fbpx

Në mbledhjen e 45-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajtur më 22.04.2020, është miratuar Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit të bankave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën përcaktohet vendosja e rendit dhe disiplinës gjatë hyrjes dhe daljes nga brendësia e njësive të punës ose hapësirave të bankave dhe shtëpive për kursim në të cilat pranohen klientë, do të zbatohen dispozitat e këtij dekreti.

Sipas këtij dekreti, bankat dhe shtëpitë e kursimit obligohen të sigurojnë shërbim për vendosjen e rendit gjatë hyrjes dhe daljes nga objekti, të ketë kujdes në distancën e nevojshme ndërmjet personave para dhe brenda objektit, të sigurohet zbatimi i dezinfektimit të obligueshëm të duarve gjatë hyrjes në objekt dhe të mos lejohet hyrje në objektin për personat të cilët nuk mbajnë maskë mbrojtëse, shami apo shall me të cilën do mbulojnë gojën dhe hundën.

Bankat dhe shtëpitë e kursimit obligohen të vendosin shenja kompetente, me të cilat shënohet drejtimi për lëvizje dhe kujdes në minimum të distancës së nevojshme gjatë rendit të pritjes së shfrytëzuesve para dhe brenda në objekt, në distancë prej së paku dy metra edhe atë para secilit shallter në diametër prej 10 metra para hyrjes në objekt.

Në përputhje me këtë dekret, bankat dhe shtëpitë e kursimit obligohen punonjësve në objekte të cilët kanë kontakt me klientë, tu sigurojnë pajisje mbrojtëse (doreza dhe maska) të cilat janë të obliguar ti mbajnë gjatë orarit të punës.

Dekreti përcakton se bankat dhe shtëpitë e kursimit, në të njëjtën kohë, bashkë me punonjësit, nuk guxon të ketë:

-më tepër se 5 persona në sipërfaqe prej 50 metra katror;

-më tepër se 10 persona në sipërfaqe prej 50 deri në 100 metra katror;

-më tepër se 15 persona në sipërfaqe prej 100 deri në 200 metra katror;

-më tepër se 20 persona në sipërfaqe prej 200 metra katror.