Masat e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga dita e parë me seriozitet e ndjek dhe monitoron situatën me sëmundjen ngjitëse të virusit korona dhe sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe masave për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës.

GJENDJA E JASHTËZAKONSHME DHE ORA POLICORE

Republika e Maqedonisë së Veriut prej më 19 mars të vitit 2020, është në gjendje të jashtëzakonshme.

Të gjithë qytetarët janë të obliguar të mbajnë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë kur dalin jashtë shtëpisë së tyre, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende dhe hapësira publike të tipit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transportin publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura ku mblidhen më shumë njerëz (institucione shtetërore, markete, shitore, banka, posta, dhoma të pritjes, institucione shëndetësore e të ngjashme).

Të gjithë qytetarët janë të obliguar në selitë, filialet dhe objektet në të cilët e kryejnë veprimtarinë e tyre, të sigurojnë mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse mbi hundë dhe gojë për të gjithë personat fizik të cilët punojnë dhe të ndalojnë hyrjen dhe lëvizjen në këto hapësira për çdo person fizik i cili hyn si vizitor në këto hapësira e i cili nuk mban pajisje personale mbrojtëse.

Të gjithë personat fizik nga vendi dhe jashtë tij, simptomatik dhe asimptomatik, të cilëve u është bërë testimi për praninë e virusit korona KOVID – 19 në organizmin e tyre, vendosen në vetizolim të detyrueshëm dhe atë nga çasti i marrjes së materialit për testim (tampon nga goja, tampon nga fyti, tampon nga hunda, gjak e të ngjashme), deri në çastin e marrjes së rezultatit negativ.

Ndalesa aktive për lëvizjen e qytetarëve

Ndalesa aktive për subjektet juridike

M

Çdo qytetar duhet të mbajë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë kur del jashtë shtëpisë së tij, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende dhe hapësira publike të tipit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transportin publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura ku mblidhen më shumë njerëz.

M

Ndalohet mbledhja në grupe më të mëdha se dy persona, në parqe dhe në vende dhe hapësira të tjera publike.

M

Në objektet në të cilat bëhet tregti më pakicë mund të tregtojë më së shumti një person në sipërfaqe për çdo 20 metra katror, kurse në objektet me sipërfaqe më të vogël se 20 metra katror mund të tregtojë vetëm një person. Çdo tregtarë është i obliguar të sigurojë pajisje mbrojtëse (maska dhe dorëza) për të punësuarit në objekt, kurse të punësuarit janë të detyruar vazhdimisht të mbajnë pajisje mbrojtëse gjatë tërë orarit të punës.

M

Të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha çerdhet për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet publike shkencore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndalohen edhe të gjitha programet jashtëshkollore dhe plotësuese siç janë kurset për gjuhë të huaj dhe ngjashëm.

M

Janë ndaluar tubimet dhe ngjarjet masovike në hapësirë të hapur dhe të mbyllur, si dhe të gjitha evenimentet kulturore dhe manifestimet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbi 1000 pjesëmarrës.

M

Të mbyllen të gjitha dyqanet për vizitorët në qendrat tregtare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç supermarketeve, dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Të gjithë personat e tjerë juridik mund të punojnë dhe të kryejnë shitje në mënyrë alternative (përmes porosive) dhe të bëjnë dorëzimin e porosive.

M

Të gjitha institucionet hotelierike që bëjnë përgatitjen dhe shitjen e ushqimit mund të punojnë, pa pranuar klientë (mysafir) dhe të kryejnë shitjen në mënyrë alternative (përmes porosive online, porosive telefonike, etj.) dhe të ofrojnë dërgesë ose të mundësojnë marrjen e porosive prej jashtë ambientit të objektit hotelierik (përmes stendës, banakut, etj.).

M

Bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të obliguar të sigurojnë sigurim gjatë hyrjes në dhe gjatë daljes nga objekti, që të ruhet distanca e nevojshme minimale mes personave para dhe brenda në objekt, të sigurojnë mundësi për dezinfektim të detyrueshëm të duarve gjatë hyrjes në objekt dhe mos të lejojnë hyrje në objekt të personave të cilët nuk mbajnë maskë mbrojtëse, shami ose shall me të cilat do të jenë të mbuluara goja dhe hunda.

M

Bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të obliguar të vendosin shenja përkatëse me të cilat shënohet drejtimi i lëvizjes dhe ruajtja e distancës së nevojshme minimale gjatë pritjes në radhë të shfrytëzuesve para dhe brenda në objekt në distancë së paku dy metra dhe atë para çdo sporteli të cilit shfrytëzuesit i qasen për të kryer shërbime financiare, si dhe në diametër prej 10 metrave para hyrjes së objektit.

M

Të ndërpritet puna e bibliotekave, konvikteve studentore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të punësuarit në këto institucione të lirohen nga puna gjatë kësaj periudhe.

M

Të ndalohet puna dhe të mbyllen kinemanë, teatrot, këndet e lojërave dhe muzetë dhe të gjitha institucionet e tjera ku mund të mbahen tubime masive, ngjarje apo koncerte dhe evenimente të tjera kulturore dhe informuese, respektivisht ndalim i plotë për mbajtjen dhe organizimin e çdo lloj tubimeve publiko-private, pavarësisht nga madhësia dhe numri i pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.

M

Ndalohet mbajtja e ligjëratave, trajnimeve dhe provimeve në qendrat e provimeve në auto - shkolla.

M

Ta ndërpresin punën dhe të mbyllen të gjitha objektet sportive ose sallat për ushtrime, ku mund të mbahen të gjitha llojet e tubimeve dhe ngjarjeve, pavarësisht nga madhësia dhe numri i pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.

Masat ekonomike që i ndërmerr Qeveria

Masat ekonomike për kompanitë e goditura:
Kredi pa normë interesi prej 3000 deri më 30.000 euro, kontribute të subvencionuara për punonjësit, normë të ulët interesi për kreditë, themelim të fondit për mbështetjen e turizmit.

milionë euro për linja të volitshme kreditore për kompani

%

normë e ulët ndëshkuese e interesit për shpenzimet publike

N

Subvencionim të kontributeve për punonjësit

N

Ulje të kamatvonesës ligjore

N

Lirim nga akontacionet mujore të tatimit të fitimit

N

Norma referente e interesit është ulur në 1,75%

Masa të ministrive

Çfarë po ndërmarrin ministritë në luftën kundër infektimit me COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri?

Klikoni në emblemat për të zbuluar më shumë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank

Masa dhe konkluzione nga seancat e Qeverisë

Masa dhe konkluzione nga seanca e 35-të e Qeverisë (27.03.2020)

Nga mbledhja e 35-të e Qeverisë: Shtabi komunal i krizës në Kumanovë të përcaktoj marketet prej ku qytetarëve të komunës do t’u shpërndahen artikujt e domosdoshëm me anë të sistemit të vullnetarëve gjatë ditëve të fundjavës.

https://koronavirus.gov.mk/sq/vesti/214563

Masa dhe konkluzione nga seanca e 34-të e Qeverisë (27.03.2020)

Nga mbledhja e 34–të e Qeverisë: Ndalim i tërësishëm i lëvizjes në Kumanovë gjatë ditëve të fundjavës; Qeveria do të dërgojë letër qëllimi MMF-së për financim të shpejtë për masat për mbështetje kundër KOVID – 19.

https://koronavirus.gov.mk/sq/vesti/214480

Masa dhe konkluzione nga seanca e 32-të e Qeverisë (27.03.2020)

Nga mbledhja e 32-të e Qeverië: U miratua pakoja e dytë e masave ekonomike për menaxhim me krizën me COVID-19; U pranua informacioni për statusin e projektit për ndërtimin e aksit hekurudhor Kriva Pallankë – kufi me Republikën e Bullgarisë.

https://koronavirus.gov.mk/sq/vesti/214036

Masa dhe konkluzione nga seanca e 31-të e Qeverisë (27.03.2020)

Nga mbledhja e 31-të e Qeverisë: Është aktivizuar komunikimi me Qendrën Euro-atlantike për përgjigje të koordinuar në rast të katastrofave të NATO-ës; Janë miratuar lëshime për pronarët e beniaminëve të shtëpisë; Kërkohet nga UE rishpërndarjen e IPA mjete.

https://koronavirus.gov.mk/sq/vesti/213654

Masa dhe konkluzione nga seanca e 30-të e Qeverisë (27.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e mbajti mbledhjen e 30-të në të cilën si pikë e parë ishte shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Shtabit kryesor koordinativ të krizës për sigurimin e tërësishëm të koordinimit në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Korona, COVID-19, të mbajtur me 27 mars të vitit 2020.

Si një ndër pikat e këtij takimit, në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për veprimtarit rajonale dhe të BE-së, me qëllim lehtësimin e transportit dhe tregtisë së mallrave pas paraqitjes së pandemisë me COVID-19 dhe me pranimin e propozimit të Përbashkët të Sekretariatit të Përhershëm të Bashkësisë së Transportit dhe Sekretariatit CEFTA, për lehtësimin e transportit dhe tregtisë të prodhimeve primare në Ballkanin Perëndimor dhe në mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas këtij informacioni, Qeveria ka angazhuar kabinetin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Financave – Administratën Doganore, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë për Punë të Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për të koordinuar aktivitetet e lidhura. duke implementuar masat e përfshira në Propozimin e Përbashkët të Sekretariatit të Bashkësive të Transportit dhe Sekretariatit të CEFTA.

Propozimi i përbashkët i Sekretariatit të Përhershëm të Bashkësisë së Transportit dhe Sekretariatit të CEFTA për lehtësimin e transportit dhe tregtisë së produkteve primare në Ballkanin Perëndimor dhe mes Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, synon të lehtësojë tregtinë dhe transportin e mallrave duke ndërmarrë masa paraprake shtesë të kujdesit, të cilat janë ose që duhet të ndërmerren, për të siguruar që të mos ndodh shpërthim i COVID-19. Doganat dhe kontrollet e tjera mbi tregtinë e ligjshme të mallrave mbeten subjekt i rregullave të tregtisë së CEFTA, që rrjedhin nga Marrëveshjet e stabilizim asociimit ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonal.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi një Dekret me fuqinë e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rindërtim dhe rikonstruim të një pjesë të Bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili përcakton se shlyerja e shumës së huazuar të obligacioneve për rimbusimin e kredive selektive të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kryhet më 1 prill të vitit 2021.

Vazhdimi i afatit për pagesën e obligacioneve është vërtetuar me këtë Dekret me qëllim që mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 të dedikuara për pagesë të obligacioneve të shfrytëzohen për menaxhimin me pasojat që virusi korona i shkakton ndaj ekonomisë së vendit.

Qeveria e RMV-së, sot e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën mundësohen veprimtaritë për sjelljen dhe dorëzimin e xhirollogarive Vjetore të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe raporteve periodike të financave të anulohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilët obliguesit tatimor kanë mundësi që fatuarat përveç në formë letre, ti nxjerrin edhe në formë elektronike. Kjo bëhet me qëllim që të lehtësohet puna e obliguesve tatimor, si dhe të parandalohet përdorimi i letrës, me qëllim të uljes së rrezikut nga përhapja e virusit korona, COVID-19.

 

Është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për koordinimin e punës së shtabeve të vetëqeverisjes lokale (komunat dhe qyteti i Shkupit).

Dekreti vërteton se gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme koordinimi me shtabet e vetëqeverisjes lokale (komunat dhe qyteti i Shkupit) bëhet nga ana e trupit koordinativ të cilin e përbëjnë koordinatori kryesor, zëvendëskoordinatorit kryesor dhe anëtarët e shtabit.

Koordinatori kryesor i trupit koordinues është zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështjet Evropiane, Dr. Bujar Osmani.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin mbi nevojën për t’i raportuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për përjashtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga nene të caktuara nga konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, në bazë të nenit 15 nga konventa dhe si pasoj e pandemisë COVID-19.

Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat e miratuara nga ana Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar përhapjen e një pandemie në territor dhe për të menaxhuar rreziqet shëndetësore, ndikojnë në gëzimin e të drejtave të garantuara nga Konventa dhe protokollet e saj. Konventa, megjithatë, lejon që më shumë të drejta dhe liri të kufizohen me masa ligjore që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen e ligjit dhe rendit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.

Nga këtu mbrojtja e shëndetit është një bazë legjitime për të kufizuar këto të drejta në mënyrë që të mundësohet që të merren masa për tu menaxhuar rreziqet serioze për shëndetin të popullsisë me kusht që ato të jenë: të bazuara në ligj, të domosdoshme në shoqëri demokratike dhe që synojnë posaçërisht parandalimin e sëmundjeve ose kujdesin për njerëzit e sëmurë.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore të Ligjit për vetëqeverisjen lokale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën miratimi i buxhetit dhe xhirollogaria vjetore e njësive të vetëqeverisjes lokale anulohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria e miratoi edhe Dekretin me fuqinë e ligjit për aplikimin e Ligjit për ndërmarrjet publike gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilët vërtetohet se mjetet e tepërta të cilët janë realizuar nga puna e ndërmarrjeve publike të themeluar nga Qeveria paguhen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e RMV-së, në bazë të këtij Dekreti, do të sjell vendim për shpërndarjen e mjeteve të personave juridik me vështirësi në punë të cilët tregojnë humbje financiare të shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme, në bazë të listës së vërtetuar më herët.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin në lidhje me mundësitë e Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale për pjesëmarrje në aktivitete konkrete në bazë të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, për menaxhimin me situatën e krijuar nga epidemia.

Në bazë të këtij informacioni, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Agjencinë e Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me anë të projektit “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm, i barabartë dhe gjithëpërfshirës”, do të sigurojnë furnizimin e fondeve që Ministria e Shëndetësisë do t’i identifikojë si urgjente dhe të nevojshme.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 29-të e Qeverisë (26.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen 29-të e shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin nga takimi i njëmbëdhjetë i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin  e tërësishëm të koordinimit në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit korona, COVID-19, mbajtur me 26 mars të vitit 2020.

Në këtë mbledhje, në lidhje me Vendimin nga mbledhja e 28-të për zgjerimin e ndalesës për lëvizje gjatë ditëve të fundjavës të shtunën dhe të dielën prej orës 16:00 deri në orën 05:00, është sqaruar se ky kufizim ka të bëjë me bujqit për shkak të intensifikimit të sezonit të punëve bujqësore, sidomos në kulturat kopshtare.

Në pjesën e lirimit të bujqve, nga të gjitha vendimet, konkludimet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë, saktësohet se i njëjti ka të bëjë edhe me bujqit të cilët kultivojnë kulturat e hershme të perimeve dhe kanë aktivitete urgjente për kultivim e tyre në këtë periudhë.

Në mënyrë shtesë, këto bujq, blegtorë dhe punëtorë të tjerë bujqësorë që përmes zyrave rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të paraqiten për marrjen e lejeve për lëvizje, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nëpërmjet të Ministrisë së Shoqërisë Informatikës dhe Administratës të njëjtat t’i lëshojë.

Për këtë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, Ekonomisë së Ujërave në mënyrë adekuate të informoj sektorin e bujqësisë.

Në mbledhjen e sotme të 29-të Qeveria miratoi Dekret për plotësimin e Vendimit për ndërprerjen e tarifës së importit – tarifa doganore për furnizim të materialit mjekësor dhe për barin “hlorokin (chloroquine).

Në drejtim të sigurimit të qasjes gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar në identifikimin dhe orientimin e ndihmës bilaterale në dispozicion për veprimtarit me qëllim parandalimin e KOVID-19, në këtë mbledhje Qeveria i angazhoi të gjitha organet e administratës shtetërore të cilët marrin ndihmë nga donator bilateral menjëherë të lajmërojnë Sekretariatin për Çështje Evropiane për lartasin e mjeteve që janë në dispozicion për secilin prej projekteve.  SÇE, më pas do të dorëzoj kërkesë formale te donatorët bilateral për rishpërndarjen e mjeteve për menaxhim me KOVID-19, në përputhje me nevojat parësore.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikim të Ligjit për tokë bujqësore.

Në bazë të këtij Dekreti, afatet të cilët janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për tokë bujqësore për miratimin e vendimit pas procedurave të filluara për grumbullimin e ofertave të cilët skadojnë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërpriten të rrjedhin gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të fillojnë sërish të rrjedhin pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme zgjedhja e ofertuesit më të favorshëm në procedurat e nisura me grumbullimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore deri në 3 hektar do të kryhet në përputhje me Rregulloren për kriteret më të afërt për zgjedhje të ofertuesit më të favorshëm të tokës bujqësore e cila mund të jepet me qira.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi në mbledhjen e sotme informoi për vendosjen e platformës Nacionale për e-mësim e cila nga sot do të shfrytëzohet në procesin arsimor gjatë kohës së gjendjes jashtëzakonshme dhe se punohet në zgjidhjes për nxënësit të cilët nuk kanë qasje deri tek interneti.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për kryerjen e inspektimeve mbikëqyrëse me Raportet për 24 dhe 25 mars të vitit 2020.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 28-të e Qeverisë (25.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 28-të e miratoi Procesverbalin nga takimi i nëntë i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, Covid-19, mbajtur më 25 mars të vitit 2020.

Me propozim të Komisionit për sëmundje infektive dhe me konkludim të Shtabit kryesor koordinues të krizës për koordinim të tërësishëm për parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, COVID-19, Qeveria miratoi vendim për ndryshim dhe plotësim të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  gjatë kohës së ditëve të fundjavës.

Me këto ndryshime dhe plotësim të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve në ditët e fundjavës, gjegjësisht të shtunën dhe të dielën, do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjas deri në orën 05:00.

Të gjitha institucionet, kompanitë publike dhe private që punojnë gjatë fundjavës, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe të përfundojnë procesin e punës më së voni deri në ora 15:00.

Të gjitha ndalesat dhe kufizimet e miratuara më parë, mbeten në fuqi.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për aplikimin e ligjit për buxhetet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila siç vërteton neni 1 nga Dekreti do të aplikohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në rast se me këtë Dekret me fuqi ligjore nuk është e rregulluar më ndryshe.

Për strategjinë fiskale për një periudhë afatmesme nga tre vite, llogaria përfundimtare e Buxhetit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rishpërndarja në kuadër të buxheteve të miratuar të përdoruesve të buxhetit dhe rishpërndarjen në mes shfrytëzuesve të buxhetit në pushtetin qendror dhe ndërmjet fondeve do të zbatohen dispozitat nga ky Dekret me fuqi ligjore.

Në nenin 2 vërtetohet se veprimtarit për përgatitjen dhe sjelljen e strategjisë fiskale për periudhë afatmesme për tre vite dhe llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut anulohen gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Dekreti me fuqi ligjore  për aplikimin e ligjit për buxhetet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në nenin 3 thekson se shfrytëzuesit buxhetor, munden me rishpërndarje t’i ulin mjetet e miratuara me buxhet deri në 70 % në nivel të zërit, në kuadër të nën-programit dhe buxhet, ndërsa në nenin 4 se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për rishpërndarjen në mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve, me propozim të Ministrisë së Financave.

Me dekretin e miratuar u jepet më tepër fleksibilitet shfrytëzuesve të buxhetit gjatë menaxhimit dhe shfrytëzimit të mjeteve të planifikuara, gjegjësisht mundësohet veprim më efikas gjatë ballafaqimit me epideminë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u miratua si masë për mbështetje të kompanive të cilët u janë shkaktuar dëme në punën e tyre për shkak të zbatimit të masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, COVID-19,  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  propozon ulje të kamatës në shumën e paguar më shumë ose më pak të tatimit dhe të dhënat tatimore sekondare, ashtu që propozohet të llogaritet dhe të paguhet kamata në lartësi prej 0,015% për çdo ditë vonese, në vend të 0,03 % ashtu siç e rregullon Ligji.

Gjithashtu, rregullohet  se Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk do të publikoj lista të debitorëve të borxheve të vonuara dhe të papaguara për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për tatimin për të ardhurat personale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, propozohet si masë për mbështetje të tatimpaguesve të tatimit mbi të ardhurat personale të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria e pavarur dhe të cilëve ju është shkaktuar dëme në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit Korona COVID-19, të lirohen nga pagesa e shumës së pagesës paraprake të tatimit për të ardhura personale për muajt, mars, prill dhe maj të vitit 2020.

Të drejtë për ulje të shumës së pagesës paraprake të tatimit për të ardhura personale propozohet që të kenë tatimpaguesit të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria e pavarur dhe i kryejnë veprimtarit të përcaktuar në bazë të Klasifikimit nacional të veprimtarive – NKD Rev.2:  veprimtari të hotelerisë (shifra 56- veprimtari për përgatitje dhe shërbime të ushqimit), turizëm (shifra 79 – Agjenci turistike organizatorë të udhëtimeve (turoperator) dhe shërbimet e tjera të rezervimit, si dhe aktivitete në lidhje me atë dhe shifra 55- Objekte të akomodimit) dhe transport (shifra 49 Transporti tokësor dhe transporti i tubacionit, shifra 50 – Transporti ujor dhe shifra 51- Transport ajror) dhe ata të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme: 

– Tatimpaguesi- punëdhënësi të mos e ulë numrin e të punësuarave, duke e llogaritur nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore, tre muajve pas përfundimit të vlefshmërisë së saj, vetëm në rast të vdekjes, të pensionimit ose dhënie të dorëheqjes nga i punësuari.

Gjithashtu propozohet e drejta e uljes së shumës së pagesës paraprake të tatimit të të ardhurave personale të vlejë edhe për tatimpaguesit tjerë të cilët kanë pësuar humbje në punën e tyre, të cilët përveç kushtit të lartpërmendur, plotësojnë një nga kushtet vijuese:

– Të ardhurat e përgjithshme të tatimpaguesit janë zvogëluar për së paku 40% në muajin aktual në krahasim me muajin shkurt 2020, ose ulja e të ardhurave totale në vitin 2020 është më shumë se 40% në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ose

– Numri i punonjësve që nuk punojnë gjegjësisht nuk kontribuojnë në veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit – punëdhënës, me qëllim të zbatimit të masave nga paragrafi (1) të këtij neni të jetë të paktën 25% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në raport me muajin shkurt 2020, ose

– Tatimpaguesi ka mbyllur të paktën 50% pikave të shitjes përmes të cilave ai/ajo bën qarkullim (filialet, objektet shitëse).

Qeveria sot miratoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për tatim të fitimit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin si masë për mbështetje të kompanive të cilave u është shkaktuar dëm në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit Korona, COVID-19 do të jenë të liruar nga pagesa e pagesës paraprake të tatimit të fitimit për muajin mars, prill dhe maj 2020.

Të drejtën e uljes së pagesës paraprake të tatimit të fitimit do ta kenë tatimpaguesit të cilët kryej veprimtari të listuar në përputhje me Klasifikimin nacional të veprimtarive – NKD Rev.2 : veprimtari të hotelerisë (shifra 56-veprimtari për përgatitje dhe shërbim të ushqimit), turizëm (shifra 79 – Agjenci turistike organizator të udhëtimeve) (turoperator) dhe shërbimet e tjera të rezervimit, si dhe aktivitetet në lidhje me ato dhe shifra 55 – Objekte të akomodimit ) dhe transport (shifra 49 Transporti tokësor dhe transporti i tubacionit, shifra 50 – Transporti ujor dhe shifra 51- Transport ajror) dhe ata të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Mos të paguaj dividendë pronarëve, shpërblime për sukses afarist  (pjesëmarrjen në fitim, shpërblim) ose lloj tjetër të shpërblimit vjetor për punonjësit dhe organeve të administratës dhe mbikëqyrje të tatimpaguesit, nga data e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore deri në ditën e zgjatjes së lirimit (15 qershor 2020) dhe

– Tatimpaguesi-punëdhënësi mos ta zvogëlojë numrin e të punësuarve, duke llogaritur nga data e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore tre muaj pas përfundimit të vlefshmërisë së tij, përveç në raste të vdekjes, të pensionimit ose dhënie të dorëheqjes nga i punësuari.

Gjithashtu, e drejta për uljen e shumës së pagesave paraprake të tatimit të fitimit vlen për tatimpaguesit e tjerë që kanë pësuar dëme gjatë punës së tyre, të cilët përveç kushteve të lartpërmendura plotësojnë një nga kushtet vijuese:

– Të ardhurat e përgjithshme të tatimpaguesit janë zvogëluar të paktën 40% në muajin aktual në krahasim me muajin shkurt 2020, ose ulja e të ardhurave totale në vitin 2020 është më shumë se 40% në raport mer të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ose

– Numri i punonjësve që nuk punojnë ose nuk kontribuojnë në veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit -punëdhënës për shkak të zbatimit të masave nga paragrafi (1) të këtij neni, të jetë të paktën 25% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në raport me muajin shkurt 2020, ose

– Tatimpaguesi ka mbyllur të paktën 50% pikave të shitjes përmes të cilave ai/ajo bën qarkullim (filialet, objektet shitëse).

Në këtë mbledhje të 28-të, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit  të kushteve të marrëveshjeve të ekspozimit të kredisë ndaj bankave dhe shtëpive të kursimit.

Me të vërtetohet si në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme të hapen mundësit e dhëna me ndryshimet rregullatorë të miratuara nga Banka Popullore të orientuara drejt lehtësimit të ngarkesës  financiare të qytetarëve dhe të firmave të cilët për shkak të krizës së koronës ballafaqohen ose do të mund të ballafaqohen me vështirësi reale në shlyerjen e kredive në bankat dhe shtëpitë e kursimit. Dekreti është punuar nga Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shoqatat tregtare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme:

Me nenin 1 të Dekretit rregullohet zbatimi i Ligjit për shoqata tregtare gjatë kohës së  gjendjes së jashtëzakonshme, me çka është rregulluara që për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit vjetor të aksionarëve dhe mbledhjes së partnerëve, nga organi administrues i shoqërive aksionare, gjegjësisht organi drejtues i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar do të zbatohen dispozitat e këtij Dekreti me fuqi ligjore.

Në këtë drejtim, me nenin 2 të Dekretit mundësohet zgjatja e afateve për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit vjetor të aksionarëve, si dhe mbledhjen e partnerëve, nga ana e shoqërive tregtare, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Zgjatja e afateve gjithashtu i referohet procedurave të filluara për thirrjen dhe mbajtjen e një kuvendi vjetore të aksionarëve, d.m.th. një mbledhje të partnerëve.

Parashihet që kjo zgjidhje ligjore të sigurojë kushte të favorshme për shoqatat tregtare në lidhje me detyrimin për të mbledhur dhe organizuar kuvende vjetore të aksionarëve, gjegjësisht mbledhje të bashkëpunëtorëve, brenda së cilës miratohen llogari vjetore dhe raporte financiare, si dhe miratohet puna e anëtarëve të organit udhëheqës së shoqërisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi  Dekretin me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për punë të brendshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilin konstatohet se stazhi i punës i policit – polic fillestar i cili ka bërë marrëveshje për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme më 1 nëntor 2019 në pajtim me nenet 99 dhe 102 të Ligjit për punë të brendshme, të zgjatë pesë muaj.

Dekreti është sjellë për shkak të gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme në shtet e cila imponon angazhim të tërë kapacitetit të njësive organizative në suaza të MPB-së, përfshirë edhe policët – fillestarë dhe nga këto arsye propozohet ky Dekret me fuqi ligjore, me të cilën kohëzgjatja e stazhit të punës të policit – polic fillestar (vërtetuar në nenin 102 të Ligjit) shkurtohet nga gjashtë në pesë muaj.

Në këtë mënyrë do të mundësohet numër shtesë i nëpunësve policorë, në pajtim me nevojat, dinamikën, obligimet dhe detyrat që i ka policia, për zbatim të vendimeve, rekomandimeve, konkludimeve dhe masave që i përcakton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 27-të e Qeverisë (24.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27-të e plotësoi Vendimin për ndalim dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndalim për hyrje dhe dalje nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport urban dhe ndër-urban të udhëtarëve dhe transportit publik hekurudhor.

Në bazë të kësaj, me këtë Vendim për plotësimin e Vendimit për ndalim dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në komunën e Kumanovës, ju rekomandohet operatorëve ekonomikë që kanë kapacitet të madhe për prodhim dhe shitje në rajonin e territorit të Komunës së Kumanovës të adaptojnë punën e tyre me një numër të zvogëluar të punonjësve, duke pasur parasysh ndalesën për hyrje dhe dalje nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport urban dhe ndër-urban të udhëtarëve dhe transportit publik hekurudhor ose t’i mbyllin plotësisht kapacitet e prodhimit dhe shitjes.

Me këtë vendim obligohet Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik që të përgatisin plan të veçantë me ekipe që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitet e nevojshme që të zbatohet testimi më i madh në numër në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës, me qëllim detektimin e vazhdueshëm dhe organizimin e ndjekjes së gjendjes me numrin e personave të infektuar nga virusi Korona (COVID-19), për tretman më efikas të të njëjtëve, si dhe të dërgohet personali profesional mjekësor dhe të sigurohet ndihmë teknike për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm- Kumanovë.

Ky vendim hynë në fuqi më 25 mars të vitit 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për organizimin e transportit ajror të qytetarëve maqedonas me vendbanim të përkohshëm jashtë vendit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në nenin 1 të Dekretit thuhet se gjatë ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në vend, pas një liste të marrë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të regjistruar, shtetasit maqedonas që aktualisht banojnë jashtë vendit të organizohet transporti ajror me qëllim transferimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Neni 2 përcakton se për transportin ajror të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që përkohësisht jetojnë jashtë, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje publike për destinacion dhe numër të udhëtarëve, në bazë të listave të dorëzuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme me qëllim të marrjes së ofertave për fluturime çarter nga qytetet evropiane deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Pas shpalljes së thirrjes publike nga Sekretariati i Përgjithshëm, afati i fundit për pranimin e ofertave është 12 orë nga momenti i shpalljes së publikimit. Kriteri për dhënien e një kontrate të furnizimit publik është çmimi më i ulët.

 

Sekretariati i Përgjithshëm do të lidhë një kontratë dhe do të paguajë ofertën e zgjedhur më të

favorshme në bazë të kriterit të dhënë për përzgjedhje.

 

Në nenin 3 të Dekretit me fuqi ligjore për organizimin e transportit ajror të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që përkohësisht jetojnë jashtë vendit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme është përcaktuar që personat që hyjnë në aeroplan nënshkruajnë një marrëveshje midis tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën ata garantojnë se ata do të paguajnë shumën e përcaktuar për biletën ajrore në xhirollogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të plotësojnë Deklaratë se pranojnë të vendosen në objektet shtetërore të karantinës për një periudhë prej 14 ditësh pas mbërritjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Personat do të merren nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, me transport të organizuar në vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.

 

Personat të cilët do të udhëtojnë kanë 15 ditë afat nga data e arritjes për të paguar faturën e linjës

ajrore, në xhirollogari në përputhje me kontratën e lidhur.

 

Në mbledhjen e saj të 27-të, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi mënyrën e veprimit me mbeturinat mjekësore dhe mbeturinave nga personat në vetë-izolim dhe karantinë potencialisht të kontaminuar me COVID-19. Ky informacion do të përcillet nga Qeveria në Shtabin kryesore të koordinimit të krizës për shqyrtim dhe ju lëshohet operatorëve të cilët menaxhojnë mbeturina mjekësore.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Procesverbalin e mbledhjes së nëntë të Shtabit kryesor të koordinimit të krizës për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit Korona, COVID-19, të mbajtur më 24 Mars 2020.

 

Qeveria miratoi një Dekret me fuqinë e ligjit për zbatimin e Ligjit për veprimtari turistike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Dekret me të cilin agjencitë turistike do të lëshojnë vauçer me vlerë në shumën e paguar për aranzhimin që u anulua si rezultat i krizës së virusit Korona.

Kjo masë do të lejojë që agjencitë turistike të lëshojnë vauçer për klientët në shumën e pagesës që mund të përdoret për çdo udhëtim pasues deri më 31.12.2021.

 

Në këtë mënyrë, klientët që anuluan aranzhimet e tyre për shkak të situatës së krizës së virusit Korona, nuk do të humbasin mjetet e paguara në shumën që kanë paguar dhe në të njëjtën kohë agjencitë turistike mund të bartin barrën financiare që do të ndahej për një periudhë më të gjatë kohore. Lëshimi i Vauçerëve do të unifikohet për të gjitha agjencitë dhe do të realizohet me pëlqimin e të dy palëve, përkatësisht Agjencisë Turistike dhe udhëtarëve.

 

Agjencitë turistike që do ta ndërpresin veprimtarin do të jenë të detyruar t’i kthejnë fondet në tërësi klientëve të tyre. Agjencitë turistike që nuk do t’i respektojnë kushtet e lëshimit të vauçerit, do të marrin dënime përkatëse në bazë të Ligjit për veprimtari turistike dhe Ligjit për kundërvajtje.

 

Qeveria sot gjithashtu miratoi një Dekret me fuqi ligjore për furnizim të shpejt me maska mbrojtëse në mënyrë që të parandalohen pasojat e virusit Korona, (COVID-19) gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit, Ligji për furnizim publik (Gazeta Zyrtare e RM nr. 24/19) do ta aplikohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Me këtë Dekret me fuqi ligjore (neni 2) rregullohet çështja e furnizimit të shpejt të maskave mbrojtëse në mënyrë që të parandalohen pasojat e virusit KORONA (COVID-19) gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në Nenin 3 thuhet:

 

1) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatoj furnizim të shpejt e së paku 2000

maskave mbrojtëse në ditë për nevojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga prodhuesit vendas.

 

(2) Furnizimi i shpejt i maskave mbrojtëse mund të jetë me material të përshtatshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse nga operatori ekonomik ose me material të përshtatshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse të siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

(3) Lënda e furnizimit do të jetë prodhimi, paketimi dhe shpërndarja në institucionet që kanë nevojë për maska mbrojtëse.

 

(4) Operatorët ekonomik duhet t’i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

– Dërgesë i minimum 2000 maskave në ditë;

– Dërgesa do të kryhet gjatë periudhën së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme;

– Çmimi për maskë prej 40 denar plus TVSH me material për prodhim në pronësi të operatorit

ekonomik;

– Çmimi për maskë prej 25 denar plus TVSH për materialin e siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– Materiali i siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore do t’i jepet një operatori ekonomik që i plotëson kushtet, nëse paraqiten më shumë operatorët ekonomikë të cilët i plotësojnë kushtet do të zbatohet ankandi publik, marrëveshje do të lidhet me operatorin ekonomik që ofron çmimin më të ulët për copë;

– Për materiali nga i cili do të prodhohen maskat ​​mbrojtëse nevojitet të posedohet Certifikatë përkatëse për cilësi të lëshuar nga një laborator i autorizuar.

 

Neni 4 nga Dekreti me fuqi ligjore për furnizim të shpejt me maska mbrojtëse për parandalimin e

pasojave nga virusi Korona (COVID-19) gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

(1) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të publikojë një shpallje publike për furnizimin me maska ​​mbrojtëse.

 

(2) Të gjithë prodhuesit vendas që plotësojnë kërkesat e nenit 3 të këtij Dekreti me fuqi ligjore kanë të drejtë të marrin pjesë në shpalljen publike.

 

(3) Shpallja publike për furnizimin e maskave mbrojtëse do të zgjas 24 orë nga momenti i shpalljes.

 

(4) Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut themelon një Komision prej 3 anëtarëve për vlerësimin e ofertave të pranuara pas shpalljes publike.

 

(5) Më së voni në afat prej 2 ditësh pas përmbylljes së shpalljes publike, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas Raportit të dorëzuar nga Komisioni deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë një propozim për lidhjen e marrëveshjes për blerjen e maskave mbrojtëse me një furnizues që i plotëson kushtet e shpalljes publike.

 

(6) Me marrëveshjen për furnizim të maskave mbrojtëse do të rregullohet marrëdhëniet në mes

Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatorit ekonomik të përzgjedhur në lidhje me sasinë e furnizimit, kualitetit, kohën dhe mënyrën e dërgesës, afatet për dërgesë, afatet për pagesë në bazë të çmimit në marrëveshje dhe shumë çështje tjera të cila janë me rëndësi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

 

(7) Pagesa e maskave mbrojtëse do të bëhet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së

Veriut- Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ky Dekret me fuqi ligjore hynë në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

 

Qeveria miratoi sot një Dekret me fuqi ligjore për të ndaluar zbatimin e Ligjit të përmbarimit, i cili pezullon zbatimin e ligjit të përmbarimit, përmbarim deri më 30 qershor 2020, përveç në rast se me këtë Dekret me fuqi ligjore nuk është rregulluar më ndryshe.

 

Në bazë të këtij Dekreti, neni 2 vërteton se përmbaruesit janë të obliguar të ndërpresin ndërmarrjen e çfarë do lloj veprimi ekzekutiv përveç:

 

– Në lëndët për kërkesa të bazuara në mbështetje juridike;

– Me shpërndarjen e fondeve të arritura në xhirollogaritë e tyre të veçanta, me kusht që të përmbushen kërkesat ligjore;

– Veprimet që pasojnë pas mbledhjes së borxhit nga debitori, ofertave të suksesshme publike ose

shitjeve të drejtpërdrejta.

 

Dekreti përcakton që punëdhënësit e debitorëve, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të RMV-së dhe bartësit e qarkullimit pagesor janë të obliguar që të ndërpresin procedurat pas urdhrave të lëshuar nga ana e përmbaruesve, në periudhën të përcaktuar me nenin 1 të këtij Dekreti, gjegjësisht deri më 30 qershor 2020.

 

Gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të obliguara të sjellin vendime pas ankesave të dërguara për parregullsitë gjatë përmbarimit në bazë të nenit 86 të Ligjit për përmbarim, ndërsa Gjykatat e apelit pas ankesave të dërguara kundër vendimit të gjyqit pas ankesës në bazë të nenit 87 të Ligjit për përmbarim, me qëllim që të krijohen kushte për shpërndarje të papenguar të fondeve që kanë arritur në llogaritë speciale të përmbaruesve.

Dekreti hyn në fuqi nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Procesin e NATO-s për planifikimin e mbrojtjes (NDPP).

Me konkluzionin në mbledhje obligohet Ministria e Mbrojtjes që rregullisht t’i ndjek të gjitha obligimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’i informojë të gjitha institucionet e kyçura për hapat vijuese dhe të koordinojë procesin e tërësishëm. Sipas nevojës, në Procesin e NATO-s për planifikimin e mbrojtjes për Republikën e Maqedonisë së Veriut të propozojë kyçje edhe të institucioneve tjera nacionale dhe ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (dy herë në vit – janar dhe qershor), si dhe Komitetin e punës për integrim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, për rekomandimet periodike nga NATO në NATO Procesin e planifikimit të mbrojtjes.

Procesi i planifikimit të mbrojtjes (NDPP) është proces gjithëpërfshirës, i plotë dhe i hollësishëm, qëllimi i së cilit është mbështetje e tre detyrimeve kyçe të NATO-s (mbrojtje kolektive, menaxhimi i krizës dhe siguri kooperative). Më e rëndësishme për NATO-n në NDPP është të sigurohet që vendet anëtare mund të japin mbështetje përkatëse në nivelin e ambicies së NATO-s, me kapacitete përkatëse në mbështetje të misioneve dhe qëllimeve të vendosura. Rëndësi të veçantë në këtë proces ka kapaciteti i secilit vend për ndërtimin e planeve reale, të mbështetura me resurse, si dhe zbatimi i obligimeve të ndërmarra. NDPP zhvillohet në vazhdimësi, çdo vit, me rend të përcaktuar të dorëzimit të Raporteve nga ana e vendeve anëtare, si dhe realizim i konsultimeve dypalëshe dhe multilaterale me NATO-n.

Ministria e Punëve të Jashtme u obligua që të koordinojë aktivitetet lidhur me fushën “Stabilizim dhe Rindërtim” në Procesin e NATO-s për planifikim mbrojtës dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s dhe për masat dhe aktivitetet e ndërmarra ta njoftojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri në fund të muajit qershor të vitit 2020.

Obligohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara, ndërsa i sugjerohet Agjencisë për Komunikime Elektronike, të marrin pjesë në Procesin e NATO-s për planifikimin e mbrojtjes dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s, në fushat e përcaktuara.

Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të përfshihen në mënyrë aktive në Procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, të marrë të gjitha masat e nevojshme për të koordinuar subjektet e tjera në ndërtimin e një rezistence më të madhe në këtë fushë, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucione të tjera për të cilat do ta konsiderojë që është e nevojshme.

Qendra për Menaxhim me Kriza është e detyruar të koordinojë aktivitetet në fushën e “Gatishmërisë civile” dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe institucione të tjera të përfshira në menaxhimin e krizave kombëtare, t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s.

Komiteti i punës për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më së voni deri më 30 prill të vitit 2020 (para fillimit të konsultimeve shumëpalëshe të Republikës së Maqedonisë me NATO-n në Bruksel), duhet t’i paraqesë një propozim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me bartësin / institucionin që do të jetë përgjegjës për procesin e përgatitjes dhe hartimit të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare në përputhje me rekomandimet e NATO-s.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 26-të e Qeverisë (23.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në  mbledhjen e 26-të të mbajtur me 23 mars të vitit 2020, i miratoi procesverbalet nga takimi i gjashtë dhe shtatë të Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit korona COVID-19, të mbajtur më 22 mars dhe më 23 mars të vitit 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria e prani propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive, për kufizim shtesë të lëvizjes për disa kategori të qytetarëve.

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të reja në Vendimin për ndalimin dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ndalesën për lëvizje të qytetarëve, ndalohet lëvizja e popullsisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhë kohore prej orës 21:00 e deri në orën 05:00 së ditës së nesërme.

Në mënyrë shtesë, ndalohet lëvizja e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë të moshës mbi 67-vjeç, në periudhën prej orës 11:00 e deri në orën 05:00 të ditës së nesërme.

Me këto ndryshime dhe plotësime ndalohet lëvizja e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriu që janë deri në moshën 18 vjeçare në periudhë kohore  prej orës 21 deri në orën 12 të ditës së nesërme, njëkohësisht ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne periudhë kohore prej orës 21:00 deri në orën 5:00 të ditës së nesërme.

Vendimet e reja të miratuara për kufizimin e lëvizjes do të vlejnë nga 24 marsi i vitit 2020.

Në këtë mbledhje të 26-të, Qeveri solli Dekret me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për falimentim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas këtij dekreti, për fillim të procedurës së falimentimit dhe fillimit të procedurës paraprake, do të zbatohen dispozitat e kësaj rregulloreje me fuqi ligjore.

Për debitorët në falimentim të cilët i plotësojnë kushtet për hapjen e procedurës së falimentimit ose për fillimin e procedurës paraprake nuk do të hapen  procedura të falimentimit dhe të fillojnë procedurat paraprake gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Të gjitha procedurat e filluara,  si procedura paraprake për hapjen e  procedurës së falimentimit dhe hapjen e procedurës së falimentimit ndaj debitorit në falimentim, anulohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Qeveria vendosi të shfuqizojë detyrimet e importit – shkalla doganore për mallra të caktuara – furnizime mjekësore në bazë të Detyrimit numër 15 nga takimi i pestë i Shtabit kryesor koordinues të krizës më 20 mars të vitit 2020 dhe Detyrimin numër 13 nga takimi i gjashtë i Shtabit kryesor koordinues të krizës, të mbajtur më 21 mars të vitit 2020 dhe në lidhje me lirimin nga të dhënat doganore për të gjitha ndihmesat mjekësor dhe furnizimet mjekësore të cilat importohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendimi ka për qëllim të tejkalohen pasojat negative, gjegjësisht çrregullimin e tregut në vend, në lidhje me furnizimin me këto mallra, si rezultat i shpalljes së pandemisë së virusit korona, COVID-19, nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe masat e ndërmarra restriktive nga ana e disa vendeve në kufizimin e importit të këtyre prodhimeve. 

 Në këtë mbledhje Qeveria solli Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të prodhimeve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Në bazë të këtij vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për prodhime të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore” Nr. 70, datë 19 mars 2020), në nenin 1 të këtij vendimi pas fjalëve “dhe mjeteve  dezinfektues” plotësohet me fjalët “furnizime mjekësore dhe pajisje mjekësore dhe aparate”.

Pas paragrafit 2 të këtij neni, shtohet një paragraf i ri 3, i cili thotë: “Në përjashtim nga paragrafi 2 i këtij neni, për produktet, çmimi i importit i të cilëve është më i lartë se çmimi më i lartë i aplikuar në 11 mars 2020, do të përdoret marzhë tregtare e caktuar deri në 11 mars 2020.”

Në nenin 2 të këtij vendimi fjalët “do të zbatohen deri më 30 prill 2020” do të ndryshohen dhe do të qëndrojë: “zbatohet deri në fund të periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Në mbledhjen e 26-të Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet të obligacionit

Miratimi i këtij dekreti ka për qëllim lehtësimin e kushteve të punës dhe pagesën e sektorit real ekonomik, si dhe qytetarëve të shtetit  në kushte të situatës ekonomike të rënduar  dhe likuiditetit të subjekteve  juridikë, si rezultat i pandemisë KOVID-19 dhe në kushte të shtrëngimit të përditshëm të masave të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit në shtet, që kufizon lëvizjen normale të qytetarëve dhe funksionimin e sektorit real.

Me këtë dekret, neni 266-a i paragrafëve (1), (2) dhe (6) të Ligjit për marrëdhëniet e obligacionit ndryshon dhe thotër:

(1) Shkalla e kamatës ndëshkimore përcaktohet në nivel mujorë edhe atë në lartësi të shkallës së kamatës nga instrumenti bazë nga operacionet në tregun e hapur në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (shkalla e referencës), e cila ka qenë e vlefshme deri në ditën e fundit të muajit të kaluar,  e zmadhuar për pesë pikë përqindje në marrëveshje tregtare dhe marrëveshjet midis tregtarëve dhe persona të së drejtës publike, gjegjësisht rritur me katër pikë përqindje në marrëveshjet në të cilat të paktën një person nuk është tregtar (kamatë ligjore ndëshkuese).

 (2) Kur detyrimi monetar është shprehur ose përcaktohet në një monedhë të huaj, shkalla e interesit të ndëshkimit përcaktohet çdo muaj dhe atë në lartësi të shkallës për një muaj  në Euribor  për euro të cilët kanë qenë të vlefshme në ditën e fundit të muajit të kaluar, të rritur për pesë pikë përqindje në  marrëveshjet tregtare dhe marrëveshjet midis tregtarëve dhe personave të së drejtës publike, gjegjësisht rritur me katër pikë përqindje në marrëveshjet në të cilat së paku një person nuk është tregtar  (kamatë ligjore ndëshkuese).

(6) Gjatë llogaritjes  përdoret niveli i  fundit i shkallës së referencës të përcaktuar dhe të publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë  së Veriut.

Qeveria në mbledhjen e 26-të solli edhe Dekrete me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme drejtuese gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohen përcaktimet për vazhdimin e afateve për procedurat drejtuese, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas këtij dekreti afatet të cilët në bazë të Ligjit për procedurë të përgjithshme drejtuese janë përcaktuar për ndërmarrjen e veprimeve të veçanta na procedurë, gjegjësisht afatet të cilët i përcakton personi zyrtarë i autorizuar, që skadojnë në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, ndalohen të rrjedhin gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe vazhdojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm për aq ditë sa kanë ngelur edhe atë deri në ditën e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligji për arsimin fillor për realizimin dhe organizimin e mësimit në shkollat fillore dhe për notimin e nxënësve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore mësimi në shkollat fillore organizohet me anë të mësimit në largësi gjegjësisht mësim nga shtëpia, duke aplikuar mjete të komunikimit elektronik.

Mjetet për komunikim elektronik, në kuptim të këtij Dekreti janë mjete që sigurojnë realizimin e mësimdhënies pa praninë fizike të pjesëmarrësve në procesin mësimor dhe që mundësojnë komunikim të dyanshëm të ndërsjellë.

Mjetet e komunikimit elektronik mund të jenë platforma video konferencash, e-mail ose sisteme të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave.

Shkolla fillore merr vendim për përdorimin e llojit të komunikimit elektronik të përmendur në paragrafin 2 të këtij neni.

Për periudhën e organizimit të mësimit në shkollat fillore përmes mësimit në distancë ose mësimit në shtëpi, mësuesi mund të vlerësojë nxënësit.

Duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik, mund të bëhet marrja në pyetje, testimi i nxënësve ose forma të tjera të vërtetimit dhe vlerësimit të njohurive të nxënësve.

Qeveria në këtë mbledhje e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme e cila do të aplikohet për realizimin dhe organizimin e mësimit në distancë gjegjësisht mësim nga shtëpia, duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik.

Mjetet e komunikimit elektronik, në kuptimin e këtij Dekreti, janë mjete që sigurojnë realizimin e mësimdhënies pa praninë fizike të pjesëmarrësve në procesin mësimor dhe që mundësojnë komunikim të dyanshëm të ndërsjellë.

Mjetet e komunikimit elektronik mund të jenë platforma video konferencash, e-mail ose sisteme të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave.

Vendimi për të përdorur llojin e mjeteve të komunikimit elektronik merret nga shkolla e mesme.

Për periudhën e organizimit të mësimit në shkollat e mesme përmes mësimit në distancë ose mësimit në shtëpi, mësuesi mund të vlerësojë nxënësit.

Duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik, mund të bëhet marrja në pyetje, testimi i nxënësve ose forma të tjera të vërtetimit dhe vlerësimit të njohurive të nxënësve.

Qeveria e miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë gjatë kohës së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohet mënyra e kryerjes së programeve studimore dhe kontrollimin e njohurive të studentëve në të tre ciklet e arsimit të lartë, vazhdimi I mandatit të organeve dhe trupave në institucioneve e arsimit të lartë, gjegjësisht në institucionet shkencore, si dhe afati për vlefshmërinë e akreditimeve ekzistuese, gjegjësisht ri-akreditimin e programeve studimore.

Programet e studimore për përfitimin e arsimit të lartë në të tre ciklet e institucioneve të arsimit të lartë, gjegjësisht institucionet shkencore publike dhe verifikimi i njohurive do të kryhen përmes sistemit të mësimit në distancë duke përdorur mjete elektronike të komunikimit.

Mjetet e komunikimit elektronik, në kuptimin e kësaj rregulloreje, janë mjete që sigurojnë komunikim të dyanshëm gjatë kryerjes së studimeve pa praninë fizike të pjesëmarrësve në aktivitet.

Mjetet e komunikimit elektronik mund të jenë platforma video konferencash, e-mail ose sisteme të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave.

Dispozitat nuk kanë të bëjnë  për lëvizjen fizike ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në takimet ndërkombëtare të programit të ciklit të tretë të studimit të doktoraturës.

Vendimi për të përdorur llojin e mjeteve të komunikimit elektronik merret nga institucioni i arsimit të lartë ose institucioni shkencor publik.

Me anë të sistemit  të mësimit në distancë me aplikimin e  mjeteve të komunikimit elektronik zbatohen  leksione, ushtrime, forma të vlerësimit të vazhdueshëm të njohurive, mësimdhënie individuale dhe forma të tjera të përshtatshme për specifikën e fushës mësimore-shkencore dhe artistike, mësim konsultativ-udhëzuese , punë studimore individual (hulumtim i literaturës, detyra seminare, punë në projekt), si dhe mbrojtje e tezës bachelor, master dhe doktoratë.

Dhënia e provimeve dhe paraprovimeve do të bëhet me anë të komunikimit elektronik me kusht që të sigurohen zgjidhje të duhura teknike që sigurojnë identifikimin dhe kontrollin e punës së studentëve gjatë provimit.

Puna e Shërbimit Profesional në institucionet e arsimit të lartë, përkatësisht institucionet shkencore publike do të kryhet me anë të komunikimit elektronik.

Akreditimi dhe ri-akreditimi i programeve aktuale studimore në të gjitha tre ciklet e arsimit të lartë, vlefshmëria e të cilëve është ndërprerë ose do të ndërpritet vlefshmëria gjatë kohës së jashtëzakonshme, vazhdon të vlej më së pakti deri në një vit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Institucioni i arsimit të lartë, i cili deri në skadimin e mandatit të organeve dhe trupave, nuk ka zgjedhur organe dhe trupa të reja, do të vazhdojë mandatin e tyre deri në zgjedhjen e organeve dhe trupave të reja.

Institucioni i arsimit të lartë është i detyruar, brenda 30 ditëve nga dita e mbarimit të këtij Dekreti të fillojë  gjegjësisht të vazhdojë procedurën e zgjedhjes së organeve dhe trupave të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën institucionet shëndetësore private  jashtë nga rrjeti i institucioneve shëndetësore të cilët kryejnë veprimtare për kujdes intensiv dhe terapinë do të kryejnë këtë veprimtari në rrjetin e institucioneve shëndetësore për referimin e shërbimeve shëndetësore te pacientët që vuajnë nga sëmundja infektive koronavirus COVID-19.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së  Veriut do të lidhë marrëveshje me këto institucione që do të përcaktojnë vëllimin dhe llojin e shërbimeve shëndetësore që institucioni privat i kujdesit shëndetësor do të kryej gjatë periudhës së vlefshmërisë së këtij Dekreti, në përputhje me rregulloret në fushën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

Në mbledhjen e  26-të të Qeverisë miratoi gjithashtu një Dekret për ndryshimin dhe plotësimin e  Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë  kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit  për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore” nr. 72/20), në nenin 3, paragrafi 3 shtohet një paragraf i ri 4, i cili thotë:

“Personave nga neni 2 dhe paragrafët 2 dhe 4 të këtij dekreti me fuqi ligjore, mund t’u përcaktohet masë për izolim të rreptë (karantinë) edhe në objektet e hotelerisë (hotele, motele) të cilat janë të lëshuar nga ana e personave juridik privat të cilët kryejnë aktivitete të hotelerisë, të cilët përcaktohen nga Qeveria e RMV-së, për të zbatuar masën e rreptë të izolimit (karantinë).

Për objektet të vërtetuar në këtë Dekret me fuqi ligjore vërtetohen regjimet për sigurimin, dhoma të veçanta për personat që tregojnë simptoma të virusit, kritere të ushqimit, shpërndarjen e paketave për nevojat e personave të cilëve u është caktuar një masë e izolimit të rreptë (karantinë), masat e dezinfektimit, stafin ose punën vullnetare, mbledhjen e mbeturinave dhe çështje të tjera të nevojshme teknike.

Transporti i personave të cilëve ju është pacaktuar një mase izolimi të rreptë (karantinë), nga vendkalimet kufitare në objektet nga neni 2 paragrafi 3 dhe nenit 3 paragrafi 4 të këtij Dekreti me fuqi ligjore, bëhet në dy terminë edhe atë në orën 10 të mëngjesit dhe në orën  20:00, kurse nga aeroportet nga momenti i uljes.

Transporti i personave sigurohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, u miratua informacioni mbi kryerjen e inspektimit mbikëqyrës për zbatimin e masave të parandalimit dhe përhapjes së Coronavirus COVID-19 më 22 dhe 23 mars 2020.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 25-të e Qeverisë (22.03.2020)

Me qëllim parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit në territorin e gjithë shtetit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 25-të që u mbajt mbrëmë vendosi:

1. Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga 21:00 -06:00, për qëllim të shpërndarjes të sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

• Nga kjo ndalesë veçohen personat të cilët kanë nevojë nga ndihma e shpejt mjekësore/ gjendje e rrezikshme për jetën / persona në dializë, të shoqëruar nga një maksimum prej dy personash.

• Nëse për shkak të urgjencës së gjendjes shëndetësore automjeti është ndalur nga kontrolli policor, arsyetimi i daljes jashtë dhe transportimi në institucionin shëndetësor do të regjistrohet dhe do të kontrollohet shtesë, duke paraqitur dokumentacionin mjekësor pas përfundimit të kontrollit mjekësor. Ky është një qëndrim i  harmonizuar me Ministrinë e Brendshme dhe është i realizueshëm nga pikëpamja operative.

• Drejtorët e Institucioneve të Shëndetit Publik do të përgatisin një listë të të punësuarve për të cilët parashihet që të ketë nevojën e nevojshme për të lëvizur përtej kohës së kufizuar dhe do ta shpërndajnë  atë deri te  Ministrinë e Brendshme ose një Ministri / Institucion tjetër me qëllim të përgatitjes së lejeve speciale / legjitimacion për personat që mund të lëvizin gjatë orëve  restriktive. Me këtë  Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë një pasqyrë të plotë në kohën që lëvizin këta njerëz

• Në kuadër të restrikcioneve ekzistuese për lëvizje nuk janë të përfshirë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zjarrfikësve, punonjësve në higjienat komunale, të cilët janë momentalisht në nderim pune.

• Të kufizohet numri i kujdestarëve në farmaci në territorin e qyteteve dhe të vendosin nga Ministria për Shëndetësi ose Agjencioni për barna – MALMED  ose Fondi për siguri shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që një pjesë e caktuar e farmacisë, të cilët do të bëjnë kujdestari në periudhën restriktive, ndërkaq në të njëjtën kohë të jenë të lidhura me institucionet shtetëror që bëjnë kujdestari. Qasja deri tek farmacitë kujdestare do të kufizohet vetëm në persona të cilët kanë kryer kontroll mjekësor në institucionin shëndetësor dhe si dëshmi për to do të tregojnë raport mjekësor nga kontrolli i kryer.

• Të obligohen kompanitë taksi që të vendosin kujdestari me numër të kufizuar të veturave ose të njëjtat veçanërisht të shfrytëzohen për transport kah/nga institucion spitalor ose farmaci. Taksistët në mënyrë obligative të shfrytëzojnë mbrojtje personale në veturë (maskë mbrojtëse dhe doreza)

2. Ndalohet lëvizja e automjeteve nga transporti publik nga ora 21:00 – 06:00.

3. Ekipet kujdestare të EVN-së , Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Shërbimet Telekomunikuese, toplifikim mund të lëvizin vetëm me njoftim paraprak në 192 (MPB).

4. Të organizohet transporti ndërkombëtar dhe transporti publik duke kufizuar  për transportin e udhëtarëve  në 50% në automjet, ose duke mbajtur detyrimisht një distancë prej të paktën dy metrash ndërmjet udhëtarëve.

5. Ndalohet tubimi i popullatës në grupe me më shumë se 5 (pesë) persona në periudhën nga 06:00 – 21:00 në vende dhe zona publike.

Ne e kemi pasur si vendim, dhe tani e vërtetojmë edhe  në këtë mënyrë.

6. Drejtorët/ menaxherët e uzinave/ fabrikave të të gjitha institucioneve obligohen që të përshtatin kohën e tyre të punës dhe prodhimit në përputhje me ndalesën për lëvizje në periudhën e paraparë.

7. Në objektet  tregtare, farmacitë dhe institucionet publike që ofrojnë shërbime për popullatën, ku bëhet pagesa dhe puna në arkat ose sportelet, të kufizojnë praninë e qytetarëve nga numri i arkave ose sporteleve ( sa arka / sportele aq qytetarë në të njëjtën kohë), pra bazuar në madhësinë e objektit. Kohëzgjatja e mbajtjes në këto objekte është e kufizuar dhe e përcaktuar nga menaxherët e objektit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë mbledhje solli Dekret me fuqi ligjore për çështje të lidhura me procesin zgjedhor i cili përcakton në anëtarët e tij:

Neni 1

Me këtë dekret rregullohen çështjet lidhur me procesin zgjedhor, ndryshohet dhe plotësohet Kodi Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,  nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30 / 14, 196/15, 35/16, 97/16 dhe 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 208/18, 27/19 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore nr. 98/19, 42/20) dhe vërtetohet çështja për ndryshimin e aplikimin e rregullave nga ligjet të cilët kanë të bëjnë me procesin zgjedhorë. 

Neni 2

Mandati i anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të zgjatet dhe zgjat 6 muaj nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Neni 3

Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Rregullore , të gjitha aktivitetet elektorale për zhvillimin e zgjedhjeve për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore, të planifikuara për 12 Prill 2020, ndërpriten.

Neni 4

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të sigurojë dhe mirëmbajë dokumentacionin ekzistues zgjedhor deri në vazhdimin e kryerjes së veprimtarive zgjedhore dhe zgjedhjeve

Neni 5 

Zbatimi i veprimtarive zgjedhore do të vazhdojë nga dita e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha veprimet zgjedhore të ndërmarra në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor deri në datën e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje do të konsiderohen të vlefshme.

 

 

 

 

 

Neni 6

Obligohet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një prej një dite nga dita e pretendimit të gjendjes së jashtëzakonshme të praqes në ueb  faqen e tij revidimim të afait për vazhdimin e procedurave  jashtme

Neni 7

 

Nga dita e hyrjes në fuqi e këtij dekreti deri në ditën e përfundimit të emergjencës, nuk zbatohen nenet 8-a, 75-d, 75-e dhe 84-a të Kodit Zgjedhor.

Nga data e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti deri në ditën e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, asnjë veprim nuk është ndërmarrë në zbatim të Kodit Zgjedhor. 

 

Nga dita e hyrjes në fuqi e këtij rekomandimi e deri në kohën e ndalesës për situatë të jashtëzakonshme,  Neni 34 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit nuk zbatohet nga data e hyrjes në fuqi e këtij Dekreti deri në ditën e përfundimit të urgjencës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 12/2019).

 

Ky Dekret hyn në fuqi ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore. Ky Dekret hyn në fuqi ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Neni 9

Ky Dekret hyn në fuqi nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Procesverbalin nga Mbledhja e gjashtë e Shtabit kryesor për koordinim me kriza, për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 21 mars të vitit 2020.

 

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin mars të vitit 2020, me propozim të Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë.

 

Zëvendëskryeministrja e ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Milla Carovska, iu drejtuar Shoqatës së Bankave të Maqedonisë me kërkesë që për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me virusin korona, bankat të mundësojnë pagesë të pensioneve në pesë grupe të pensionistëve sipas  shumës së pensionit sipas ditëve të punës, nga data 25 mars deri më 31 mars të vitit 2020. Pas marrjes së njoftimit nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, Kabineti i zëvendëskryeministres e ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, rekomandoi, ndërsa Qeveria pranoi, që t’u rekomandohet bankave komerciale të sigurojnë pagesën e pensioneve nga 28 marsi..

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për përcaktimin e detyrave që do t’i ketë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën përcaktohen detyrat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetje të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për mbështetje të njësive të vetëqeverisjes lokale, organeve të administratës shtetërore ose institucioneve të tjera në RMV, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar futjen, përhapjen dhe menaxhimin me virusin korona COVID – 19.

 

Në Dekret, mes të tjerash thuhet se Armata formon dhe angazhon forca për mbështetjen e forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për:

 

– sigurim dhe mbikëqyrje të vijës kufitare në kufirin shtetëror, me qëllim të parandalimit të hyrjes dhe daljes të të gjithë personave të cilët kanë për qëllim të kryejnë kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror;

 

– kontrolle të hyrjes dhe daljes së drejtimeve rrugore që shpijnë drejt vendbanimeve nëpërmjet vendosjes së punkteve mobile dhe pikave kontrolluese në rajonet për angazhim dhe

– sigurim fizik i objekteve vitale të cilat janë të siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dekreti gjithashtu përcakton që Armata formon dhe angazhon forca për mbështetjen e njësive së vetëqeverisjes lokale, organeve të administratës shtetërore ose institucioneve tjera shtetërore të RMV-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë dhe largimin e pasojave të shkaktuara nga epidemia për shpëtimin e njerëzve dhe të mirave materiale.

Qeveria në mbledhjen e saj të 25-të e miratoi Propozim-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për punën e Qeverisë së RMV-së, që tani është plotësuar me tre dekrete të reja:

 

 1. Në rast të nevojës urgjente dhe të pa anulueshme për mbajtjen e mbledhjes së trupave të punës së Qeverisë, kryetari i trupit të punës mund ta hap dhe ta udhëheqë mbledhjen e trupit të punës së Qeverisë, me përdorimin e mjeteve për komunikim (telefon apo lidhje konference me përdorimin e komunikimit me internet dhe veglave softuerike). 

2. Në rast të nevojës urgjente dhe të pa anulueshme për mbajtjen e kolegjiumit të sekretarëve shtetërorë, Sekretari i përgjithshëm mund ta hap dhe ta udhëheq kolegjiumin me përdorimin e mjeteve për komunikim (telefon apo lidhje konference me përdorimin e komunikimit me internet dhe veglave softuerike) dhe

 

3. Në rast të nevojës urgjente dhe të pa anulueshme për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë, Kryetari mund ta hap dhe ta udhëheqë mbledhjen e Qeverisë me përdorimin e mjeteve për komunikim (telefon apo lidhje konference me përdorimin e komunikimit me internet dhe veglave softuerike).

Qeveria në këtë mbledhje e miratoi edhe Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me këto dispozita:

Neni 1

 

Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundje infektive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 66/04; 139/08; 99/09;  149/14; 150/15 и 37/16),do të zbatohet gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, deri sa kjo dispozitë nuk ndryshon me fuqi ligjore.

 

Për llojin e sëmundjes që transmetohet nga një person në tjetrin gjatë trajtimit, zbatohet masa izolim i rreptë (karantinë), për personin të cilit i përcaktohet izolim të rreptë (karantinë), për të përcaktuar masën izolim i rreptë (karantinë), për objektet për zbatimin e masës së rreptë (karantinë) dhe për vendin dhe kohëzgjatjen e zbatimit të masës izolim i rreptë (karantinë) gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme zbatohen dispozitat e këtij dekreti me fuqi ligjore.

Neni 2

Për të infektuarit nga virusi korona COVID – 19, gjatë mjekimit zbatohet masa e rreptë izolim (karantinë) në kushte shtëpiake ose në  institucion për kujdes shëndetësor, për të cilën vendos punonjës shëndetësor pasi të vlerësojë nivelin e fotografisë klinike.

 

Personi i cili ka qenë apo dyshon që ka pasur kontakt me person të sëmurë apo të infektuar me virusin korona COVID – 19, zbatohet masa izolim i rreptë (karantinë) në kushte shtëpiake (izolim shtëpiak) për 14 ditë, për të cilën personi  nënshkruan deklaratë me shkrim nën përgjegjësi morale, materiale dhe penale, që do ta respektojë masën, ndërsa Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sjell vendim.

 

Përderisa personi nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e respekton masën izolim i rreptë (karantinë) në kushte shtëpiake (izolim shtëpiak), i përcaktohet masa izolim i rreptë (karantinë) në kohëzgjatje prej 14 ditësh, në objekte të përcaktuara nga Qeveria e RMV-së, për të cilën Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sjell vendim.

 

Personi i cili hyn në kalimet kufitare në RMV, ndërsa vjen nga shtete me nivel rreziku të lartë, të mesëm apo të ulët, të përcaktuar në përputhje me Listën e Organizatës Botërore Shëndetësore, i përcaktohet masa izolim i rreptë (karantinë) në kohëzgjatje prej 14 ditësh, në objektet nga paragrafi 3 i këtij neni.

 

 

Neni  3

 

Gjatë kohëzgjatjes së masës izolim i rreptë (karantinë), personi nuk guxon ta lëshojë hapësirën në të cilën është vendosur.

 

Për sigurimin e objekteve nga neni 2 paragrafi 3 i këtij Dekreti me fuqi ligjore, për zbatimin e masës izolim i rreptë (karantinë), kujdesen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes – Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët i sigurojnë qasjet hyrëse të objektit, nëse objekti është në kate, ata i sigurojnë të gjitha katet.

 

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes – Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët i sigurojnë objektet nga neni 2, paragrafi 3 i këtij Dekreti me fuqi ligjore, në të cilat zbatohet masa izolim i rreptë (karantinë), në mënyrë të obligueshme të mbajnë pajisje mbrojtëse.

 

Shpenzimet për ushqim dhe mirëmbajtje të higjienës në objektet ku zbatohet masa karantinë për personat të cilët hyjnë në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa vijnë nga shtete me rrezik të lartë, të mesëm apo të ulët, të përcaktuara nga Lista e Organizatës Botërore Shëndetësore, kompensohen nga mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Shpenzimet për ushqim dhe mirëmbajtje të higjienës në objektet ku zbatohet masa karantinë për personat të cilët nuk e kanë respektuar masën izolim i rreptë (karantinë) në kushte shtëpie (izolim shtëpiak), kompensohen nga ana e atyre personave.

Neni 4

 

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese për shkak të eliminimit të parregullsive të përcaktuara, ka të drejtë dhe obligim të ngre kallëzim penal kundër personit nga neni 2 i këtij dekreti me fuqi ligjore nëpër të cilin zbatohet masa e rreptë (karantinë) në kushte shtëpiake, në institucionin shëndetësor apo në objektet nga neni 2 paragrafi 3 i këtij Dekreti me fuqi ligjore, nëse me vetëdashje e lëshon karantinën para skadimit të kohëzgjatjes së tij.

 

Nëse për personin nga paragrafi 1 të këtij  neni përcaktohet masa paraburgim, i njëjti zbatohet në objektet nga neni 2 paragrafi 3 nga ky Dekret me fuqi ligjore.

Neni 5

 

Ky Dekret me fuqi ligjore hyn në fuqi nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi edhe Informacionin për kapacitete në dispozicion të akomodimit për vendosjen e personave në karantinë shtetërore në hotelet dhe kapacitetet në pronësi shtetërore, si dhe për kapacitetet e akomodimit në kompanitë private që i ofruan hotelet e tyre për akomodimin e qytetarëve.

 

Qeveria sot e shqyrtoi edhe Informacionin  e rregullt për mbikëqyrjet inspektuese ditore për zbatimin e masave dhe rekomandimeve për parandalimin dhe shpërndarjen e virusit korona.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 24-të e Qeverisë (20.03.2020)

Në mbledhjen e sotme të 24-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin e Mbledhjes së pestë të Shtabit kryesor koordinativ të krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm për parandalimin e sjelljes dhe shpërndarjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 20 mars të vitit 2020.

Në përputhje me propozimet e paraqitura në mbledhje, Qeveria miratoi këto konkluzione:

  1. Obligohet Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që të përpilojë propozim të detajuar me shkrim me masat dhe rekomandimet për sjelljen e masave më të rrepta dhe më restriktive për parandalimin e sjelljes dhe shpërndarjes së virusit korona COVID-19 (ndalesë dhe regjim i posaçëm i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës dhe natës, organizim i transportit publik, puna me ndërrime, kategoritë e përfshira sipas moshës) dhe të njëjtat ti dorëzojë në Qeveri, për mbledhjen që do të mbahet më 21 mars të vitit 2020 (e shtunë).

 

Qeveria e ngarkoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të përcaktojë dy epidemiologë që do të marrin pjesë në mbledjen e Qeverisë, në mënyrë që të arsyetojnë masat dhe rekomandimet e propozuara anëtarëve të Qeverisë.

 

  1. Obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përpilojnë plan të detajuar operativ për zbatimin e masave më të rrepta dhe shpërndarjes së masave kufizuese, me qëllim parandalimin, sjelljen dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19.

 

  1. Obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kompetencave të tyre, menjëherë të veprojnë drejt zbatimit të masave dhe rekomandimeve të miratuara deri më tani nga ana e Qeverisë.

 

  1. Të gjithë personat që nuk e respektojnë masën për vetë-izolim duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe kundër tyre të fillohet procedurë përkatëse. Shpenzimet gjatë qëndrimit në karantinë shtetërore do të paguhen nga ata që nuk e kanë respektuar këtë masë.

    Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisin dekret përkatës me ligjit që do të standardizojë me ligj të gjithë procedurën për zbatimin e karantinës shtetërore.

 

  1. Obligohet zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomikë, Milla Carovska, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, të përgatisin dekret me fuqi ligjore, në të cilin do të standardizohen kompetencat e të gjithë inspektorateve dhe inspektorëve (kompetencat e inspektorëve në Inspektoratin Shtetëror të Tregut të transferohen në të gjitha shërbimet për inspektim).

    Me propozim të ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, Qeveria vendosi ta ndryshojë Konkluzionin numër 5 nga Mbledhja e njëzestë e Qeverisë, e mbajtur më 16 mars të vitit 2020 dhe të jetë: 

 

-Shoferët profesional të automjeteve transportuese të cilët hyjnë dhe dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk kanë leje të lëshuara nfa Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të lëshohen në kalimet kufitare gjatë hyrjes dhe daljes, por të njëjtët janë të obliguar të sigurojnë dhe ta dorëzojnë lejen jo më vonë se më 24 mars të vitit 2020 

-Obligohet Ministria për Transport dhe Lidhje të paraqesë dokument në eksell të cilin e ka në dispozicion, për certifikatat e lëshuara të shoferëve profesional për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar rrugor deri te Ministria e Punëve të Brendshme. Personat e përmendur në këtë dokument, patjetër duhet të kenë certifikatë të vlefshme për pjesëmarrje në trafikun rrugor ndërkombëtar, të lëshuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje, me qëllim që të njëjtët të mos u nënshtrohen kontrolleve policore për të vepruar pas deklaratës për vetë-izolim.

 

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Informacioni i Ministrisë për Punë të Jashtme për numrin e shtetasve tanë të cilët kjo situatë i zuri në shtetet tjera. Për tu siguruar mundësi të kthehen në vend, Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë për Transport dhe Lidhje që të përpilojnë plan të posaçëm për fluturime humanitare, ndërsa obligim i tyre ligjor kur të kthehen është të pranojnë se do të duhet të kalojnë një numër të caktuar ditësh në kushte karantine për sigurinë e tyre dhe të gjithë qytetarëve tjerë.

 

Qeveria e shqyrtoi edhe Informacionin për aktivitetet për menaxhim me shtetasit e RMV-së të ngecur jashtë shtetit, me Propozim-vendim, e shqyrtoi Informacionin dhe e miratoi tekstin e ri të Vendimit për zbatimin e karantinimit shtetëror të obligueshëm të shtetasve të RMV-së të kthyer nga vendet e huaja me fluturime humanitare.

 

Me këtë rast, Qeveria i solli këto konkluzione:

 

  1. Qeveria formon grup koordinativ të punës, me të cilën do të udhëheq Sekretari Shtetëror i Qeverisë së RMV-së, Dragi Rashkovski, që do të përbëhet nga: Pece Mirçeski, drejtor i Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së RMV-së dhe përfaqësues nga Ministria për Punë të Brendshme, Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Ministria për Punë të Jashtme, me qëllim që të sigurohet mbështetje logjistike dhe operacionalizim i Vendimit për zbatimin e karantinimit shtetëror të obligueshëm të shtetasve të RMV-së të kthyer nga jashtë me fluturime humanitare dhe kushtet për marrje dhe transport të personave deri në objektet në të cilat do të jenë të vendosur këto persona në karantinë shtetërore.
  2. Pagesa e biletës së aeroplanit të fluturimit të organizuar do të mbulohen nga udhëtari, ndërsa shpenzimet për akomodim, transport nga aeroporti dhe ushqimi do të mbulohen nga Buxheti i RMV-së.
  3. Objektet të cilat do të përcaktohen për karantinë shtetërore të sigurohen nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe anëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (secili kat i objektit dhe hapësira rreth objektit).
  4. Periudha gjatë të cilës këto persona do të vendosen në karantinë shtetërore të jetë më së paku 15 ditë, menjëherë pas arritjes së tyre në shtet.
  5. Personat të cilët do të vendosen në karantinë shtetërore të jenë një deri në dy persona në hapësirë.
  6. Ushqimi për këta persona duhet të shpërndahet drejtpërdrejt në hapësira, ndërsa higjienën në të njëjtat duhet ta mirëmbajnë vetë.

    Për këtë, në rast se është e nevojshme, obligohen Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të përpilojnë propozim-dekret me fuqi ligjore, në të cilën këto konkluzione do të standardizohen me ligj.

    Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që secili person i cili do të del jashtë kufirit të RMV-së, tu nënshkruhet deklaratë personale se po del nga shteti në përgjegjësi të vet dhe se është i njoftuar se për shkak të pandemisë me virusin korona, një numër i madh i shteteve i mbyllën kufijtë dhe se lëvizja në vendet e jashtme është vështirësuar, për shkak se organet shtetërore të RMV-së nuk mund të garantojnë ndihmë në kohë për kthim në shtet. 

Në mbledhjen e sotme, Qeveria soli vendim për ngrirjen e çmimeve miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të limonit, portokallit, mandarinës, grejpfrutit dhe klementinëve dhe përcaktoi marzhë më të lartë të këtyre prodhimeve të jetë ajo e cila është vendosur deri me 11 mars të vitit 2020 kur nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u shpall pandemi e virusit Korona.

Qeveria e RMV-së, miratoi vendime me rëndësi që vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit dhe letër njoftimeve, afati i të cilëve u është skaduar të vazhdoj gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria solli vendim për vlefshmërinë e lejeve të vozitjeve afati i të cilëve ka skaduar të zgjatet  gjatë kohës së gjendjeje së jashtëzakonshme, dhe të gjitha veprimet procedurale për kryerjen e trajnimeve për aftësimin e kandidatit për shofer në auto shkollat dhe për kryerjen e testit për shofer të kandidatit për shofer në qendrat e provimit, si dhe afatet e vlefshmërisë së dokumenteve që në bazë  të ligjit janë të vërtetuara për implementimin e trajnimeve, gjegjësisht provimeve, të ndërpriten, gjegjësisht të suspendohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në mbledhje janë miratuar  edhe dekrete ligjore, me të cilin provimi profesional për vlerësim, si dhe kalimi I provimit për përvetësimin e autorizimit për gjeodet të autorizuar, anulohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për nevojën e ridizajnimit të linjës  e Fondit të posaçëm Kreditor Kreditore dhe linjës kreditore për energji efikase dhe burimet e ripërtërishme të energjisë me qëllim vendosjen e të njëjtave në funksion për uljen e pasojave nga virusi korona Covid-19 dhe e miratoi tekstin e Propozim-Aneksit drejt marrëveshjes për administrimit të Fondit të posaçëm Kreditorë  dhe e autorizoi dr. Nina Angelovska, ministre e Financave që në emër të Qeverisë të lidh Aneks- Marrëveshjen me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut në drejtim të vendosjes  të mjeteve në vlerë prej 276.750.000 denar (4.5 milion euro) në funksion të uljes së pasojave ndaj ekonomisë prej virusit Korona, Covid-19.

 

Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për kryerjen e inspektimeve në periudhën nga 16 deri në 18 mars.

Inspektorati shtetëror dhe sanitar ka kryer 79 kontrolle. Është konstatuar se transportuesit publik tek të cilët është bërë kontrolli mbajnë nivel të lartë të higjienës, në bazë të obligimit që u është dhënë. Në lidhje me kontrollin gjatë hyrjes së udhëtarëve në aeroportin e Shkupit dhe kalimet kufitare deri sa ishin të hapura, është konstatuar se të gjithë pacientët kanë nënshkruar deklaratë me shkrim me të cilin ata, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale, marrin përsipër të qëndrojnë në izolim dhe për të njëjtën u është dhënë urdhër me shkrim.

Agjencioni për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) në periudhën e njëjtë ka kryer gjithsejtë 17 kontrollime të jashtëzakonshme me çka është konstatuar se të gjitha çmimet e ngritura tek barnatoret janë për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve.  

Inspektorati shtetëror i tregut ka kryer rreth 8.200 mbikëqyrje në periudhën raportuese. Është konstatuar se nuk ka rritje të çmimeve në markete, ndërkaq pjesa më e madhe e subjekteve i respektojnë masat e Qeverisë së RMV-së në lidhje me ndalesën ose mënyrën  dhe kohën e punës.

Nga ana e shërbimeve të inspektimit janë  mbyllur 6 objekte  hoteliere në Shkup, 3 në Tetovë, 2 në Manastir dhe Gostivar dhe një në Kumanovë.

Inspektorati shtetëror për transport ka konstatuar se trafiku ndërkomunal zhvillohet me intensitet të ulët nga 68-80 për qind dhe ende po zvogëlohet nga ana e transportuesve, ndërkaq transporti ndërkombëtar për udhëtarë  është ndërprerë tërësisht.

Në lidhje me të drejtat nga marrëdhënia e punës, Inspektorati shtetëror i punës kreu një total prej 573 kontrolleve në tre ditët e kaluara, me çka janë sjellë  5 vendime dhe 26 njoftime për  punëdhënësit  që nuk kanë  zbatuar rekomandimet e Qeverisë. 

Masa dhe konkluzione nga seanca e 23-të e Qeverisë (19.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur më 19 mars 2020, e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin nga mbledhja e katërt e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me pengimin e futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Covid – 19, të mbajtur më 19 mars 2020.

Njëkohësisht, në pajtim me propozimet e dhëna në diskutimet në mbledhje i miratoi këto konkluzione:

1. Ndalohet qasja e personave dhe automjeteve në Park pyllin “Vodno”, çdo ditë, në periudhën prej orës 18:00 e deri në orën 6:00 të ditës së ardhshme.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme obligohet me automjete të patrullimit ta mbyll hyrjen drejt Park pyllit “Vodno”.

 

2. Ndalohet mbledhja në grupe më të mëdha se pesë persona në parqe dhe në vende dhe sipërfaqe të tjera publike.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut obligohen t’i shpërndajnë këto grupe dhe t’i intensifikojnë kontrollet e terrenit.

 

3. Ndalohet mbajtja e mësimit dhe realizimi i trajnimeve dhe provimeve në qendrat e provimeve për shkollat për trajnimin e vozitësve në periudhë prej 1 ditëve.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që sipas nevojës këtë ta rregullojë nga aspekti juridik në Dekret me fuqi ligjore.

Në pajtim me këtë, Qeveria miratoi Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për masat për parandalimin e futjes dhe përhapjes së Koronavirusit COVID -19.

 

4. U rekomandohet të gjithë punëdhënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht secilit person udhëheqës së institucionit, në varësi nga lloji i punës dhe mundësive, ta organizojë punën dhe mënyrën e punës të personave të punësuar, nëpërmjet të punuarit nga shtëpia, pa ecenuar funksionimin e rregullt dhe normal të institucionit.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë personat e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësitë territoriale të zjarrfikësve, Drejtoria e Doganës, si dhe shtëpitë për përkujdesjen e personave të moshuar si dhe shtëpitë e vogla grupore.

Në pajtim me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e Qeverisë dhe trupave të punës të saj të shqyrtojë vetëm materiale në lidhje me ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

5. Të gjitha marketet, farmacitë, bankat dhe objektet të cilët ofrojnë shërbime postare,

detyrimisht të sigurojnë shërbim sigurimi në hyrje dhe në brendinë e këtyre objekteve, me qëllim që të kontrollohet hyrja dhe numri i njerëzve të të njëjtët, ashtu që do të sigurohet distanca e nevojshme minimale nga dy metra mes personave para dhe në objektet.

 

6. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme t’i intensifikojë kontrollet në shtëpitë dhe vilat private në të cilat organizohen ahengje dhe tubime (në komunën Sopishte dhe në vendbanimin Sonje), me qëllim që të ndërmerren masa për pengimin e tubimeve të tilla, kurse ndaj pronarit tëobjektit dhe personave të pranishëm që janë gjetur në objektet të ndërmerren masa përkatëse juridike për mosrespektim të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë.

 

7. Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të realizojë takime pune me shoqata të blegtorëve dhe me Federatën e fermerëve, në lidhje me eksportin e qengjave, si dhe përcaktimin e masave që duhet të ndërmerren në këtë periudhë.

Sot Qeveria e miratoi edhe Vendimin për kufizimin e eksportit të grurit dhe meslinit dhe miellit nga gruri dhe meslini me shenjat tarifore 1001 19 00 00, 1001 91 90 00 dhe 1001 99 00 00 si dhe 1101 00.

Kufizimi i eksportit nga neni 1 i këtij vendimi do të zbatohet deri më 30 prill 2020, me mundësi për vazhdim nëse gjendja me pandeminë e kërkon atë.

 

Ky vendim është miratuar me qëllim që të mos prishen kushtet e tregut në vend dhe të sigurohen sasi të mjaftueshme të miellit në vend në kushte të rritjes së kërkesës në treg për këto prodhime, shkaktuar  nga shpallja e pandemisë nga OBSH-ja dhe në kushte të importit të kufizuar të miellit për shkak të vendimit për ndalimin e eksportit të miellit dhe produkteve të tjera nga Republika e Serbisë për një periudhë prej 30 ditësh që përfundon në mes të muajit prill të vitit 2020.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në treg me shumicë dhe pakicë të: bukës, kripës, sheqerit, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, pastave, ilaçeve, pajisjeve për mbrojtje personale, higjenës personale dhe dezinfektuesve.

 

Çmimet më të larta të këtyre prodhimeve përcaktohet në nivel të çmimeve të të njëjtave që janë zbatuar më 11 mars të vitit 2020, kur nga ana e Organizatës Botërore Shëndetësore është shpallur pandemi e virusit korona COVID – 19 dhe do të zbatohen deri më 30 prill të vitit 2020.

Duke pasur parasysh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin tonë, u paraqit nevoja për sjelljen e këtij dekreti me të cilin rregullohet  shtyrja e provimit për ekspertizë, provimeve për jurispudencë, provimeve të ndërmjetësuesve dhe provimeve të noterëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Gjatë kohës së anulimit të këtyre provimeve, Qeveria sot miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për ekspertizë, Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për provim të jurispudencës, Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për ndërmjetësim dhe Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për noterët.

 

Me propozim të Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Qeveria sot e miratoi Informacionin për masa ekonomike për menaxhim me pasojat e virusit korona, që parashikojnë mbështetje financiare të likuiditetit të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme nga ane e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Secila kompani, varësisht nga numri i të punësuarve, do të mund të merr nga 3 deri në 30 mijë euro, Mikro kompanitë, deri në 10 të punësuar, do të mund të marrin kredi prej 3 deri në 5 mijë euro, kompanitë e vogla me 10 deri në 50 të punësuar, do të mund të marrin kredi prej 10 deri në 15 mijë euro dhe kompanitë e mesme me 50 deri në 250 të punësuar, do të mund të marrin kredi prej 15 deri në 30 mijë euro. Kreditë janë pa interes, me një normë interesi prej 0 përqind me një periudhë mospagimi prej 6 muaj dhe një periudhë shlyerjeje prej 2 vite.

 

Masa e dytë ka të bëjë me mbështetjen e kompanive në pjesën e pagesës së pagave me subvencionim të kontributeve për të punësuarit në kompani në sektoret e turizmit, transportit, hotelierike dhe kompani të tjera të prekura, për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020, me subcencion të kontributeve në të punësuar në lartësi prej 50 % nga paga mesatare e paguar në vitin 2019, me kusht që kompania të mos e zvogëlojë numrin e të punësuarve nën numrin e të punësuarve në muajin shkurt të vitit 2020 dhe kjo të vlejë deri në ditën e shfrytëzimit të masës; më tutje, kompania të mos paguaje dividentë gjatë vitit 2020, deri në ditën e dorëzimit të llogarisë vjetore, gjegjësisht raporte financiare për vitin 2020 dhe kompania të mos ketë paguar çmim-bonus pas hyrjes në fuqi të masës. Vetëm kompanitë që kanë realizuar një fitim si rezultat i punës në vitin 2020 do të kthejnë një subvencion për kontribut në vlerë prej 50% të fitimit para taksës, që do të thotë se masa ka për qëllim direkt të ndihmojë kompanitë që kanë pasur rezultate më të dobëta financiare në vitin 2020 për shkak të virusit korona.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi edhe Vendimin për ndalesë së shitjes së vajit ekstra të lehtë për djegie për amvisëri EL-1, me përmbajte squfuri më së shumti deri në 0,1 % (m/m), në pompat e benzinës në periudhën nga 15 prilli deri më 15 tetor të vitit 2020.

 

Ky vendim ështl miratuar për arsye se sezoni i ngrohjes përfundon më 15 prill dhe ky lloj karburanti ka për qëllim ekskluzivisht ngrohjen e ambienteve të amvisërive dhe zyrave dhe shitja e mëtutjeshme e të njëjtës pas 15 prillit  ndalohet të përdoret për lëvizjen e automjeteve motorike dhe llojeve të tjera të motorëve.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 22-të e Qeverisë (18.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur me 18 mars të vitit 2020, në bazë të nenit 125 paragrafi 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut konkludoi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të paraqesë Propozim që Kuvendi i RMV-së, të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19 dhe në përputhje me epideminë pandemike të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një virus i ri i cili është përhapur në të gjitha kontinentet dhe e kaploi edhe territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsyetimin e këtj propozimi deri tek Kuvendi i RMV-së, përcaktohen Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në bashkëngjitje të propozimit për vërtetimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e RMV-së, për shkak të parandalimit të përhapjes dhe ballafaqimit me virusin korona, Covid-19, Qeveria dorëzoj Arsyetim në të cilën potencohet:

Epidemia pandemike ose pandemia si gjendje e përhapjes së sëmundjes ngjitëse në një zonë të gjerë, në shumë vende apo kontinente dhe veçanërisht kur ekziston një përhapje në territor më të madh të një sëmundje të re të panjohur.

Në dhjetor të vitit 2019, në qytetin Vuhan, provincë Hubei në Republikën Popullore të Kinës, paraqitet virus i ri korona i cili filloi të përhapet për një kohë të shkurtër edhe në provincat tjera të Republikës Popullore të Kinës. Kjo sëmundje është infektim respirator akut në kategorinë B ( në bazë të Udhëzimit për parandalim dhe trajtim të sëmundjeve infektive të Republikës Popullore të Kinës). Duke ndërmarrë në vazhdë masa dhe tretmane, epidemia në Republikën Popullore të Kinës më në fund është stabilizuar nga mijëra deri në disa raste në ditë. Provincat e tjera të Republikës Popullore së Kinës, janë duke u shëruar nga epidemia, deri sa përhapja jashtë Republikës Popullore të Kinës, vazhdimisht rritet.

Më 11 mars të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli pandemi të virusit të ri Korona –  Covid-19 për shkak të faktit se bëhet fjalë për një lloj të ri të virusit korona, si dhe për faktin se është shpërndarë në disa kontinente. Me këtë Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një porosi të fuqishme dhe të qartë deri tek të gjitha vendet e Botës se gjendja me Covid-19 është shumë serioze dhe çdo shtet, në bazë të përkushtimit dhe sistemit shëndetësor, duhet të nis përgatitjet për menaxhimin me këtë krizë.

Ky virus në Evropë, në atë moment, ishte përhapur më së shumti në Republikën e Italisë, ku shpejtësia e shpërndarjes arriti deri në përmasa enorme.

Në arsyetimin e Qeverisë për vërtetimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona Covid-19 , janë nënvizuar gjashtë faza të zhvillimit të virusit korona dhe sëmundjes Covid-19  si dhe etiologjinë, epidemiologjinë, mënyrën e transmetimit dhe manifestimin klinik dhe trajtimin e tij.

Në bazë të asaj që është përmendur më lartë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e njëmbëdhjetë, të mbajtur në 25 shkurt 2020, në mbledhjen e dymbëdhjetë, të mbajtur më 28 shkurt 2020, në mbledhjen e katërmbëdhjetë, të mbajtur më 6 Mars 2020, në  mbledhjen e pesëmbëdhjetë, të mbajtur në 10 Mars 2020, në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë më 11 Mars 2020, në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur më 12 Mars 2020, në mbledhjen e tetëmbëdhjetë, të mbajtur më 13 Mars 2020, në mbledhjen e nëntëmbëdhjetë, të mbajtur në 14 Mars 2020, në mbledhjen e njëzetë, të mbajtur më 16 Mars 2020 mbledhjen e 21-të të mbajtur më 17 mars 2020, miratoi një sërë vendimesh, konkluzash, masash dhe rekomandimesh për të gjithë organet e administratës publike, ndërmarrjet publike të themeluar nga  shteti, ndërmarrjet aksionare në pronësi të shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë të themeluar nga njësitë e qeverisjes vendore, por edhe për sektorin privat, të gjitha në funksion të nevojës së identifikuar për të ndërmarrë masa dhe aktivitete për të parandaluar futjen dhe përhapjen e virusit Korona COVID-19.

Duke ndjekur  rrjedhën dhe progresin e të gjitha masave dhe aktiviteteve të ndërmarra për ballafaqimin me këtë gjendje gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona Covid-19 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.62/20, 63/20, 64/20 dhe 66/20) Vendim për ekzistimin gjendjes së  krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë  së Veriut, me qëllim parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit Corona COVID-19 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 63/20), Vendimi për ndalimin dhe regjimin special të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së  Veriut” nr. 63/20) dhe Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për disa produkte në tregtinë me pakicë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së  Veriut Nr. 67/20).

Vendimet, konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë janë miratuar me propozim dhe me koordinim me të gjitha institucioneve dhe organet mbikëqyrëse, veçanërisht me propozim të Grupit për vlerësim, Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, Ministrin e Shëndetësisë, Komisionin për sëmundje infektive  pran Ministrisë së Shëndetësisë, Shtabin kryesor koordinativ për kriza pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë shtesë të arsyetimit vërtetohet ekzistimi i të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19, është theksuar edhe gjendja momentale me pandeminë në Botë 201,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 8000 persona të vdekur. Virusi është përhapur në të gjitha vendet e Evropës dhe të gjitha kontinentet. Në nivelin e kontinentit të Evropës janë konfirmuar mbi 74,000 raste.

Rasti i parë pozitiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar më 26 shkurt 2020 dhe deri më sot, 18 Mars 2020, numri i rasteve të konfirmuara është 35 raste pozitive.

 

 

Në mbledhjen e 22 të Qeverisë së RMV-së janë miratuar masa dhe aktivitete shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, Covid-19, e shqyrtoi Procesverbalin nga mbledhja e Tretë e Shtabit kryesor koordinativ të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Korona, Covid-19, mbajtur me 18 mars të vitit 2020, e miratoi Procesverbalin dhe më pas i solli këto vendime:

1. Angazhohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë të ndajnë të gjitha informacionet, listat, listat e shtetasve tanë që gjenden në vendkalimet kufitare jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat aktualisht janë të organizuara ose individualisht dërgohen / kthehen nga këto shtete drejt Republikës së Maqedonisë Veriore.

2. Angazhohet Ministria e Punëve të  Brendshme çdo personi që largohet nga kufijtë e Republikës së Maqedonisë Veriore, ti jap të nënshkruajë një deklaratë personale, duke e obliguar atë që të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre muajt e ardhshëm.

Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Punëve të Jashtme të përgatisë një deklaratë.

Përjashtim nga kjo janë shoferët e mallrave që çdo ditë kalojnë kufirin brenda dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut ose qytetarë që largohen nga kufijtë për arsye shëndetësore ose për shërim jashtë vendit.

3. Të gjitha kapacitet e prodhimit në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhup ku ka gjendje krize, të organizojnë rrjedhën e punës dhe procesin e tyre, si dhe hyrjen dhe daljen në këto zona, në përputhje me regjimin special dhe protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndjekur shembullin e fabrika Knauf Radika AD.

4. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosin kontakt me SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të veprojnë në përputhje me protokollet për transport për qarkullim pa pengesa të postës të trafiku postar ndërkombëtar, të vërtetuar nga Ministria e Shëndetësisë.

5. Angazhohet ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, të vendos kontakt me drejtorin e Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, me qëllim që të zgjidh problemin me lejet dhe protokollet në kalimet kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shoferët e  mjeteve motorike të transportit.

6. Angazhohet Mila Carovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së RMV-së të ndërmarr aktivitete dhe të bëjë koordinim në mes Ministrisë së Ekonomisë, Drejtoris Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriu dhe odave ekonomike, që të shqyrtoj mundësin pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila ka të bëjë për të gjithë  ndihmave mjekësor  dhe material harxhues mjekësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për qëllime të menaxhimit të situatës aktuale, për të liruar 100% nga detyrimet doganore.

7. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë në bazë të protokolleve dhe vlerësimeve nga ekspert të Ministrisë së Shëndetësisë të ndërmarrin masa dhe aktivitete adekuate drejt personave i cili do të zbresë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me fluturim çarter nga Republika e Gjermanisë.

 

 

 

8. Angazhohet  Ministria e Punëve të Brendshme – DPB Shuto Orizari të intensifikojë kontrollet në terren në territorin e komunës në mënyrë që të parandalojë organizimin e takimeve në grup.

9. Angazhohet Ministria e Punëve të Jashtme  qime anë të përfaqësive diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëjë vlerësim në atë se sa shtetas të RMV-së janë jashtë vendit, ndërkaq kërkojnë të kthehen në shtet dhe në bazë të këtij vlerësimi të vendoset kontakt me ËizzAir me qëllim me anë të çarterit në mënyrë të organizuar të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të jetë masa e fundit e ndërmarr nga ana e Qeverisë së RMV-së në drejtim të qytetarëve të cilët gjenden jashtë kufijve të Republikës.

10. Angazhohet Fondi për siguri shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, të intensifikoj kontrollet dhe mbikëqyrjet drejt ordinancave të mjekëve amë, duke patur parasysh se ka paralajmërim për mbyllen e këtyre ordinancave.

11. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë të vendos kontakt me kapacitet prodhuese private të cilët kanë mundësi dhe kanë paraqitur një ofertë në Ministrinë e Shëndetësisë për prodhimin e maska mbrojtëse.

12. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë të vendos kontakt me spitalet private shëndetësore me qëllim që sipas mundësive të tyre për të lëshuar kapacitetet e tyre shëndetësore për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e situatës dhe përmes instrumentit të duhur juridik (marrëveshje bashkëpunimi, memorandum etj.) për të përcaktuar mënyrën, kushtet, kriteret dhe detyrimet e të dy palëve.

13. Me propozim të Drejtorisë Doganore të RMV-së, angazhohet Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari të vendos në dispozicion nga dy pompa për nevoja të Drejtorisë  Doganore në vendkalimet kufitare ”.

Në këtë mbledhje të 22-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për përdorimin e mjeteve nga Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e ndërmarrjeve të prekura nga gjendja me virusin korona me propozim-vendim.

Ky Informacion është përgatitur me qëllim që Qeveria e RMV-së të njohet me nevojën për përdorimin e mjeteve financiare nga Banka për Zhvilim e RMV-së, të cilat do të shfrytëzohen për mbështetjen e subjekteve afariste, puna e të cilëve është prekur nga gjendjet lidhur me virusin korona.

Gjendja e tashme në RMV, lidhur me virusin korona, si dhe pandemia e shpallur e gjendjes me virusin korona nga ana e OBSH-së, shprehu nevojën për të ndërmarrë masa mbështetëse të biznesit për të lehtësuar ose zvogëluar pasojat që ekonomia në RMV po vuan si rezultat i virusit korona. Në këtë drejtim, skemat e kreditit për mbështetje të sektorit real parashikohen të zbatohen përmes Bankës së Zhvillimit të RMV-së.

Gjegjësisht, një prej masave është edhe sjellja e linjës së re kreditore prej 5 milionë eiro, nëpërmjet të cilës do të kreditohen kompanitë të cilave aktiviteti ekonomik në mënyrë të drejtpërdrejtë është i prekur nga virusi korona. Kreditimi do të bëhet me kushte të favorshme – periudha më të gjata mospagimi, periudha më të gjata të ripagimit dhe kamata më të ulëta se kreditë standarde. Kreditë do të variojnë nga 5,000 euro deri në 20,000 euro, varësisht nga numri i të punësuarve në kompani, për mikro-ndërmarrjet me 1-10 të punësuar nga 3 – 5 mijë euro, për ndërmarrjet e vogla me 10-50 të punësuar nga 5 -15 mijë euro për ndërmarrjet e mesme me 50-250 të punësuar nga 15-30 mijë euro.

Nëpërmjet Bankës së Zhvillimit, RMV planifikon kreditim direkt të kompanive të prekura nga virusi korona dhe në vlerë prej gjashtë milion euro shtesë nga Fondit i kompensimit nga ndihma e jashtme dhe Fondit të kompensimit të ndihmës tjetër të jashtme, me anë të së cilës është e nevojshme të sigurohen kushte për funksionalizimin e këtyre fondeve.

 

Për këtë qëllim, propozohet Qeveria që të sjell për përfundimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për mbledhjen, përdorimin dhe administrimin e fondeve nga ndihma e huaj ekonomike e Republikës së Maqedonisë Nr. 44-7213 / 1-17 nga 06.03.2018, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 44 nga viti 2018.

Gjithashtu për operacionalizimin e kësaj linje kreditore, është e nevojshme që Banka për Zhvillim e RMV-së, në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik dhe Ministrinë e Financave, të vendosin kritere për këtë lonjë kreditore. Kushtet në të cilat do të bëhet kreditimi, do të jenë më të favorshme se kushtet në të cilat jepen kreditë nga bankat komerciale.

Për shkak të lartpërmendurës, Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik e propozoi, ndërsa Qeveria në këtë mbledhje i miratoi këto konkluzione:

1. Obligohet Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut në afat prej 5 ditë të dorëzojë informacion deri te Qeveria me të cilën do të propozojë formim të linjës kreditore për kreditim direkt të kompanive të prekura nga virusi korona me kushte më të favorshme nga kushtet e kredive nga bankat komerciale.

2. Qeveria solli Vendim për përfundimin e vlefshmërisë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për mbledhjen, përdorimin dhe administrimin e fondeve nga ndihma e huaj ekonomike në Republikën e Maqedonisë Nr. 44-7213 / 1-17 nga 06.03.2018, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 44 nga viti 2018.

3. Obligohet Ministria e Financave ta njoftojë Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut që mund të kryejë lëshimin e fondeve prej 6 milionë euro nga Fondet kompenzuese dhe të njëjtën ta përcjell deri te Ministria për Punë të Jashtme.

4. Obligohet Ministria për Punë të Jashtme, pas hyrjes në fuqi të Vendimit për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për mbledhje, përdorimin dhe administrimin e fondeve nga ndihma e huaj ekonomike në Republikën e Maqedonisë Nr. 44-7213 / 1-17 nga 06.03.2018, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 44 nga viti 2018, të dërgohet Njoftim deri te Ambasada e Japonisë në RMV, me qëllim për të informuar se fondet do të jenë të vendosura për menaxhim dhe administrim në Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut.

5.Obligohet Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut që në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik dhe Ministrinë e Financave të përgatisë dhe të dorëzojë deri te Qeveria, Informacion me Propozim-Vendim, ku do të përcaktohen kushtet për kreditim direkt për subjektet afariste të prekura nga virusi korona.

Me rastin e propozimit të Gjonull Bajraktar, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria solli Konkludim në pjesën Para kalimit të Rendit të ditës nga mbledhja e 21-të e Qeverisë, të ndryshohet dhe personat nga Pepelishte të sillen në  Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, për të cilët nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale nëpërmjet UNDP-së do të sigurohet ujë dhe ushqim dhe e njëjta do të distribuohet nëpërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së, ndërsa Shërbimi për punë të përgjithshme i Qeverisë të sigurojë produkte për higjienë personale për personat që do të jenë të vendosur aty.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 21 e Qeverisë (16.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 21-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin nga Mbledhja e dytë e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurim të koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 17 mars të vitit 2020 dhe përfundoi që i njëjti të dorëzohet deri te institucionet kompetente, në mënyrë që urgjentisht të realizohen masat dhe rekomandimet.

Njëkohësisht, në lidhje me grupin e shtetasve tanë të cilët në mënyrë të organizuar me konvoj autobusësh arrijnë Republika e Italisë në kalimin kufitar Deve Bair, Qeveria i miratoi këto konkluzione:

1. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të sigurojë transportin e tyre, pa ndalim dhe pa lëshim të transportit dhe të njëjtit ti akomodojë në kapacitetet e Krivollakut.

2. Obligohet Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut  ta rrethojë perimetrin e këtij kapaciteti në Krivollak dhe të sigurojë hapësirë ku këta persona do të akomodohen, në  mënyrë që personat të mos e lëshojnë të njëjtin.

3. Obligohet Ministria e Shëndetësisë të sigurojë ekipe mjekësore për këta persona.

4. Obligohet Ministria e Mbrojtjes të sigurojë ujë dhe ushqim për nevojat e këtyre personave gjatë ditës së sotme, ndërsa gjatë ditës së nesërme sipas nevojës edhe nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së RMV-së.

5. Obligohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes UNDP-së të kërkojë ujë dhe ushqim për nevojat e këtyre personave për periudhën në vijim.

6. Obligohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të sigurojnë tualete mobile për nevojat e këtyre personave.

Kësaj mbledhje të Qeverisë i parapriu mbledhja e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, të cilën e udhëhoqën Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

 

Në mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave edhe atë: zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë, Milla Carovska, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministrit i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministrja e Financave, Nina Angellovska, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski dhe drejtori i Drejtorisë Doganore të RMV-së, Gjoko Tanasoski.

Në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues të krizave, ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov.

Në mbledhjen  e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurim të tërësishëm koordinues lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, u përcaktua ky Rend i ditës:

Pika 1: Rrjedhë dhe progres e aktiviteteve të të gjitha institucioneve kompetente për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19.

Pika 2: Pyetje dhe propozime;

Sipas pikës 1 nga Rendi i ditës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i informoi anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave dhe personat tjerë të pranishëm për gjendjen aktuale dhe rrjedhën dhe progresin e të gjitha ekipeve në teren nga institucionet kompetente, veçanërisht në zonat ku ekziston gjendje krize. Në këtë moment numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 22 persona.

Në përputhje me informimin dhe propozimet e dhëna në diskutimin e mbledhjes nga anëtarët dhe personat e tjerë të pranishëm sipas kësaj pike, Shtabit kryesor koordinues i krizave, i miratoi këto konkluzione:

1. I shqyrtoi nevojat dhe problemet për zgjidhje në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë (të dorëzuar në bashkëngjitje me këtë Procesverbal), dhe përfundoi:

-Lidhur me pikat 1,2 dhe 3 të zbatohen sipas protokolleve për hyrje në Ministrinë e Shëndetësisë, me pajisje të duhur për mbrojtje.

-Në lidhje me pikën 4, të zgjidhet sipas protokollit për hyrje në Ministrinë e Shëndetësisë dje përderisa vërtetohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror dhe Inspektorati Shëndetësor.

-Lidhur me furnizimin e nevojshëm të ushqimit, barërave dhe prodhimeve të tjera urgjente dhe mjete mbrojtëse, Ministria e Punëve të Brendshme ti administrojë personat të cilët kryejnë furnizim të këtyre prodhimeve për ata persona të cilët janë ndalur në zonën tampon.

-Të gjitha nevojat dhe problemet e tjera për zgjidhje në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, të zbatohen në përputhje me kompetencat ligjore të të gjitha institucioneve, mjetet financiare të këtyre institucioneve kompetente dhe protokollet ekzistuese të Ministrisë së Shëndetësisë

2. E miratoi Kërkesën e dorëzuar në MË – Gari SHPK Dega f.Gari – Dibër, nr. 0302-15 nga 16.03.2020, në raport me vazhdimin e punës në kushte të veçanta të degës dhe konkludoi që mënyra e punës të vazhdojë dhe të organizohet sipas kushteve dhe në mënyrë të njëjtë, si dhe për kapacitetet e tjera të mëdha prodhuese në zonat e komunave ku është shpallur gjendje krize.

3. Të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në RMV, menjëherë të përpilojnë plan dhe të kryejnë dezinfektim të rrugëve dhe sipërfaqeve publike në territorin e komunave.

4.Lidhur me kontrollet e kryera nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë, Ministria të dorëzojë raport të detajuar nga kontrollet e kryera, cilat masa janë ndërmarrë, kundër cilët persona (me emër dhe mbiemër) dhe në cilën periudhë.

5. Në mbledhjen e Qeverisë të shqyrtohet mundësia dhe Qeveria të ndërmerr qëndrim në lidhje me atë që secili person i cili lëshon kufijtë e RMV-së, të nënshkruajë deklaratë personale me të cilën do të obligohet që në tre muajt e ardhshëm të mos kthehet në RMV.

6.Për mbledhjen e ardhshme të Shtabit kryesor koordinues të krizave të gjitha institucionet ti paraqesin nevojat e tyre për furnizim, veçanërisht ato që janë të nevojshme dhe urgjente, në funksion të sigurimit të koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19.

6. За наредниот состанок на Главниот координативен кризен штаб сите институции да ги пријават своите потреби за набавки, исклучиво кои се итни и неопходни, во функција на обезбедување целосна координација во врска со спречување на внесување и ширење на Коронавирус COVID-19.

7. Zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë, Milla Carovska, të jetë në kontakt me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me qëllim të dhënies të përshpejtuar të lejeve për vozitje, të nevojshme për vozitësit të cilët drejtojnë automjete transportuese.

8. E pranoi kërkesën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, nr. 02-1269/1 nga 12.03.2020 (dorëzuar në bashkëngjitje me këtë procesverbal), gjegjësisht i mundësoi Fondit që të anulojë pranimin e palëve në komisionet invalidore.

9. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byronë për zhvillimin e arsimit, UNICEF-in dhe personat dhe institucionet tjera të interesuara, që nga dita e sotme të fillojë me përpilimin e planit dhe mënyrës për zbatimin e mësimit online për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në RMV, me orar të orëve dhe të shfrytëzohen të gjitha kanalet për komunikim më së voni deri më 19.03.2020 година (e enjte) dhe të njëjtin t’ia prezantojë Shtabit kryesor koordinues të krizave dhe Qeverisë.

Në lidhje me pikën 2 të Rendit të ditës, nuk kishte pyetje dhe propozime.

Konkluzionet,  rekomandimet dhe konstatimet  e lartpërmendura u pranuan njëzëri, pa vërejtje nga anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19 dhe për obligimet që dalin nga të njëjtit menjëherë të informohen të gjitha institucionet kompetente, me qëllim që ato ti operojnë dhe ti realizojnë urgjentisht.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 20-të e Qeverisë (16.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të 20-të shqyrtoi Procesverbalin nga mbledhja e parë e Shtabit kryesor koordinues të krizave, për sigurim të koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 16 mars të vitit 2020 dhe në përputhje me propozimet e dhëna në diskutimin e mbledhjes, i miratoi konkluzionet në vijim: 

  1. Obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Ministria e Shëndetësisë, të shqyrtojnë mundësinë që të gjithë personat të cilët gjenden në shtëpitë e tyre të vikendit për pushim dhe rekreacion, të cilët janë brenda zonave të komunave ku ekziston gjendje krize ose janë në rrethinën e të njëjtave (Mavrovë dhe Rostushë), në mënyrë të sigurt ti lëshojnë shtëpitë e tyre për qëndrim, pas kontrollit paraprak nga ana e epidemiologëve.

    Përderisa nuk është i mundur zbatimi dhe realizimi i kësaj mase, të ndërmerren masa dhe aktivitete nga institucionet kompetente për sjellje të rregullt të ushqimit dhe produkteve të nevojshme për këta persona.

  2. Mbyllen të gjitha kalimet kufitare në RMV për kalimin e shtetasve të huaj – udhëtarëve dhe automjeteve, përveç për hyrje dhe transit të automjeteve të transportit për përfaqësuesit e korit diplomatik në RMV, si dhe për personat e tjerë për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme do të jep leje sipas mendimit paraprak të Shabit kryesor koordinues të krizave, i cili do të konfirmojë se ekziston interes i veçantë shtetëror ose ekonomik. Këto automjete transportuese dhe persona do të hyjnë në RMV, sipas kushteve të veçanta për mbrojtje në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
  3. Mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe kalimi kufitar në këtë aeroport pas 48 orëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përveç për shtetasit fluturimeve shtetërore, ushtarake, humanitare, spitalore dhe kargo pa udhëtarë për pozicionimin e fluturimeve, me njoftim paraprak deri te operatori i aeroportit TAV Maqedoni SHPKNJ, ndërsa SHA  M-NAV Shkup të jep rekomandim NOTAM për të njëjtën.
  4. Në përputhje me masat nga konkluzionet nr. 3 dhe 4, Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për masa për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19.
  5.  Obligohet Ministria e Shëndetësisë – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, për vozitësit profesional të automjeteve për transport që hyjnë në RMV, të japë leje të veçantë ose protokoll të veçantë shëndetësor, me të cilin do të sigurojë regjim të veçantë shëndetësor dhe protokollar për hyrje në shtet të këtyre personave. Deklarata personale e dhënë paraprakisht, konsiderohet e pavlefshme.
  6. Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, bashkërisht të shqyrtojnë mundësitë për kthimin e shtetasve të RMV-së, të cilët gjenden në aeroportet në Zagreb, Stamboll, Vjenë dhe Varshavë, gjegjësisht me transport me autobus këta shtetas të sillen në RMV.
  7. Ti rekomandohet Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Supreme të RMV-së të shqyrtojnë mundësinë dhe tu rekomandojnë kryetarëve të gjykatave të përpilojnë plan për anulimin e  proceseve gjyqësore, me përjashtim të atyre lëndëve gjyqësore te të cilët ekziston nevojë urgjentisht të veprohet, siç janë lëndë të cilat janë para vjetërsimit, lëndë në të cilat janë shqiptuar masa për paraburgim ose masa të tjera për sigurimin e pjesëmarrjes, si dhe lëndë te të cilat në mënyrë serioze do të shkelej e drejta e gjykimit në kohë të arsyeshme, lëndë të cilat kanë arritur deri në shqiptimin e aktgjykimeve, lëndë për të cilat vendoset pa debat publik dhe të ngjashme.
  8. Ti rekomandohet Odës së Noterëve të RMV-së, Odës së Avokatëve të RMV-së dhe Odës së Përmbaruesve të RMV-së, që ti zbatojnë të gjitha masat, konkluzionet dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e RMV-së.
  9. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, automjetet e policisë kufitare ti vendosë në dispozicion për nevojat e Armatës së RMV-së për patrullat mobile në zonat kufitare.
  10. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që ti intensifikojë kontrollet për personat të cilët janë të udhëzuar të të kryejnë vetë-izolim dhe respektim të masave të Qeverisë dhe për të njëjtën të njoftojnë Qeverinë në bazë ditore.
  11. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme në bazë ditore të njoftojë Qeverinë për rezultatin e kontrolleve të kryera në kalimet kufitare, numrin e kontrolleve dhe lejeve të dhëna. 
  12. U rekomandohet Hekurudhave të RMV-së, SHA Transport Shkup, sipas principit të vendimeve të miratuara nga NPT Shkup, përkohësisht ti ndërpresin masat që kanë të bëjnë me biletat pa pagesë dhe transportin pa pagesë për personat e moshuar.
  13. Të gjitha nevojat dhe furnizimet urgjente dhe të nevojshme të të gjitha institucioneve shtetërore në RMV, në lidhje me sigurimin e koordinimit të tërësishëm, në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, institucionet ti kryejnë me fondet financiare nga buxheti i tyre për vitin 2020.

     

  14. Të apelohet deri te qytetarët e RMV-së, që të mos udhëtojnë jashtë shtetit.
  15. Qeveria i pranoi Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për transportuesit që udhëtojnë në vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë.

Personave që udhëtojnë nëpër vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të COVID – 19, ndërsa të cilët drejtojnë automjete transportuese të rënda për transport të produkteve ushqimore dhe mallra të tjera, gjatë transportit të tyre transit dhe qëndrim, ngarkim ose shkarkim të mallrave në këto vende, u rekomandohet ti respektojnë masat në vijim për mbrojtje personale dhe kolektive:
-Kufizohen  kontaktet dhe lëvizjet për drejtimet rrugore nga pika A deri te pika B, përveç nevojës për sigurim të ushqimit dhe tualetit.

-Ndalohet kontakti me persona të tjerë.

-Në rast të daljes për blerje të ushqimit ose për tualet, në mënyrë të detyrueshme të përdorin mjete për mbrojtje personale dhe atë:

-doreza për një përdorim,

-maska mbrojtëse N 95 ose FFP 3 me një filtër

-nuk ka nevojë për mbajtjen e manteleve mbrojtëse, si dhe syzeve mbrojtëse

Për shkak të mundësisë nga realizimi i kontaktit të drejtpërdrejt respirator me personat e infektuar me COVID – 19, në motele, hotele dhe restorante, rekomandohet:

-Të flenë në kabinat e automjeteve të tyre. 

Gjatë kthimit në RMV të jenë në kontakt me shërbimin kompetent të epidemiologjisë Qendra për Shëndet Publik, për marrjen e instruksioneve të mëtejshme për masat dhe veprimet përderisa paraqiten simptome.

Gjatë udhëtimit

– Pas secilit kontakt në vetëshërbime, dyqane, tualete, është i detyrueshëm dezinfektim i duarve

-Maksimalisht të shmanget kontakt me persona të tjerë për më shumë se 10-15 sekonda (veçanërisht me persona me simptomë)

-Më shpesh të ajroset kabina gjatë vozitjes

 

-Gjatë qëndrimit në kabinë nuk ka nevojë të mbahet pajisje për mbrojtje personale

– Ndalohet marrja e udhëtarëve në rrugë

-Në mënyrë të detyrueshme duhet të sigurohen mjete për dezinfektim të duarve në bazë të alkoolit gjatë udhëtimi

Obligohet Shoqata e Auto-Transportuesve të Licencuar të përpilojnë plan operativ për zbatimin e rotacionit të vozitësve, gjegjësisht ndërrim i tyre i mëpasshëm në udhëtime në vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë.
Si pika e 16-të e mbledhjes së sotme të 20-të, është përcaktuar të detyrohn Ministriae Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, formularët me Njoftimet për vetë-izolim ti përkthejnë në gjuhën shqipe.

Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për eksport dhe import të produkteve ushqimore.

 

Në Informacion theksohet se grupi punues i përbërë nga përfaqësues së Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Drejtorisë Doganore, propozon që të vendoset ndalesë për eksport të grurit dhe miellit të grurit drejt vendeve për kohë të papërcaktuar dhe i obligoi Ministrinë e Ekonomisë, së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Drejtorinë Doganore, të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e duhura me qëllim të zbatimit të kësaj mase.

Në lidhje me këtë Qeveria obligoi Drejtorinë Doganore, në bashkëpunim me Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në periudhën e ardhshme të ndjekin trendin e eksportit të vajin të lulediellit të rafinuar për konsumim, orizin, prodhimet e kondensuara dhe prodhimet e brumit (pasta, biskota dhe të ngjashme) dhe për të njëjtën ta njoftojë Qeverinë e RMV-së. 

Qeveria aprovoi rekomandimin që industria e përpunimit të mullirit ta ketë parasysh kuotën pa taksa për importet e grurit nga vendet anëtare të OBT-së në sai prej 80,000 tonë.

Si konkluzion plotësues që lidhet me informacionin për eksport dhe import të produkteve ushqimore, Qeveria obligoi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe Agjencinë për Rezerva të Mallrave, së bashku me industrinë e përpunimit të mullirit, të përcaktojnë gjendjen momentale të rezervave të grurit dhe miellit dhe për të njëjtën ta njoftojnë Qeverinë.

 

Ministria e Punëve të Jashtme është detyruar, përmes rrjetit të misioneve diplomatike dhe konsullore të vendit tonë, të udhëzojë në mënyrë që të sigurojë informacione në baza ditore për ndjekjen e vendosjes sëë ndalimeve eventuale të importit dhe eksportit të mallrave në RMV.

Në kuadërt të ësaj pike Inspektorati i Tregut është i detyruar të kryejë një kontroll të jashtzakonshëm tëdepove dhe qendrave për shpërndarje, në mënyrë që të përcaktojë situatën për rezervat e mundshme të fshehura të produkteve ushqimore dhe në të njëjtën kohë të ndek situatën në aspekt të rritjeve të papërshtatshme të çmimeve dhe për të njëjtën në mënyrë të rregullt, çdo tre ditë, ta informojë Qeverinë e RMV-së.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencinë e Rezervave të Mallrave, të përpilojnë listë të produkteve ushqimore, të cilët do t’i nënshtroheshin importit eventual ndërhyrës në afat prej pesë ditësh, ndërsa Agjencia e Rezervave të Mallrave të paraqesë menjëherë një listë të mallrave të cilat i posedon me të dhëna sasiore.

Obligohet Ministria e Ekonomisë që menjëherë të paraqesë në Qeverinë e RMV-së  propozim për lirimin e taksave doganore për 100% për produktet e miellit të grurit, vajit të lulediellit, sheqerit të bardhë, sapunëve, detergjentëve, veshjeve dhe aksesorëve, pelenave për fëmijë dhe të rritur, pecetave, peshqirëve për duar, maska plastike me filtër tekstili, mbulesa tekstili për përdorim kirurgjikal, veshjeve kirurgjike nga letra, maska ​​letre, veshje gome mbrojtëse, doreza gome, kirurgjikale dhe të tjera,veshje të tekstilit kirurgjik, varicela dhe të tjera dhe dezinfektues, asepsol, alkool mjekësor, dhe syze mbrojtëse.

Qeveria e RMV-së në mbledhjen saj të 20-të solli Vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve elementare të bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezë, miell, mish, pasta, barëra dhe mjete dezinfektuese në gjendje të ditës për shpalljen e pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), përveç atyre për të cilat ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse.

 

Ky vendim hyn në fuqi ditën e ardhshme nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe u miratua me qëllim që të mos keqpërdoret gjendja aktuale në treg dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të kërkesës të rritur në treg për këto produkte, shkaktuar me shpalljen e pandemisë nga OBSH.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe informacionet për mbikëqyrjet inspektuese të kryera në përputhje me Konkluzionin e Qeverisë nga mbledhja e mbajtur më 13.03.2020, për kontroll të zbatimit të masave për ndalimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar, Agjencisë për Barëra dhe Mjete Mjekësore të RMV-së (MALMED), Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

Pasqyrën e të gjitha inspektimeve të kryera, si dhe masat e marra, mund ti gjeni në raportet përmbledhëse të kryera më 15.03.2020 dhe 16.03.2020.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 19-të e Qeverisë (14.03.2020)

Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e 19-të të rregull të saj, e shqyrtoi Planin aksional të Shtabit kryesor për menaxhimin me kriza për parandalim dhe menaxhimin e përhapjes së virusit korona COVID-19 në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën ekziston gjendje krize, në rajonet e komunave, Dibër dhe Qendra Zhupë dhe më pas konkludoi i njëjti që të ndryshohet dhe plotësohet me masat e reja:

— – Plani i veprimit duhet të rishikohet në bazë të rekomandimeve  të  rreja të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë,

– Puna e kapaciteteve prodhuese në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa duhet të koordinohet më tej me një regjim special të punës në përputhje me veprimtarinë që ata kryejnë,

Të pranohet oferta nga operatorët e telekomunikacionit dhe të përcaktohen katër masat / rekomandimet më të rëndësishme që duhet të dërgohen me SMS deri tek  qytetarët,
– Rekomandohet që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë Veriore, për zonën e Dibrës dhe Qendër Zhupës, gjatë kësaj periudhe, të veprojnë në përputhje me udhëzimet e detyrueshme, me lëndë dhe procedura që lidhen me situatën e krijuar,

-I  rekomandohet që Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut të lëshojë një urdhër që gjykata të funksionojë në komunën e Dibrës me të njëjtin parim si udhëzimet e detyrueshme të dhëna nga Prokuroria Publike,

– Angazhohet Ministria e Mbrojtjes që të bëjë furnizim të shpejt të mjeteve për dezinfektim për nevojat e Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Armatës së RMV-së, në Pajtueshmëri me këtë angazhohet Biroja për furnizime publike të jap leje për furnizime.

Në bazë të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, Shtabi kryesor për menaxhim me kriza të ndryshoj dhe të plotësoj, Planin e veprimit për parandalim dhe menaxhim me përhapjen e virusit korona COVID-19 në një pjesë të territorit të RMV-së, në të cilën ekziston gjendje krize, në rajonet e komunave, Dibër dhe Qendër Zhupa.

Në këtë mbledhje, në lidhje me nevojat për ndërmarrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve për  parandalim nga shpërndarja e virusit korona COVID-19 dhe në përputhje me propozimet të dalura nga diskutimet gjatë mbledhjes së qeverisë. Qeveria i miratoi këto konkluza:

1. Qeveria formon Shtab kryesor për koordinim me krizë, me të cilën do të udhëheq Kryetari i Qeverisë së RMV-së, dhe në përbërje me të gjithë zëvendëskryetarët e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, ministri për Financa, ministri për Arsim dhe Shkencë, ministri për Punë të Jashtme, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza dhe drejtori i Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim, në mënyrë që të bëhet koordinim i plotë në këtë organ.

 

Në rast nevoje, duke patur parasysh situatën, në punën e Shtabit kryesor për koordinim me krizën mund të kyçen edhe institucione tjera kompetente dhe ekspert. Shtabi kryesor për koordinim me krizën të takohet në bazë ditore, paradite në hapësirat e Qeverisë së RMV-së, menjëherë pas mbajtjes së takimit të Komisionit për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë.

 

2. Të mbyllen të gjitha kalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç, kalimeve kufitare, Tabanovcë, Deve Bair, Qafa e Thanës, Bogorodica dhe Bllacë, të cilët do të jenë të hapur për kalim të udhëtarëve dhe veturave.

3. Të ndërpres punën aeroporti “Sv. Apostol Pavle” në Ohër” gjegjësisht të mbyllet kalimi kufitar i këtij aeroporti, pas 48 orëve pas miratimit të kësaj mase tjetër.

4. Të ndalohet hyrja në territorin e RMV-së të shtetasve të huaj edhe nga vendet me rrezik të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, përveç të atyre personave për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme do të jep leje sipas mendimit nga Shtabi kryesor për koordinim me krizë, i cili do të vërtetoj se ekziston interes i veçantë shtetëror dhe ekonomik. Këto persona të hynë në shtetin tonë nën kushte të veçanta dhe mbrojtje, në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

5. Të mbyllen për vizitorët të gjitha shitoret në Qendrat Tregtare në territorin e RMV-së, përveç supermarkteve, shitoreve për ushqim dhe barnatoreve. Të gjithë personat tjerë juridik mund të punojnë dhe të realizojnë shitje në mënyrë alternative ( porosive on-line, dhe ato telefonike) dhe të bëhet dërgesa e porosive.

6. Ndërpritet puna e të gjithë restoranteve, kafeneve, bareve, kazinove, bastoreve sportive dhe objekteve tjera shërbyese;

7. Të gjithë objektet hotelerike, të cilët bëjnë përgatitje dhe shitje të ushqimit mund të punojnë, pa vizitë të klientëve (mysafirëve) dhe të realizojnë shitje në mënyrë alternative (me anë të porosive on-line dhe telefonave) dhe të bëjnë dërgesën ose të mundësojnë marrjen e porosisë vetëm jashtë objektetit hotelerik (me anë të shtandeve, pulteve dhe të ngjashme)

Në pajtim me këto masa, Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për masat dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID-19

8. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë, që çdo shtetasi tonë i cili hynë në kalimet kufitare në RMV, ndërkaq udhëton nga vendet me rrezik të madh ose të mesëm, gjatë hyrjes, në kalimin kufitar ti jap një deklaratë me shkrim për zbatimin e vetizolimit të obligueshëm dhe i njëjti të nënshkruaj një deklaratë me shkrim nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale se do të vetë-izolohet në të cilën ai do të rendisë detajet e tij personale, duke përfshirë adresën dhe vendin e qëndrimit gjatë vetë-izolimit.

9. Angazhohet Sekretariati për Çështje Evropiane, të përgatis dhe në mënyrë urgjente deri tek Qeveria të dorëzoj analizë komparative për të gjitha masat e ndërmarra dhe mënyrën e zbatimit të tyre në shtet me rrezik të lart dhe të mesëm.

10. Angazhohet Ministria e Financave – Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Bujqësisë  Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë për Punë të Jashtme, urgjent të formohet grup pune, me qëllim që deri ditën e hënë të përgatis informacion/propozim për import dhe eksport të produkteve ushqimore

11. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme të informoi publikun dhe subjektet ekonomike se dërgesa e produkteve ushqimore, medikamenteve dhe mallrave të tjera të nevojshme  në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhup ku ekziston gjendje krize do të behet veçanërisht në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00.

Për shkak të vazhdimi me punë të kapacitet industrial Knauk Radika Dibër do të mundësohet sigurim i kalimit të veturave me të cilët bëhet transporti i resurseve dhe mallrave  në rajonet ku ekziston gjendja e krizës. Veturat me të cilën bëhet transporti i mallrave dhe veturave të kompanisë Knauf do të udhëzohen drejt punktit të sigurisë në drejtim të Hidroelektranave Shpile dhe Globoçica ose tek punkti i sigurisë tek ura e Boshkut, prej ku me shoqërim të policisë do të drejtohet në drejtim të rajoneve të komunave Dibër dhe Qendër Zhupa ku ekziston gjendja e krizës. Shkarkimi i mallrave do të kryhet veçanërisht nga personat të cilët janë në rajonet ku është shpallur gjendja e krizës, ndërkaq shoferit dhe veturës ose bashkudhëtarit të tij nuk do ti lejohet dalja nga vetura. Pas shkarkimit të mallrave, vetura gjithashtu nën shoqërim të policisë kthehet në një nga punktet e sigurisë ku pas dezinfektimit të kryer do të mund që lëvizje të lirshëm jashtë territorit në të cilën është shpallur gjendja e krizës.

12.Obligohet Sektor i Marrëdhënieve me Publikun i RMV-së që këto konkluzione, masa dhe rekomandime menjëherë ti publikoj në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjta ti dërgoj deri tek të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 18-të e Qeverisë (13.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 18-të, e shqyrtoi Procesverbalin e mbledhjes së pestë së Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, të mbajtur më 13 mars të vitit 2020, për  ndërmarrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID – 19 dhe në pajtueshmëri me propozimet të parashtruara në debatin në mbledhje, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi, i miratoi këto konkluzione:

  1. E miratoi Procesverbalin nga mbledhja e pestë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars të vitit 2020, gjegjësisht e pranoi propozimin dhe solli Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19.
  2. Periudha për ekzistimin e gjendjes së krizës, në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në zonat Dibër dhe Qendër Zhupë, është më së shumti deri në 30 ditë.
  3. Vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 10, të dorëzohet deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  4. Për operacionalizimin e Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, me qëllim parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19,Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendos për pjesëmarrje të një pjese të anëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (lloj dhe numër i forcave dhe kapaciteteve të njësiteve ushtarake, qëllim dhe detyra për të cilat kërkohen edhe kohëzgjatja e aktivitetit dhe angazhimi i njësiteve ushtarake(, në menaxhimin me gjendjen e krizës. 
  5. Selia kryesore pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e një plani të veprimit për parandalimin dhe menaxhimin e situatës në zonat komunale, me një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale-teknike të disponueshme dhe një plan veprimi të koordinuar në zonat e krizës.
  6. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Punëve të Jashtme, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të gjitha institucionet tjera shtetërore kompetente, që ti vendosin në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe resurset e disponuseshme, të cilat mund të vendosen në funksion për menaxhim me situatën. 
  7. Obligohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme, që deri në fund të ditës, të nominojnë anëtarë nga Selia kryesore pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza.
  8. Solli Vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me të cilën vendoset masa për lëvizje, gjegjësisht hyrje dhe dalje nga zonat në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe masa për vendosjen e regjimit të posaçëm të banorëve brënda këtyre zonave.

 

Regjimi I posaçëm I lëvizjes së popullatës brenda këtyre rajoneve ta konfirmoj Shtabi kryesor pranë Qendrës për menaxhim me kriza në planin aksional për parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19

 

 

  1.  Angazhohet, Ministria e Shëndetësisë- Komisioni për sëmundje infektive, të jap rekomandime/proktoll për atë se si dhe në cilën mënyrë të bëhen lëvizjet e transportuesve brenda dhe jashtë Republikës së Greqisë për furnizimin me naftë,  si dhe rajonet e Komunave Dibër dhe Qendra Zhupë në ë cilën është shpallur zonë krize, gjegjësisht si dhe në cilën mënyrë me anë të masave adekuate ti mbrojmë të njëjtit.

    Në mënyrë shtesë në  protokollet / rekomandimet nga  Komisioni për sëmundje infektive  të përfshihen të gjithë transportuesit (produkte gipsi, transporti ushqimor dhe produkte të tjera) që do të bëjnë furnizim brenda dhe jashtë komunave Dibër dhe Qendër Zhupa.

 

  1.  Angazhohet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtoria Doganore, në bazë ditore të informojnë qytetarët se cilët kalime kufitare janë të hapura për kalim.

 

 

  1. Të mbyllen kalimet kufitare Xhepishte-Trebishte dhe kalimi kufitar Blato, si dhe të mbyllet Qendra e skijimit “Zare Lazarevski” në fsh.Mavrov – Anet e Mavrovës. 

Në bazë të kësaj Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për masat e parandalimit të përhapjes së virusit korona COVID-19

 

  1.  Banorët e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa  të cilët janë jashtë territorit të këtyre komunave mund të kthehen në shtëpitë e tyre në 13.3.2020 deri në ora 00:00 në mesnatë.

 

 

  1. Obligohet Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore – MALMED të kryejnë inspektime të koordinuara të jashtëzakonshme të të gjithë operatorëve ekonomikë që shesin fonde për mbrojtje nga virusi korona, në përputhje me masat, rekomandimet dhe udhëzimet e Qeverisë. 
  2. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të përcaktoj një person  i cili do të jetë i angazhuar në rast të përdorimit nga intervenimi gjatë kryerjes së inspektimeve të jashtëzakonshme nga ana e inspektorateve.

 

 

  1.  Angazhohet Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar me çështje ekonomike  dhe koordinim me resorët ekonomik, rregullisht në bazë ditore deri në orën 12:00 të informoj Kryetarin e Qeverisë së RMV-së, për inspektimet e bëra nga ana e të gjithë inspektorateve

 

  1. Obligohet Sektor i Marrëdhënieve me Publikun i RMV-së që këto konkluzione, masa dhe rekomandime menjëherë ti publikoj në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjta ti dërgoj deri tek të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.
Masa dhe konkluzione nga seanca e 17-të e Qeverisë (12.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 17-të e shqyrtoi Procesverbalin nga mbledhja e Trupit koordinues për grumbullimin dhe shkëmbimin e informacioneve për zbatimin e masave për parandalimin e shfaqjes, zbulimin e hershëm, parandalimin e përhapjes dhe zhdukjen e infeksionit të virusit korona, mbajtur më  12 mars të vitit 2020, me Listë të diagnozave të gjendjeve kronike dhe Shpjegimin rreth shpalljes së Pandemisë nga Organizata Botërore Shëndetësore, në përputhje me propozimet e dhëna në debatin e mbledhjen, me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së këtij virusi, i miratoi konkluzionet, masat dhe rekomandimet në vijim:

1. Në përputhje me kategoritë e përcaktuara të personave që duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të vërtetimit të bashkëngjitur nga mjeku amë për gjendjet në vijim: 1) Sëmundje kronike respiratore; 2) Sëmundje të kardiovaskulare; 3) Diabet TIP 1; 4) Sëmundje malinje; dhe 5) Gjendje imune komprometuese, e pranoi Listën e diagnozave për sëmundje kronike të marra në konsultim me drejtorët e klinikave për Endokrinologji, Pulmonologji, Kardiologji dhe Nefrologji si më poshtë:

 

1.1.     Sëmundje kronike respiratore

–          XOBB – Sëmundje kronike obstruktive të mushkërive

–           Astma – J45

–           Fibrozë intesticiale – J84

1.2.     Sëmundje të rënda kardiovaskulare:

–           Dobësi e zemrës me EF- 40

–           Infarkt akut i miokardit deri më 3 muaj

–           Sëmundje të zemrës me hipertension të rëndë pulmonar

–           Stenozë e rëndë e aortës dhe mitrale

–           Sëmundje inflamatore të zemrës (miokardit, endokardit) – 6 muaj

–           Pesmejker i implantuar  ose divajs të zemrës deri më 3 muaj

–           Trombozë e thellë e venave deri më 3 muaj

1.3.     Diabetes mellitus:

 

–           Diabet i tipit 1- i varur nga insulina

–           Diabet i tipit 2 me terapi të insulinës me komorbiditet: Infarkt të miokardit, insult cerbrovaskular, stenozë e e qarkullimit periferik dhe FBI

 

1.4.     Të gjitha sëmundjet malinje – COO – C97

1.5.     Gjendje imune komprometuese:

–           Gjendje pas transplantimit të veshkës – Z94.0

–           Sindromë kronike nefrotike – N04.9

–           Hemodializë intermitente – Z99.2

–           Gjendje me terapi imunomoduluese biologjike ose të kombinuar – M05, M06, M45.00

–           Vaskulopatitë nekrotizuese, lupusi sistematik i eritematozës, dermatopolimozit, sklerozë sistemike – M31 – M34.

 

2. Të ndërpritet puna dhe të mbyllen kinematë, teatrot, këndet e lojërave për fëmijë dhe muzetë dhe të gjitha institucione të tjera ku mund mbahen tubime masive, ngjarje ase koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore – ngjarje informuese, gjegjësisht ndalim i plotë i mbajtjes dhe organizimit të çdo lloj tubimi publik privat, pavarësisht nga vëllimi numri i pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.

 

3. Të ndërpritet puna dhe të mbyllen të gjitha objektet sportive ose palestrat ku mund të mbahen të gjitha llojet e tubimeve dhe ngjarjeve, pa marrë parasysh vëllimin dhe numrin  e pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.]

4. Institucionet e hotelerive , kafenetë, baret, restorantet, klubet, kazinotë dhe  bastet sportive të punojnë me orar të shkurtuar, nga ora 7.00 deri në orën 18:00, me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, d.m.th.  të mbahet një distancë minimale e kërkuar prej të paktën një metër e gjysmë deri në dy metra mes njerëzve që qëndrojnë në këto objekte.

5. Të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për shtetasit e huaj nga vendet me rrezik të lartë, sipas Listës së Organizatës Botërore  Shëndetësore të publikuar në ueb faqen e  Ministrisë së Shëndetësisë, përveç atyre që do të paraqesin vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për karantinë.

6. Të zbatohen rekomandimet për dënim, sipas nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal për të gjitha personat fizik dhe juridikë, të cilët shkelin vendimet e marra nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të njëjtit të procedohen deri te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vepruar në përputhje me kompetencat e saj të përcaktuara me ligj.

7. Duke pasur parasysh se kalimi kufitar “Ribarci” në Republikën e Serbisë prej sot, 12 mars të vitit 2020 ( e enjte), nga ora 7.00, është mbyllur për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së RMV-së, të gjithë udhëtarët dhe automjetet në kalimin kufitar “Cërcoria e Madhe”   – Godesh (Kriva Pallankë) në Republikën e Maqedonisë së Veriut të riorientohen në kalimet kufitare të cilat janë të hapura për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve.

8. Duke pasur parasysh se kalimi kufitar Prohor Pçinski nga 12 mars të vitit 2020 ( e enjte) nga ora 7.00, është i mbyllur për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Serbisë, të gjithë udhëtarët dhe automjetet nga kalimi kufitar Pelince në Republikën e Maqedonisë së Veriut të riorientohen në kalimin e përbashkët me Republikën e Serbisë, Tabanoc – Preshevë.

9. Për të gjithë pacientët me sëmundje kronike intervenimi i të cilëve paraprakisht është caktuar dhe ekziston mundësi që të prolongohet, gjegjësisht të kryhen vetëm intervenime urgjente kirurgjike, veçanërisht onkologjike.

10. Në lidhje me vazhdimin e terapisë për pacientët me sëmundje kronike të cilët deri më tani duhej të shkonin te mjeku specialist, në ditët në vijim të drejtohen te mjeku i tyre amë.

 

Kjo masë nuk vlen për pacientët  e sapo diagnostikuar.

 

11. Në lidhje me situatën e re të krijuar dhe transmetimin lokal me përhapjen e sëmundjes COVID-19 në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, ngarkohet Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, të ndërmerr masa për mbrojtje nga përhapja e këtij virusi, gjegjësisht të mobilizohen ekipet mjekësore me epidemiolog nga Ohri dhe infektolog ose mjek (ose infektolog që punon në banjat Capa të vihet në shërbim për nevojat e qendrave për shëndet publik).

  1. Të ndërpritet specializimi i të gjithë kursantëve shtetërorë dhe nën-specialistëve të punësuar në Qendrën Shëndetësore Shkup për një periudhë prej 14 ditësh dhe të kthehen në postet e tyre në institucionin e tyre amë.
  2. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e shëndetit publik, është e detyruar që menjëherë të rrisë aftësinë për nevojat e Shërbimit të Vizitorëve në Shtëpi dhe të përfshijë mjekët në praktikën e përgjithshme që punojnë nën mentorim.
  3. Mandatohet Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe operatorët telefonikë dhe celular, të marrin në konsideratë dërgimin e një mesazhi cirkular përmes aplikacioneve celulare (SMS, mesazh në viber, etj.),me rekomandime veçanërisht për popullatën e re, të respektojë konkluzionet, masat dhe rekomandimet në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e COVID-19.

Për këtë qëllim, të shqyrtohet mundësia që të përdoret aplikacioni tashmë ekzistues në telefonat celularë “TVSH-ja ime”.

  1. SHA M-NAV Shkup dhe Ministria e Shëndetësisë janë të detyruar të ndërmarrin aktivitetet e mëposhtme për të informuar pjesëmarrësit e trafikut ajror për masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus):

Për këto masa të dorëzohet raport deri në fund të ditës së sotme, me qëllim që Ministria e Shëndetësisë të publikojë kumtesë parandaluese në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, për mundësinë e hyrjes në karantinë.

15.1. Obligohet SH. A “M-NAV” Shkup ti jep mesazhet NOTAM të mëposhtme.

•             NOTAM 1 –  Kompanitë ajrore, nëpërmjet stafit të saj – ekuipazhin gjatë fluturimeve të tyre të marrin dokumentet PLF (Passenger Locator Form) nga pasagjerit, ti shqyrtojnë dhe ti dorëzojnë të njëjtat te agjenti i tyre pas arritjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Agjenti i autorizuar i kompanisë ajrore, është i obliguar që dokumentet PLF (Passenger Locator Form),ti dorëzojë deri te Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore në aeroportin TAV SHPKNJP Maqedoni – Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe deri te shërbimi mjekësor në Aeroporti “Shën Apostol Pavle” – Ohër, të ngarkuar për ndjekjen e masave dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID – 19 (virusi korona)..

Të gjithë pasagjerët, anëtarët e ekuipazhit dhe personelit operativ, gjatë arritjes me avion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet ta plotësojnë dokumentin PFL.

Të gjitha dokumentet PFL patjetër duhet të mblidhen nga ekuipazhi, të kontrolluara dhe të numëruara ti dorëzohen agjentit menjëherë pas uljes së avionit.

•             NOTAM 2 –Kompanitë ajrore, pas informacioneve të marra më herët nga shërbimet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të ngarkuar për ndjekjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID – 19 (virusit korona), janë të obliguar para nisjes së avionit, ti njoftojnë pasagjerët për masat paraprake të cilat janë në fuqi gjatë hyrjes në RMV, në harmonizim me situatën momentale dhe me masat dhe aktivitetet e ndërmara për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID – 19 (virusit korona), të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

•           të gjitha kompanitë ajrore të cilat arrijnë në RMV, ti informojnë udhëtarët e tyre, para hyrjes në avion, për:

a)            të gjithë shtetasit e huaj të cilët hyjnë në RMV, ndërsa të cilët 14 ditët e fundit i kanë vizituar shtetet/territoret në vijim:

(lista e shteteve për të cilat do të vlejë masa e ndërmarrë – lista do të përditësohet në bazë ditore dhe të njëjtën deri te SH.A. M-NAV Shkup (repart Notam) do ta dorëzojë Ministria e Shëndetësisë, në e-mail adresën: notam@mnavigation.mk),  do ti nënshtrohen vetë-izolimit të obligueshëm.

b)           të gjithë shtetasit e huaj që nuk kanë vendbanim të rregullt në RMV, duhet të kenë prova për strehim të rezervuar.

Ky obligim do të jetë objekt i modifikimit varësisht nga zhvillimi i mëtejshëm i gjendjes.

 

c)            të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët  gjatë 14 ditëve të fundit i kanë vizituar shtetet/territoret në vijim

 

(lista e shteteve për të cilat do të vlejë masa e ndërmarrë – lista do të përditësohet në bazë ditore dhe të njëjtën deri te SH.A. M-NAV Shkup (repart Notam) do ta dorëzojë Ministria e Shëndetësisë, në e-mail adresën: notam@mnavigation.mk),  do ti nënshtrohen vetë-izolimit të obligueshëm.

Kjo periudhë 14 – ditore do të konsiderohet nga dita e fundit e qëndrimit në vend / territor në rrezik, në pajtim me listën e vendeve të Organizatës Botërore Shëndetësore.

 

16. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, rregullisht, në bazë ditore, të dorëzojë listë të vendeve për të cilat do të vlejnë masat dhe aktivitetet për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID-19 (korona virus) deri te SHA-NAV Shkup.

17. Obligohet Ministria e Shëndetësisë të informojë menjëherë Agjencisë e Aviacionit Civil për këto konstatime, masa dhe rekomandime të Qeverisë.

18. Rekomandohet që NP Radiotelevizioni i Maqedonisë, rregullisht, në bazë ditore të ndajë hapësirë për program edukativo-arsimor të dedikuar për fëmijë të moshës parashkollore dhe nxënës të arsimit fillor që do të përgatitet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në bashkëpunim me kuadrin edukativo-arsimor nga kopshtet për fëmijë dhe shkollat, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, UNICEF-in dhe të gjitha institucionet relevante arsimore.

Për këtë qëllim, obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në afat sa më të shkurtër të mundshëm të përpilojë program intervenues edukativo-arsimor në gjuhët e përfshira në proceset arsimore dhe të njëjtin në bashkëpunim me NP Radiotelevizioni i Maqedonisë ta emetojë në bazë ditore. Gjithashtu, Obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës që materialet edukative t’i shpërndajë në të gjitha rrjetet dhe kanalet sociale.

19. Të dërgohet apel deri te shtetasit e vendit tonë të cilët jetojnë në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, ta anulojnë ardhjen në shtet gjatë kësaj periudhe.

 

20. Obligohen të gjitha ministritë të formojnë ekipe të tyre, të kenë një postë elektronike dhe linjë telefonike në të cilën do të jepen informacione në raport me pyetjet administrative lidhur me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhim me virusin korona COVID – 19 dhe të dhënat nga ekipi i formuar dhe të dhënat për kontakt ti dorëzojnë deri te Sektori për Marrëdhënie me Publikun, të cilët do ti publikojnë në ueb faqen e Qeverisë së RMV-së.

21. Obligohet Ministra e Ekonomisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Financave, Drejtoria për të Ardhura Publike  dhe Drejtoria Doganore, të dominojnë persona për kontakt me odat ekonomike (për komunikim me sektorin real) dhe të cilat do të dërgohen deri te odat ekonomike, me qëllim që në mënyrë të rregullt ti marrin konkluzionet nga mbledhjet e Qeverisë dhe në kohë të kthejnë përgjigje në pyetjet e parashtruara në lidhje me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhimin me virusin korona COVID –19.

22.Të gjitha konkluza, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e RMV-së të dorëzohen deri te të gjitha ministritë, me qëllim publikim e tyre ne ueb faqet.

23. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, të gjitha materialet lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID – 19, që ti përkthejë edhe në gjuhën shqipe.

24. Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore të RMV-së, ti informojë shtetasit tanë jashtë vendit për shtetet me rrezik të lartë, në përputhje me Listën e OBSH-së.

25. E shqyrtoi Kërkesën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për realizimin e Projektit Bansko rekreacion klimatik për vitin 2020 dhe erdhi në përfundim që realizimin e grupit të parë nga Projekti të anulohet.

26. Obligohet Sektori për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së, që këto konkludime, masa dhe rekomandime, menjëherë ti publikojë në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjtat ti dërgojë tek mediumet elektronike dhe të shkruara, me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.

Duke pasur parasysh të lartpërmendurat, për shkak të vendosjes së masave për parandalim të shpërndarjes dhe mundësisë nga infektimi me virusin korona COVID-19, me qëllim sigurimit të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në tërë territorin e RMV-së, Qeveria miratoi vendimin në bazë të nenit 58 paragrafi (1) nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.66/04, 139/08, 99/09,149/14, 150/15 dhe 37/16).

Ky vendim i përfshin të gjitha masat për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19, miratuar në të gjitha mbledhjet e Qeverisë, të cilat me atë marrin bazë ligjore për zbatimin e tyre.

Në bashkëngjitje të kësaj kumtese, ua përcjellim vendimin në tërësi:

 

VENDIM

Për masa për parandalimin e vendosjes dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19

Neni  1

Me këtë vendim për shkak të parandalimit të përhapjes së infektimit me virusin korona COVID – 19, me qëllim të sigurimit të shëndetit të popullsisë në teritorin e RMV-së, urdhërohen këto masa:

  1. Ndalohet procesi edukativo-arsimor dhe mbajtja e mësimit në të gjitha kopshtet për fëmijë, qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, qendrave ditore, shkollave fillore dhe të mesme.
  2. Ndalohet mbajtja e mësimit në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet publike shkencore.
  3. Të ndërpritet puna në shtëpitë studentore, bibliotekat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë.
  4. Ndalohet vizita në të gjitha aktivitetet jashtë shkollore dhe aktivitetet tjera private, të cilat fëmijët i kryejnë jashtë procesit mësimor (vizita e aktiviteteve edukativo-arsimore, kurseve, orëve plotësuese, stërvitjeve sportive dhe të ngjashme)
  5. Ndalohet mbajta dhe organizimi i tubimeve dhe ngjarjeve masive në hapësira të hapura dhe të mbyllura, çdo lloj tubimi publik apo privat, të gjitha ngjarjet kulturore, informative, sportive dhe manifestimet, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve, në objektet publike apo në vendet tjera publike (në shtëpitë studentore, bibliotekat, objektet sportive, palestrat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë).
  6. Mbyllen të gjitha objektet sportive, palestrat, sallat sportive ku mund të mbahen disa lloje të ngjarjeve, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve.
  7.  Ndalohet mbajtja e të gjitha ngjarjeve sportive dhe garave para publikut (spektatorëve).
  8. Ndalohet shfrytëzimi i çdo lloj pishine në territorin e RMV-së.
  9. Ndalohet puna e objekteve hoteliere, kafeneve, bareve, restoranteve, klubeve, kazinove, bastoreve sportive, prej orës 18.00 deri në orën 7.00 të ditës së ardhshme dhe të njëjtat të punojnë me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, gjegjësisht të mbahet distancë minimale e domosdoshme prej së paku një metro e gjysmë deri dy metro mes njerëzve që qëndrojnë në këto objekte.10. Ndalohet për të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqata aksionare në pronësi shtetërore, agjenci, fonde, byro, ente, drejtori dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, ndërsa theksohen njësitë e vetëqeverisje lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat, mbajtjen e ngjarjeve, udhëtimet, tubimet, trajnimet, seminaret, konferencat dhe llojet tjera të takimeve dhe të njëjtat t’i anulojnë.11. Ndalohet shfrytëzimi i pushimeve vjetore, të paguara dhe të papaguara nga të gjithë personat e punësuar në sektorin e shëndetësisë, ndërsa ndërpritet specializimi i të gjithë specializantëve shtetëror dhe subspecializantët e punësuar në Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe të njëjtit kthehen në vendet e tyre të punë në entin amë.

    12. U ndalohet operatorëve dhe prodhuesve ekonomik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, eksport i pajisjes mjekësore dhe mjeteve dhe materialeve mjekësore, të nevojshme për përballje me Korona virusin COVID-19, përveçse për ato për të cilat është marrë leje e posaçme e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    13. Ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar me autobus (autobus, furgon, minibus, etj.) drejt vendeve me rrezik të lartë në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe nga ato vende drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    14. Të ndalohet hyrja e shtetasve të huaj nga vendet me rrezik të lartë, në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në linkun: zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf, (në tekstin e mëtejmë: Lista e Organizatës Botërore të Shëndetësisë), përveç atyre që do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për karantinë të zbatuar.

    15.          Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të njëjtit detyrimisht të zbatojnë vetizolim.

    Neni 2

    Masat nga neni 1 i këtij vendimi do të zbatohen deri më 24 mars të vitit 2020, përveç masës numër 7, e cila do të zbatohet 30 ditë prej ditës kur ky vendim bëhet i plotfuqishëm.

    Për periudhën kohore nga paragrafi 1 i këtij neni, detyrimisht respektohen edhe masat, rekomandimet dhe udhëzimet tjera të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të organeve kompetente të administratës shtetërore dhe trupave tjera koordinuese dhe profesionale lidhur me parandalimin e përhapjes së Korona virusit COVID-19.

    Neni 3

    Ky vendim bëhet i plotfuqishëm ditën e radhës nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, gjegjësisht më 13 mars të vitit 2020.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 16-të e Qeverisë (11.03.2020)
Masa dhe konkluzione nga seanca e 15-të e Qeverisë (10.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 15-të e shqyrtoi Informacionin e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për menaxhim me kriza për marrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së korona virusit,sipas sugjerimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Konkludimet me masat e Qeverisë, të cilat, ndër të tjera, parashikojnë ndërprerjen e procesit arsimor në kopshte, arsimin fillor, të mesëm dhe atij të lartë, ndalimin e ngjarjeve publike masive dhe ndalimin e udhëtimit të organizuar në vendet me rrezik të lartë, janë publikuar në kumtesën e mëparshme të Sektorit për Marrëdhëniet me Publikun, dhe mund të gjenden në linkun në vijim: https://vlada.mk/node/20446.

Nga pikat e tjera në mbledhjen e sotme të Qeverisë veçojmë konkluzionin sipas të cilit kërkesa për largimin urgjent të 143,000 litrave karburant Eurodisel BS, për transport të nxënësve nga shkollat e mesme në territorin e Komunës së Shtipit deri në fund të vitit shkollor 2019/2020 i dërgohet Byrosë së Furnizimit Publik, me qëllim që të respektohet aspekti formal-juridik i kërkesës për përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Komunës së Shtipit.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për statusin e shpalljes së Malit Sharri si zonë e mbrojtur në kategorinë e një parku nacional dhe i rekomandoi  Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH) ta veçojë si nismë të veçantë propozimin për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në kategorinë e pjesës  së mbrojtur me karakter  informativ.

Në pajtim me informacionin e MMJPH, Qeveria u rekomandoi të gjithë sektorëve të përfshirë në përgatitjen për përcaktimin e statusit park nacional (ekonomi, pylltari, gjueti, energjetikë, transport, mbrojtje, turizëm etj.), në afat prej 15 ditësh ta dorëzojnë mendim, me të cilin MMPJH do të dorëzojë propozim të harmonizuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sjelljen e Vendimit për pranimin e propozimit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr në kategorinë e parkut nacional

Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për ripërcaktimin e mënyrës dhe përcaktimin e kritereve për bllok dotacionet dhe dotacionet e dedikuara për komunat, i cili ka për qëllim të sigurojë autonomi më të madhe fiskale të komunave që të disponojnë me mjete të mjaftueshme për zbatimin e përgjegjësive të deleguara në mënyrë efikase dhe efektive, duke ruajtur një shkallë të lartë të disiplinës fiskale.

Sipas informacionit propozohet që sistemi për financimin me bllok dotancionet t’i përmbahet parimit të financimit të kompetencave (funksioneve) dhe jo  institucioneve dhe në këtë drejtim të avancohet me futjen e sistemit për barazi dhe marrje të masave sektoriale për përforcimin e decentralizimit sektorial (funksional).  

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe informacioni për nevojën e llogaritjes ligjore dhe dhënies së pagave dhe kompensimeve të pagave për punonjësit në njësitë territoriale të zjarrfikësve (NJTKZ) në RMV, dhe në këtë drejtim Qeveria e ngarkoi Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe i rekomandoi Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, që bashkërisht të përgatisin procedurë për përgatitjen e rregulloreve për dhënien e pagave dhe kompensimeve për punonjësit e njësive territoriale të zjarrfikësve.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e shqyrtoi informacionin për nënshkrimin e Memorandimit për bashkëpunim për ruajtjen e stabilitet financiar, i cili propozon ta nënshkruajnë Banka Popullore e RMV-së, Ministria e Financave, Komisioni për Letra me Vlerë e RMV-së, Agjencia për Mbikëqyrje dhe Sigurim, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit Pensional Kapital Financiar dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave. Qëllimi i memorandumit është rregullimi i bashkëpunimit reciprok në ndjekjen e situatës në sistemin financiar, ndërmarrja e aktiviteteve për ruajtjen e stabilitet të tij dhe marrja e masave të duhura  makro-prudenciale.

Në harmonizim me Memorandumin do të formohet Komitet për stabilitet financiar, si  organ koordinues ndërinstitucional dhe dy nënkomitete. Nënkomiteti për ndjekjen e rreziqeve sistematike dhe propozimin e masave makro-prudenciale dhe Nënkomiteti për përgatitje të menaxhimit me krizë financiare.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 14-të e Qeverisë (6.03.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektive të Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdohet rekomandimi për kufizimin e tubimeve publike me mysafirë nga jashtë vendi, rekomandimi për mos mbajtjen e tubimeve të mëdha publike dhe ngjarjeve, si dhe rekomandimi që garat sportive të mbahen pa prezencë të publikut deri më 13 mars të vitit 2020, i vërtetoi si konkluza dhe rekomandime deri te publiku dhe deri te institucionet.

Ky vendim nga mbledhja e 14-të e Qeverisë, në të cilën ministri për Shëndetësi Venko Filipçe, informoi për gjendjen aktuale lidhur me virusin korona në vend dhe i njoftoi anëtarët e Qeverisë me informacionet të cilat vijnë nga komunikimi i vazhdueshëm me institucionet përkatëse nga vendet e rajonit, Evropës si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në mbledhje është pranoi Informacioni që për shkak të shpërndarjen së virusit në shumë shtete të Evropës, botës dhe rajonit, Instituti për Shëndet Publik rregullisht i azhuron listat e vendeve me rrezik dhe i dërgon deri te të gjithë anëtarët e Komisionit, si dhe deri te të gjitha shërbimet kompetente kufitare, përfshirë edhe policinë kufitare. 

Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi dhe miratoi si të vetën edhe rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, shërbimeve doganore dhe agjencive turistike, që rregullisht të dorëzojnë lista të azhuruara me të dhëna për udhëtarët të cilët hyjnë në vend në mënyrë të organizuar, si dhe lista me të dhëna për udhëtarët të cilët udhëtojnë me linja të rregullta.

Sipas situatës në Evropë dhe gjendjes aktuale në Itali, si dhe në rajonet e tjera me numër më të lartë të rasteve të regjistruara me virusin korona, ngelet rekomandimi i Qeverisë për të gjithë udhëtarët e këtyre rajoneve, që ta raportojnë hyrjen e tyre në vend dhe të lajmërojnë autoritetet shëndetësore dhe ato të sigurisë në vendkalimet kufitare në rast se dyshojnë se kanë simptome të cilat mund të jenë pasojë e kontaktit me virusin korona.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 12-të e Qeverisë (28.02.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Informacionin lidhur me hapat e ardhshme dhe vendimet që kanë të bëjnë me parandalimin e hapjes së korona virusit.

Ministrat e Qeverisë në mbledhje konstatuan se të gjitha masat që i ndërmori Ministria e Shëndetësisë, rekomandimet e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin me menaxhimin me kriza, si dhe mbikëqyrja e vazhdueshme nga të cilat dalin masat e përditshme dhe rekomandimet nga Shtabi i Krizës, nga Komisioni për sëmundjet infektive, si dhe nga Instituti për Shëndet Publik, dhanë rezultatet e pritura, se situata për  parandalimin e shpërndarjes së padëshirueshme të korona virusit po realizohet tërësisht.

Në drejtim të parandalimit të mëtutjeshëm adekuat, Qeveria e pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 2020, i formuar në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe solli konkluzë që tu rekomandohet organizatorëve ti anulojnë të gjitha tubimet publike deri më 6 mars të vitit 2020.

Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet publike më të mëdha të cilat janë të planifikuara për këtë periudhë, siç janë Karnevali i Strumicës, Karnevali “Proçka” në Prilep dhe të ngjashme.

Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive, që ndeshjet në peridhën e përcaktuar deri më 6 mars të luhen pa publik.

Gjithashtu rekomandimi i Qeverisë vlen edhe për manifestimet më të mëdha argëtuese dhe kulturo-artistike.

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme rekomandoi që të gjithë organizatorët e ngjarjeve tjera publike, të gjitha vendimet ti sjellin në bazë të konsultimeve dhe mendimeve të Komisionit të sëmundjeve infektive.

Qeveria e ngarkoi Komisionin për sëmundje infektive të vazhdojë ta informoj Qeverinë, Komitetin drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe Shtabi i krizave për gjendjen epidemiologjike për korona virusin, që të planifikohen hapat e ardhshëm në parandalimin dhe përballimin me situatën.

Në këtë mbledhje, Qeveria i angazhoi Inspektoratin e Tregut dhe Agjencinë për Barëra dhe Pajisjeve Mjekësore të Republikës së Maqedonisë (MALMED) të kryejë inspektim dhe kontroll të rezervave të pajisjeve mbrojtëse për parandalim të përhapjes së virusit në barnatore dhe në rast se vërteton rritje pa bazë të çmimeve, të ndërmerr masa adekuate për rregulloret ligjore dhe kompetenca.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që në mbledhjen e ardhshme të dorëzojë Informacion se si po zbatohen masat të cilat i përcaktoi Shtabi i krizave.

Si një nga konkluzat nga kjo mbledhje është edhe vendimi për vendosjen e bashkëpunimit me “Kryqin e Kuq” të RMV-së dhe të thirren vullnetarët e tyre që të asistojnë në pikat kufitare në anketimin e personave që hyjnë në vend, në bashkëpunim me anëtarët e policisë kufitare.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi Informacionin për pasojat nga stuhia me erë të fuqishme më 26 shkurt dhe solli konkluzë që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të ngrejë procedura për përgjegjësi për shembjen e fasadave dhe pjesëve tjera të objekteve publike, në bazë të inspektimit të shërbimeve eksperte të cilët e bënë në ndërtesën e MEPSO-s, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në objekte tjera.

Masa dhe konkluzione nga seanca e 11-të e Qeverisë (25.02.2020)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme, në bazë të rekomandimeve të Shtabit të krizave për menaxhim me “korona” virusin të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, solli më tepër konkluzione në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve.

Në mbledhje u përcaktua konkluzioni që Ministria e Shëndetësisë të themelojë qendër të përhershme për informimin e opinionit në të cilin do të kyçen edhe Policia kufitare, Qendra për menaxhim me kriza dhe Sektori për marrëdhënie me publikun në Qeveri.

Kjo qendër do të krijojë bashkëpunim të ngushtë me mediat në vend dhe do të ketë për qëllim të grumbullojë të gjitha informacionet relevante që në kohë, në mënyrë të saktë dhe të duhur të informojë publikun për parandalim dhe mbrojtje të popullatës nga përhapja e korona virusit, si dhe për procedurat dhe kornizën institucionale në pjesën e mjekimit të pasojave nga virusi.

Qeveria solli konkluzion të kufizojë hyrjen në vend nga zonat të cilat e krizës në Italinë Veriore vetëm nëpërmjet aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe vendkalimeve kufitare Qafë Thanë, Tabanovcë, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair.

Qeveria angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të furnizojë sasi të konsiderueshme të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza, mjete dezinfektuese dhe veshje mbrojtëse) për institucionet e sistemit për Menaxhim kufitar të integruar dhe për institucionet e tjera për mbrojtjen e personelit.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet që urgjentisht të furnizojë sasi të mjaftueshme të sapunëve dhe mjete dezinfektuesve në shkollat, kopshtet dhe tualetet publike.

Qeveria solli vendim që të angazhojë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe të gjitha universitetet të anulojnë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e parapara në Itali, si dhe të organizojnë orë edukative për parandalimin e korona virusit, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe qendrat për shëndet publik.

Mes konkluzioneve të Qeverisë për parandalim dhe menaxhim me rreziqet, qytetarëve në vend u rekomandohet të mos udhëtojnë në Itali dhe vendet e tjera ku janë regjistruar raste te korona virusit.

Ndër konkluzionet e mbledhjes së 11-të të Qeverisë është edhe rekomandimi deri te institucionet për përkujdesje të fëmijëve që nga mosha parashkollore të ndërmarrin masa për trajtim të duhur për dezinfektim të këpucëve kur hyjnë në kopshte.

Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zbatimin e projektit Qendra Multietnike për trajtimin e fëmijëve me autizëm ADHD dhe Sindrom Asperger në Tetovë.

Projekti realizohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për arritjen e qëllimeve në programin afatmesëm 2016-2020, me të cilin promovohet bashkëpunimi zhvillimor mes RMV-së dhe Republikës së Bullgarisë, i cili realizohet nga ana e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore në RMV dhe Republikën e Bullgarisë dhe është kontribut i Republikës së Bullgarisë në perspektivën evropiane të RMV-së.

Vlera totale e projektit është 122.710 euro, ndërsa Qendra Multietnike për trajtimin e fëmijëve me autizëm ADHD dhe Sindrom Asperger do të jetë në kuadër të repartit për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në IPSH Spitali Klinik Tetovë. Për projektin tanimë janë paraparë hapësira prej 200 m2, të cilat do t’i ndahen për shfrytëzim Shoqatës për përkujdesjen e personave me autizëm ADHD dhe Sindrom Asperger “Në BOTËN TIME”, të cilët janë zgjedhur dhe janë emëruar si zbatues të projektit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup.

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për përgatitjen e Mbledhjes së gjashtëmbëdhjetë të Nënkomitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe zhvillim rajonal mes Bashkimit Evropian dhe RMV-së, që do të mbahet më 17 mars të vitit 2020 në Bruksel

Kryesues i Nënkomitetit nga ana e Qeverisë së RMV-së është caktuar zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, i cili bashkë me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, do të përfshijë harmonizimin e politikave të Maqedonisë së Veriut në kapitujt Politika e Transportit, Energjetika, Rrjetet trans-evropiane, Politika rajonale dhe koordinim të instrumenteve strukturore dhe Mjedisi jetësor dhe ndryshime klimatike.