Deri tani nuk ishte rregulluar e drejta e lëvizjes së shoqëruesve dhe ndihmësve të personave me aftësi të kufizuara. Si do të rregullohet kjo?
Mund të lëshohet leje për lëvizje të personave ndihmës të personave me aftësi të kufizuara, në bazë të dokumentacionit mjekësor për personat për të cilët është kryer kujdesi. Personat e interesuar duhet të aplikojnë për leje në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe...
A ka raste të pacientëve të shëruar, të cilët përsëri janë infektuar me COVID-19?
Ka një studim i cili tregon që është i mundshëm infeksion i sërishëm me virusin COVID-19. Bëhet fjalë për studim kinez dhe për numër relativisht të vogël të rasteve. Është ende herët të thuhet se ky është rregull i përgjithshëm.
Si do të sigurohen barëra të cilat janë nga listën negative nga vendet fqinje të cilat janë me kufij të mbyllur?
Edhe në barnatore edhe në spitale ka në dispozicion mjaftueshëm barëra nga lista negative. Mund të qaset edhe drejt alternativës me ilaç gjenerik kompetent. Si të veprojnë personat derisa presin ritestim? Të mbesin në izolim apo të lëvizin lirshëm? Këta persona...
Sa kohë është realisht e nevojshme që të përpunohen rezultatet nga testet për COVID-19?
Materialet e marra përpunohet ose ditën e njëjtë kur janë marrë –deri në mbrëmje, ose ditën e ardhshme. Rezultatet duhet të përgatiten për afërsisht 24 orë.
Çka ndodh me ata pacientë të cilët presin rezultat nga testi për COVID-19, ndërsa janë në gjendje të rëndë shëndetësore? Si duhet të veprojnë?
Secili që ka pasqyrë të rëndë klinike duhet patjetër të lajmërohet në institucionin spitalor. Askush nuk duhet të pret shërbim mjekësor në rast se urgjentisht ka nevojë për të njëjtën.
A mundet sistemi shëndetësor në situatën aktuale tu përgjigjet nevojave të pacientëve me sëmundje serioze, që nuk lidhen me COVID-19?
Të gjitha institucionet shëndetësore u përmbahen mirë rekomandimeve për pacientët me sëmundje malinje dhe të gjitha që tregohen si urgjente. Asnjë pacientit nuk iu është mohuar shërbimi.
Pse rastet më të lehta të të infektuarve me COVID-19 nuk vendosen në karantinë shtetërore, por u rekomandohet mjekim shtëpiak?
Mjekimi shtëpiak është një nga shembujt të cilat janë marrë nga Gjermania dhe janë plotësisht adekuate për kushtet tona. Gjatë mjekimit të tillë ka mënyrë plotësisht të qartë të komunikimit me mjekun amë, i cili së paku dy herë në ditë kryen bisedë telefonike me...
Gjatë restrikcionit ekzistues në lëvizje – a u nevojiten dokumente të posaçme pacientëve të cilët pranojnë terapi në Klinikën për Onkologji në Shkup, ndërsa nuk kanë arritur të kthehen në shtëpi para fillimit të orës policore?
Nuk ka asnjë lloj restrikcioni në lëvizjen e pacientëve të cilët u nevojitet çfarëdo lloj i institucionit shëndetësor. Kjo ka të bëjë edhe me vizitën e mjekëve amë kujdestare ose barnatoret kujdestare.
Pse në masat restriktive nuk kyçet ndalim për punën e salloneve të ondulimit?
Janë dhënë rekomandime për punën e të gjitha institucioneve, kompanive, kompani të vogla për atë se si organizohet puna – me respektim të distancës së patjetërsueshme dhe shfrytëzimi i materialeve mbrojtëse gjatë punës. Këto masa rekomandohen edhe për këto kompani...

Sa është i rrezikshëm COVID-19?
Sikur edhe sëmundjet tjera respiratore, infektimi me COVID-19 mund të shkaktojë simptoma mesatare, përfshirë: rrjedhje të hundës, dhimbje fyti, kollitje dhe ethe. Tek disa persona mund të ketë pasqyrë më të rëndë klinike, përkatësisht mund të ketë pneumoni dhe vështirësi gjatë frymëmarrjes.

Si bartet COVID-19?
Virusi i ri i koronës është virus respirator që fillimisht bartet përmes kontaktit me person të sëmurë respektivisht përmes sekrecioneve të tija respiratore që shpërndahen në formë të pikave të imta kur i infektuari kollitet dhe teshtin, nëpërmjet pështymës ose rrjedhjes së hundës.

Kush ekspozohet nga rreziku i zhvillimit të simptomave më të rënda nga COVID-19?
Duhet të bëhen hulumtime plotësuese që të jepen informacione të saktë se si COVID-19 ndikon ndaj njerëzve. Sipas informacioneve të kapshme, personat në moshë dhe personat me sëmundje paraprake (diabet, sëmundje të zemrës etj) kanë rrezik më të madh për zhvillimin e simptomeve më të rënda.

A mund të bartet COVID-19 nga personi në person?
Po, COVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të bartet nga personi në person, zakonisht pas kontaktit të afërt me të prekurin, për shembull, në shtëpi, në vendin e punës apo në institucionin shëndetësor.

Mund të mund të infektohet me COVID-19?
Njerëzit që jetojnë apo udhëtojnë në vend ku mund të qarkullojë COVID-19, mund t’i ekspozohen rrezikut nga infektimi.

Sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe?
Ende nuk dihet sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe, edhe pse informacionet e para sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë disa orë. Preparatet e thjeshta për dezinfektim mund ta shkatërrojnë virusin, me çka nuk mund të infektojë më njerëz.

A mund të bartet KOVID-19 nga persona të nuk kanë simptoma?
Sipas informacioneve të kapshme për momentin, konsiderohet që ka mundësi personat e infektuar me KOVID-19 të kenë qenë të prekur edhe pa pasur simptoma të zhvilluara. Megjithatë, virusin të shpeshtën e përhapin personat që kanë simptoma.
BASHKË KUNDËR LAJMEVE TË RREJSHME
Mite dhe të vërteta për KOVID-19
Lexoni mitet dhe të vërtetat për sëmundjen COVID-19 dhe virusin e ri të koronës.
A mundet kafshët përkëdhelës ta bartin virusin e ri të koronës?
Për momentin, nuk ka prova se kafshët-shoqëruese/ kafshët përkëdhelëse, si qentë apo macet mund të jenë të infektuar me virusin e ri të koronës.
Megjithatë, çdoherë është mirë t’i lani duart me sapun apo ujë pas kontaktit me kafshët përkëdhelës. Kjo ju mbron edhe nga bakteret, siç janë E. coli dhe Samlonella, që mund të barten nga kafshët përkëdhelës te njerëzit.
A i përfshin virusi i ri i koronës njerëzit e moshuar apo edhe të rinjtë janë të ndjeshëm ndaj infektimit?
Njerëzit e të gjitha moshave mund të preken nga virusi i ri i koronës (SARS-nCoV-19).
Personat më të moshuar dhe personat me sëmundje kronike (astmë, diabet, sëmundje të zemrës) duket se janë më të ndjeshëm ndaj prekjeve serioze nga virusi. OBSH këshillon njerëzit të ndërmarrin masa që të mbrohen nga virusi, për shembull, të praktikojnë higjienë të mirë të duarve dhe higjienë të mirë respiratore.
A janë antibiotikët efikas në parandalimin dhe kurimin e virusit të ri të koronës?
Jo, antibiotikët nuk ndikojnë ndaj viruseve, por vetëm ndaj baktereve.
Virusi i ri i koronës (2019-nCoV) është virus, për këtë antibiotikët nuk duhet të përdoren për parandalimin dhe kurimin e tij. Por, nëse jeni shtritë për shkak të 2019-nCoV, mund t’ju shkruajnë antibiotokë pasi mund të keni bashkë- infektim bakterial.
A ekzistojnë ilaçe specifike për parandalimin apo kurimin e virusit të ri të koronës?
Deri më sot, nuk është rekomanduar ilaç specifik për parandalinin apo kurimin e virusit të ri të koronës (2019-nCoV).
Megjithatë, të infektuarit me këtë virus duhet të marrin kujdes përkatës për lehtësimin dhe kurimin e simptomave ndërsa ata që do të zhvillojnë sëmundje të rëndë, duhet të marrin trajtim përkatës mbështetës.
Disa trajtime specifike hulumtohen dhe do të testohen përmes analizave klinike. OBSH ndihmon në përshpejtimin e përpjekjeve për hulumtime me një varg partnerësh.
A mund të përdoret Tamiflu (oseltamivir) në shërimin e virusit të koronës (2019-nCoV)?
Ende nuk informacione që mund të vërtetojnë me siguri se me Tamiflu (oseltamivir) mund të shërohet virusi i ri i koronës (2019-nCoV).
OBSH urgjentisht punon me hulumtuesit dhe mjekët në mbarë botën që t’i hulumtojnë mënyrat e mundshme për trajtimin e virusit. Kjo përfshinë edhe hulumtimin nëse ilaçet ekzistese kundër viruseve mund të kenë ndikim ndaj virusit. Megjithatë, ky hulumtim ende është në fazë të hershme dhe nuk ka rekomandime shtesë.
A mund t’ju mbrojnë kundër virusit të ri të koronës vaksinat ekzistuese kundër pneumonisë?
Jo. Vaksinat ekzistuese kundër pneumonisë dhe vaksina kundër Hemofilus influenca e llojit B, infeksionet (Hib), nuk sigurojnë mbrojtje kundër virusit të ri të koronës (2019-nCoV).
Virusi është aq i ri dhe i ndryshëm, sa që për të nevojitet vaksinë e posaçme. Hulumtuesit tentojnë të zhvillojnë vaksinë kundër 2019-nCoV ndërsa OBSH i mbështet përpjekjet e tyre. Edhe pse vaksinat e përmendura nuk janë efikase kundër 2019-nCoV, rekomandohet vaksinim kundër sëmundjeve respiratore për mbrojtjen e shëndetit tuaj.
A është e sigurt të pranohet letër apo pako nga Kina?
Njerëzit që pranojnë pako nga Kina, nuk rrezikohen të sëmuren nga virusi i ri i koronës (2019-nCoV).
Nga njohuri dhe analiza paraprake, e dimë që virusi i koronës nuk qëndron gjatë në sende, siç janë letrat dhe pakot.