A mendohet për metoda alternative gjatë trajtimit me COVID-19, siç është metoda me homeopati?
Mjekësinë tonë e bazojmë në prova. Kjo posaçërisht vlen për pacientët më të rëndë të cilët janë në kujdes intensiv. Kur ballafaqohemi me shumë komplikime gjatë mjekimit, mbështetemi në përvojat tona. Me metoda tjera alternative – nuk kemi përvojë dhe nga ata e kishim...
Çka ndodh me pacientët e hospitalizuar nga COVID-19, të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor?
Qeveria i mbulon shpenzimet për pacientët e hospitalizuar të cilët nuk janë të siguruar.
A duhet qytetarët në mënyrë të obliguar të mbajnë dorëza, si masë për mbrojtje nga COVID-19, gjatë daljes jashtë shtëpisë?
Në rast se jeni të kujdesshëm dhe nuk manipulohet, mbulohet goja dhe hunda dhe nëse lahen duart shpesh – dorezat nuk janë të patjetërsueshme. Tani për tani rekomandojmë vetëm mbajtjen e obligueshme të maskës për mbrojtje.
A duhet personi të cilit i është rekomanduar vetizolim, për atë qëllim duhet të shfrytëzojë pushim mjekësor ose pushim, siç sugjerojnë disa punëdhënës?
Të gjithë pacientëve të cilët lëshohen nga spitali, u takon pushim mjekësor të cilin e jep mjeku amë. Për këtë qëllim, gjithashtu, nuk duhet të shfrytëzohen ditë nga pushimi vjetor.
A ka të paralajmëruar fluturime çarter për kthimin e qytetarëve tanë nga vendet e huaja?
Deri tani, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ktheu rreth 3000 qytetarë të cilët u vendosën në karantinë shtetërore. Për kthimin e qytetarëve tanë nga jashtë, deri tani kishte dy thirrje dhe gjithçka kaloi në rend të mirë. Nuk kemi paralajmërime tjera për...
Si i interpretoni njoftimet e OBSH-së lidhur me COVID-10, se më e keqja nuk ka ardhur akoma?
Konsiderojmë se këto janë bazuar në supozimin se virusi nuk do zë zhduket pas valës së parë Megjithatë, ne konsiderojmë se këto përvoja parësore vlerësohen dhe falë tyre numri i pacientëve në të ardhmen do të amortizohet. Tani, sistemet shëndetësore, jo vetëm te ne,...
A mund të parashikohet nëse virusi do të zhduket pas pikut të epidemisë?
Edhe pas pikut të epidemisë edhe më tutje do të ketë persona që do të infektohen me COVID-19. Virusi nuk do të zhduket, por me masat restriktive dhe mbrojtëse presim të ketë trend të uljes. Në periudhë të caktuar, pas pikut të epidemisë, planifikojmë të kryejmë skanim...
Cilat janë pasojat në shëndetin e pacientëve që e kanë kaluar COVID-19
Komplikimet nga virusi COVID-19 janë të ngjashme me pasojat dhe viruset e tjera respiratore – ulja e kapaciteteve funksionale të mushkërive.
Sa gjatë mundet një person të jetë bartës i virusit korona? A mundet dikush të jetë bartës i përhershëm i virusit?
Bëhet fjalë për sëmundje relativisht të re e cila është e paparashikueshme. Akoma nuk mundet me siguri të thuhet se sa gjatë virusi mbetet në trupin e njeriut.

Sa është i rrezikshëm COVID-19?
Sikur edhe sëmundjet tjera respiratore, infektimi me COVID-19 mund të shkaktojë simptoma mesatare, përfshirë: rrjedhje të hundës, dhimbje fyti, kollitje dhe ethe. Tek disa persona mund të ketë pasqyrë më të rëndë klinike, përkatësisht mund të ketë pneumoni dhe vështirësi gjatë frymëmarrjes.

Si bartet COVID-19?
Virusi i ri i koronës është virus respirator që fillimisht bartet përmes kontaktit me person të sëmurë respektivisht përmes sekrecioneve të tija respiratore që shpërndahen në formë të pikave të imta kur i infektuari kollitet dhe teshtin, nëpërmjet pështymës ose rrjedhjes së hundës.

Kush ekspozohet nga rreziku i zhvillimit të simptomave më të rënda nga COVID-19?
Duhet të bëhen hulumtime plotësuese që të jepen informacione të saktë se si COVID-19 ndikon ndaj njerëzve. Sipas informacioneve të kapshme, personat në moshë dhe personat me sëmundje paraprake (diabet, sëmundje të zemrës etj) kanë rrezik më të madh për zhvillimin e simptomeve më të rënda.

A mund të bartet COVID-19 nga personi në person?
Po, COVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të bartet nga personi në person, zakonisht pas kontaktit të afërt me të prekurin, për shembull, në shtëpi, në vendin e punës apo në institucionin shëndetësor.

Mund të mund të infektohet me COVID-19?
Njerëzit që jetojnë apo udhëtojnë në vend ku mund të qarkullojë COVID-19, mund t’i ekspozohen rrezikut nga infektimi.

Sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe?
Ende nuk dihet sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe, edhe pse informacionet e para sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë disa orë. Preparatet e thjeshta për dezinfektim mund ta shkatërrojnë virusin, me çka nuk mund të infektojë më njerëz.

A mund të bartet KOVID-19 nga persona të nuk kanë simptoma?
Sipas informacioneve të kapshme për momentin, konsiderohet që ka mundësi personat e infektuar me KOVID-19 të kenë qenë të prekur edhe pa pasur simptoma të zhvilluara. Megjithatë, virusin të shpeshtën e përhapin personat që kanë simptoma.
BASHKË KUNDËR LAJMEVE TË RREJSHME
Mite dhe të vërteta për KOVID-19
Lexoni mitet dhe të vërtetat për sëmundjen COVID-19 dhe virusin e ri të koronës.
A mundet kafshët përkëdhelës ta bartin virusin e ri të koronës?
Për momentin, nuk ka prova se kafshët-shoqëruese/ kafshët përkëdhelëse, si qentë apo macet mund të jenë të infektuar me virusin e ri të koronës.
Megjithatë, çdoherë është mirë t’i lani duart me sapun apo ujë pas kontaktit me kafshët përkëdhelës. Kjo ju mbron edhe nga bakteret, siç janë E. coli dhe Samlonella, që mund të barten nga kafshët përkëdhelës te njerëzit.
A i përfshin virusi i ri i koronës njerëzit e moshuar apo edhe të rinjtë janë të ndjeshëm ndaj infektimit?
Njerëzit e të gjitha moshave mund të preken nga virusi i ri i koronës (SARS-nCoV-19).
Personat më të moshuar dhe personat me sëmundje kronike (astmë, diabet, sëmundje të zemrës) duket se janë më të ndjeshëm ndaj prekjeve serioze nga virusi. OBSH këshillon njerëzit të ndërmarrin masa që të mbrohen nga virusi, për shembull, të praktikojnë higjienë të mirë të duarve dhe higjienë të mirë respiratore.
A janë antibiotikët efikas në parandalimin dhe kurimin e virusit të ri të koronës?
Jo, antibiotikët nuk ndikojnë ndaj viruseve, por vetëm ndaj baktereve.
Virusi i ri i koronës (2019-nCoV) është virus, për këtë antibiotikët nuk duhet të përdoren për parandalimin dhe kurimin e tij. Por, nëse jeni shtritë për shkak të 2019-nCoV, mund t’ju shkruajnë antibiotokë pasi mund të keni bashkë- infektim bakterial.
A ekzistojnë ilaçe specifike për parandalimin apo kurimin e virusit të ri të koronës?
Deri më sot, nuk është rekomanduar ilaç specifik për parandalinin apo kurimin e virusit të ri të koronës (2019-nCoV).
Megjithatë, të infektuarit me këtë virus duhet të marrin kujdes përkatës për lehtësimin dhe kurimin e simptomave ndërsa ata që do të zhvillojnë sëmundje të rëndë, duhet të marrin trajtim përkatës mbështetës.
Disa trajtime specifike hulumtohen dhe do të testohen përmes analizave klinike. OBSH ndihmon në përshpejtimin e përpjekjeve për hulumtime me një varg partnerësh.
A mund të përdoret Tamiflu (oseltamivir) në shërimin e virusit të koronës (2019-nCoV)?
Ende nuk informacione që mund të vërtetojnë me siguri se me Tamiflu (oseltamivir) mund të shërohet virusi i ri i koronës (2019-nCoV).
OBSH urgjentisht punon me hulumtuesit dhe mjekët në mbarë botën që t’i hulumtojnë mënyrat e mundshme për trajtimin e virusit. Kjo përfshinë edhe hulumtimin nëse ilaçet ekzistese kundër viruseve mund të kenë ndikim ndaj virusit. Megjithatë, ky hulumtim ende është në fazë të hershme dhe nuk ka rekomandime shtesë.
A mund t’ju mbrojnë kundër virusit të ri të koronës vaksinat ekzistuese kundër pneumonisë?
Jo. Vaksinat ekzistuese kundër pneumonisë dhe vaksina kundër Hemofilus influenca e llojit B, infeksionet (Hib), nuk sigurojnë mbrojtje kundër virusit të ri të koronës (2019-nCoV).
Virusi është aq i ri dhe i ndryshëm, sa që për të nevojitet vaksinë e posaçme. Hulumtuesit tentojnë të zhvillojnë vaksinë kundër 2019-nCoV ndërsa OBSH i mbështet përpjekjet e tyre. Edhe pse vaksinat e përmendura nuk janë efikase kundër 2019-nCoV, rekomandohet vaksinim kundër sëmundjeve respiratore për mbrojtjen e shëndetit tuaj.
A është e sigurt të pranohet letër apo pako nga Kina?
Njerëzit që pranojnë pako nga Kina, nuk rrezikohen të sëmuren nga virusi i ri i koronës (2019-nCoV).
Nga njohuri dhe analiza paraprake, e dimë që virusi i koronës nuk qëndron gjatë në sende, siç janë letrat dhe pakot.