Cilat janë simptomet e COVID-19?

Temperaturë e lartë dhe ethe

Kollitje e rëndë

Vështirësi në frymëmarrje

Si bartet COVID-19?
Virusi i ri i koronës është virus respirator që fillimisht bartet përmes kontaktit me person të sëmurë respektivisht përmes sekrecioneve të tija respiratore që shpërndahen në formë të pikave të imta kur i infektuari kollitet dhe teshtin, nëpërmjet pështymës ose rrjedhjes së hundës.
Sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze të cilat mund ta dëmtojnë funksionin e:
- Organeve të frymëmarrjes;
- Sistemit kardiovaskular;
- të veshkave.
Sëmundja mund të ndryshojë nga forma e lehtë deri në formë më të rëndë, me pasoja të mundshme fatale.
Në rast se i ndjeni simptomet, MOS shkoni menjëherë në mjek! Telefononi menjëherë mjekun tuaj amë apo në numrat e dhënë të telefonit.
Pyetjet tuaja për sëmundjen?

Sa është i rrezikshëm COVID-19?
Sikur edhe sëmundjet tjera respiratore, infektimi me COVID-19 mund të shkaktojë simptoma mesatare, përfshirë: rrjedhje të hundës, dhimbje fyti, kollitje dhe ethe. Tek disa persona mund të ketë pasqyrë më të rëndë klinike, përkatësisht mund të ketë pneumoni dhe vështirësi gjatë frymëmarrjes.

A mund të bartet COVID-19 nga personi në person?
Po, COVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të bartet nga personi në person, zakonisht pas kontaktit të afërt me të prekurin, për shembull, në shtëpi, në vendin e punës apo në institucionin shëndetësor.

A mund të bartet KOVID-19 nga persona të nuk kanë simptoma?
Sipas informacioneve të kapshme për momentin, konsiderohet që ka mundësi personat e infektuar me KOVID-19 të kenë qenë të prekur edhe pa pasur simptoma të zhvilluara. Megjithatë, virusin të shpeshtën e përhapin personat që kanë simptoma.

Kush ekspozohet nga rreziku i zhvillimit të simptomave më të rënda nga COVID-19?
Duhet të bëhen hulumtime plotësuese që të jepen informacione të saktë se si COVID-19 ndikon ndaj njerëzve. Sipas informacioneve të kapshme, personat në moshë dhe personat me sëmundje paraprake (diabet, sëmundje të zemrës etj) kanë rrezik më të madh për zhvillimin e simptomeve më të rënda.

Sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe?
Ende nuk dihet sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe, edhe pse informacionet e para sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë disa orë. Preparatet e thjeshta për dezinfektim mund ta shkatërrojnë virusin, me çka nuk mund të infektojë më njerëz.

Mund të mund të infektohet me COVID-19?
Njerëzit që jetojnë apo udhëtojnë në vend ku mund të qarkullojë COVID-19, mund t’i ekspozohen rrezikut nga infektimi.
A ndjeni simptome?
Telefononi mjekun tuaj amë ose në numrin:
0800 002 03
Национален call центар за информирање
QSHP Shkup
QSHP Kumanovë
QSHP Manastir
QSHP Ohër
QSHP Tetovë
QSHP Prilep
QSHP Shtip
QSHP Strumicë
BASHKË KUNDËR LAJMEVE TË RREJSHME
Mite dhe të vërteta për KOVID-19
Lexoni mitet dhe të vërtetat për sëmundjen COVID-19 dhe virusin e ri të koronës.