPORTUESE PËR HYRJE NË TERRITOR

Kërkesa për leje e vozitësitësve profesional të automjeteve për transport për hyrje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet ti përmbajë këto të dhëna:

  • Të dhëna themelore për kompanisë kërkuese (emri, adresa, telefoni për kontakt);
  • Numri i saktë i lejeve që i kërkon;
  • Të dhëna personale të vozitësve për secilën leje veç e veç:
  • Për secilën leje të kërkuar të vendosen shtetet në të cilat do të bëhet transporti i mallrave;
  • Të përmendet për sa ditë planifikohet të kryhet transporti i mallrave.

Për shkak të seriozitetit të situatës, Ju lusim të keni mirkuptim se lejet nuk do të jepen drejtpërdrejt në hapësirat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, por me ndërmjetësimin e:

-Shoqata e Transportuesve “Makam Trans” – Shkup.
e-mail: Info@makamtrans.org.mk tel.për kontakt 078/392-020, 070/695-216, 077/817-463, 078/399-019
-BIE Trafiku Maqedonia AMERIT,rr. 506 nr.22 Momin Potok, Shkup

Personi për kontakt Olivera Miovska, e-mail:
olivera@amerit.org.mk tel. 071/390-099
Shoqatat e tjera të vozitësve profesional të cilët duan të kyçen në procesin e ndërmjetësimit për marrjen e lejeve, të kontaktojnë me personat e ngarkuar në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

Për informacione shtesë, persona për kontakt në ISHSHS:
-Rametulla Sefa, tel. 076/445-996, e-mail: rametula.sefa@zdravstvo.gov.mk
-Çedomir Stefanovski, tel. 078/328-900, e-mail: cedomir.stefanovski@zdravstvo.gov.mk

Për të gjitha informacionet shtesë mund të drejtoheni edhe në Ministrinë për Transport dhe Lidhje:

Elena Atanasovska
elena.atanasovska@mtc.gov.mk ose në 076 484 084

Sashko Edrovski
Sasko.edrovski@mtc.gov.mk ose në 075 363 345

Procedura për veprim në sinxhirin për shkarkim/ngarkim dhe transport të mallrave në transportin ndërkombëtar dhe të brendshëm

Masat për mbrojtje nga përhapja e infektimit me COVID-19 duhet të zbatohen nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në sinxhirin e shpërndarjes së mallrave deri te përdoruesi i fundit, për të zbatuar të gjitha rekomandimet për përgjegjësi personale dhe kolektive, sepse procesi i transportit është parakusht themelor për zbutjen e pasojave nga situata, gjegjësisht nga shpallja e pandemisë.

Transporti i mallrave është parakusht për mbajtjen e funksionimit normal të ekonomisë së caktuar në kushte të gjendjes së krizës. Masat të cilat duhet të ndërmerren dhe të respektohen janë në linkun në vazhdim.

Informacione për kalimet kufitare

Janë mbyllur të gjitha kalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut për
kalim të shtetasve të huaj – udhëtarë dhe automjete, përveç për hyrjen dhe tranzitin e automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për persona të tjerë për të cilët MPB-ja do të jep leje pasi paraprakisht të merr mendim nga Shtabi kryesor koordinativ i krizave, i cili do të konfirmojë që ekziston interes i posaçëm shtetëror apo ekonomik.

Këto automjete transportuese dhe persona do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas rregullave për mbrojtje në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Janë mbyllur edhe dy aeroportet e udhëtarëve: Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostoll Pavle në Ohër.

Hyrje në Republikën e Greqisë u lejohet vetëm shtetasve të tyre dhe të huajve me qëndrim të përhershëm në Republikën e Greqisë.

Trafiku i transportimit të mallrave do të zhvillohet në rrjedhë normale, përveç në periudhën prej në ora 21:00 deri në orën 05:00, kur do të ndalohet trafiku i automjeteve për transportimin e mallrave për hyrje dhe dalje prej/në Republikën e Greqisë, ndërsa gjatë periudhës tjetër të ditës do të zhvillohet në mënyrë normale.

Në Republikën e Kosovës – të gjitha kalimet kufitare janë të mbyllura, përveç për shtetasit e Kosovës. Krahas ndalesës për hyrje të shtetasve të huaj në Kosovë, transportimi i mallrave po zhvillohet në rrjedhë normale për hyrje dhe dalje.

Në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Serbisë, prej më 16.03.2020 është ndaluar hyrja e të gjithë shtetasve të huaj, përfshirë edhe shtetasit tanë, ndërsa transportimi i mallrave do të zhvillohet në rrjedhë normale.

Informacione për transportuesit ajror

Në lidhje me të gjithë linjat ajrore, i lusim të gjithë udhëtarët të informohen me kufizimet e miratuara në shtetet e destinacioneve të tyre, si dhe te kompania kompetente ajrore:

Për Swiss Airlines:
https://bit.ly/2w50v5R

Për Qatar Airways:
https://bit.ly/2WadvC4

Për Pegasus Airlines:
https://bit.ly/3cPZn6V

Për Fly Dubai:
https://bit.ly/3cXAxC8

Për Edelweiss:
https://bit.ly/2U2Wt67

Për Austrian Airlines:
https://bit.ly/39MauM4

Për LOT:
https://bit.ly/2w3zvUs

Për Croatia:
https://bit.ly/2IKNX6A

Për AirSerbia:
https://bit.ly/2TNVVCn

Për Wizz Air:
https://bit.ly/39SqpbO

Për Turkish Airlines:
https://bit.ly/2W9xBMH

Ueb-faqja e Aeroportit Ndërkombëtar Shkup:
http://skp.airports.com.mk/

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank