Si të mbroheni nga COVID – 19?
Lexoni mirë udhëzimet për mbrojtje dhe parandalim nga COVID – 19, me qëllim që të mbeteni të shëndoshë dhe ti mbroni më të afërmit tuaj.

Larja e shpeshtë e duarve
Lani duart shpesh,
Duke përdorur sapun dhe ujë, më gjatë se 1 minutë, duke u kujdesur që të përfshini të gjitha pjesët e pëllëmbës së dorës dhe gishtërinjve.

Shmangni kontakt të afërt
Shmangni kontakt të afërt, rrini në distancë më të largët se 2 metra me persona të sëmurë apo persona të cilët janë kthyer nga ndonjë vend me rrezik të lartë ose të mesëm.

Dezinfektimi shpesh
Përdorni mjete për dezinfektim apo peceta alkoolike.

Kollitni ose teshtini në pecetë
Gjatë kollitjes apo teshtimës mbuloni hundën dhe gojën me pecetë për një përdorim dhe menjëherë më pas hudheni në vend të sigurt. Në rast se nuk keni pecetë, mbuloni gojën dhe hundën me dorë të kthyer nga ana e brendshme e bërrylit.

Mos dilni nëse nuk keni ndonjë nevojë urgjente
Rrini në shtëpi dhe mos dilni, përveç nese e keni patjetër. Ndalohen grupimet prej më shumë se 5 persona dhe ndalohet lëvizja mes orës 21:00 dhe orës 05:00.

Karantinë shtetërore e obligueshme për të gjithë udhëtarët
Të gjithë qytetarët që kthehen në shtet duhet që në mënyrë të obligueshme të qëndrojnë në karantinë shtetërore për 14 ditë.

Vet-izolim i obligueshëm prej 14 ditësh
Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të sëmurë ose persona të ekspozuar në COVID -19, e kanë për obligim të paraqiten dhe të qëndrojnë në vet-izolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre.

Ndiqni rekomandimet
Ndiqni rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe rregullisht informohuni nga institucionet komptetente për lajmet dhe udhëzimet më të reja.
Mbrojtje për personat me sëmundje kronike dhe gra shtatzëna
KONTROLLONI SE A KENI SIMPTOME
Cilat janë simptomet e virusit korona?
Simptomet e para të cilat paraqiten te personat e infektuar me virusin korona janë:

Temperaturë e lartë dhe ethe

Kollitje e rëndë

Vështirësi në frymëmarrje
Në rast se i ndjeni simptomet, MOS shkoni menjëherë në
mjek! Telefononi menjëherë mjekun tuaj amë apo në numrat e dhënë të telefonit.

Mëso më shumë
COVID-19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2 virusi
Mëso më shumë COVID-19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2 virusi.
Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mundshëm, përmes prekjes dhe pikave të imëta (të teshtimës, kollitjes dhe të ngjashme).
Përvojat e para tregojnë se personat më të moshuar dhe personat me sëmundje kronike janë më shumë të rrezikuar prej komplikimeve dhe formave të rënda të sëmundjes. Periudha e inkubacionit të virusit është më së shumti 14 ditë, periudhë në të cilën personat e infektuar nuk shfaqin simptome, por mund ta transmetojnë virusin te persona të tjerë.
Ndjeni simptome?
Telefononi menjëherë mjekun tuaj amë ose në qendrën më të afërt për shëndet publik.
0800 002 03
Call qendër nacionale për informim