fbpx

Kërko ndihmë psikologjike

Në kushte të distancimit social, karantinë dhe izolim, njerëzit mund të përjetojnë mendime dhe ndjenja të ndryshme të pakëndshme. Pritet, normalisht, që të ndihet frikë, shqetësim dhe brengë për shëndetin e vet dhe të më të afërmive.

Mbështetje psikologjike

Mbështetje psikologjike përmes telefonit për ata qytetarë dhe grupet e rrezikuara të pacientëve të cilëve u nevojitet kjo mbështetje:
blank

Mbështetje psikologjike të prindërve që i kanë fëmijët në moshë parashkollore ose shkollore

072 912 676

 

blank

Mbështetje psikologjike të personave të rritur në vetëizolim

072 919 009

blank

Mbështetje psikologjike për qytetarët e Komunës së Dibrës dhe Komunës Qendër Zhupë, në bashkëpunim me Spitalin e Përgjithëm të Dibrës

070 241 807

Si ti ndaloj mendimet dhe ndjenjat negative?

Mbajtja e kontaktit me personat e besueshëm është mënyra më e mirë që ta ulni shqetësimin, mosdisponimin dhe vetminë gjatë distancës sociale, karantinës dhe izolimit.

 Rregullisht komunikoni me miqtë tuaj apo familjarët përmes telefonit, medieve sociale apo lidhjet me internet. Ndani ndjenjat dhe mendimet tuaja, shfaqni problemet të cilat ju paraqiten dhe shihni sa u ndihmon ajo.

 Organizoni dërgesa të gazetave, librave dhe filmave dhe ndiqni programet e preferuara në televizion apo radio.

 Në mënyrë që të relaksoheni, bëni ushtrime fizike në rast se keni mundësi dhe çdo ditë merruni me ndonjë aktivitet qe ju qetëson (psh. Lexim, film, thurje, shkrim…).

Mundohuni që të vendosni rutinë ditore e cila do tua plotësojë ditën dhe do ta bëjë të parashikueshme (psh. kohë e caktuar e gjumit, zgjimit, ngrënies etj.).

Mos harroni të mbani pozitivitetin, sepse gjithmonë ka diçka për të cilën jeni falënderues apo diçka për të cillën shpresoni.
Nëse u ndihmon, rregullisht shkruani këto mendime dhe kthehuni në to.

Në rast se mendimet dhe ndjenjat negative janë intensive dhe zgjasin për kohë më të gjatë, kontaktoni me psikiatër apo psikolog përmes lidhjes telefonike apo lidhjes me internet.

Klinika universitare për psikiatri ofron kontakte për ndihmë psikologjike dhe konsultim psikiatrik.

Çka pas izolimit ose karantinës?

Pas përfundimit të periudhës së duhur të karantinës apo izolimit mund të përjetoni ndjenja të përziera. Mund të përjetoni lehtësim për shkak të ndryshimit të situatës apo brengë ose zemërim për shkak se disa rreth jush janë ende të kujdesshëm në afërsinë tuaj ose ju shmangin.

Qasja më e thjeshtë në këtë rast është të mësoni më shumë për virusin, trajtimin de rreziqet të cilat ekzistojnë. Shpërndarrja e informacioneve kompetente është mënyra më e mirë që të ulni frikën dhe mossigurinë tek të tjerët. Në ras se keni vështirësi me këtë, këtu janë ekspertët të cilët mund tu japin ndihmë dhe mbështetje.

0800 002 03

Call qendër nacionale për informim