fbpx

Rekomandime për trajtimin e koronavirusit për njerëzit me diabet

Personat me diabet mund të kenë simptome të rënda dhe komplikime gjatë infektimit me COVID-19, por përderisa diabeti kontrollohet mirë, atëherë rreziku nga komplikime serioze është i ngjashëm sikur ai te popullata e gjerë, thanë nga Klinika Universitare e Endokrinologjisë.

Persona me diabet u rekomandohet të kenë informacione për kontakt me mjekun e tyre ose infermierë, si dhe në kohë të sigurojnë sasi të mjaftueshme të barërave dhe materiale për ndjekjen e diabetit në shtëpi, që mos kenë nevojë të dalin nga shtëpia në rast se sëmuren.

Te personat me diabet të cilët janë të infektuar me virusin mund të vijë deri në përkeqësim të kontrollit glikemik gjatë sëmundjes. Ata duhet ti praktikojnë “rregullat gjatë sëmundjes” rekomanduar për çfarëdo gjendje stresuese, me qëllim përmirësimi i gjendjes së përkeqësuar me diabet. Gjithashtu, menjëherë duhet të lajmërohen te mjeku i tyre/infermieri, për këshillë lidhur me atë se si duhet ta ndjekin nivelin e sheqerit në gjak, çfarë përshtatje ndoshta do të duhej të bëjnë në terapinë e tyre apo të ushqyerit dhe të marrin mjaftueshëm barëra (veçanërisht insulinë).

Përveç rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga virusi, rekomandime të posaçme për personat me diabet në rast të sëmundjes janë:

  • Konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve
  • Ndjekja e nivelit të sheqerit në gjak
  • Ndjekja e temperaturës
  • Nëse jeni me insulin, atëherë ndiqni trupat ketonik
  • Ndiqni rekomandimet e ekipit tuaj të punonjësve shëndetësorë

Për rikujtim, personat e infektuar me COVID-19, mund të ndjejnë ethe, kollë, mungesa e frymës (probleme me frymëmarrjen), të ndjehen të lodhur dhe të kenë dhimbje në muskuj.

Sipas njohurive të deritanishme, 98 % e të infektuarve mbijetojnë, numri më i madh i rasteve (>80%) janë me fotografi të lehtë klinike dhe tregojnë vetëm simptome minimale të ngjashme me gripin dhe njerëzit mund të rikuperohen edhe në kushte shtëpie. Disa raste (rreth 14 %) janë të vështira, ndërsa shumë pak (rreth 5 %) mund të jenë kritike. Disa persona nuk kanë simptome ose kanë simptome të lehta të ftohjes së zakonshme.

Te të tjerë, COVID-19 mund të shkaktojë probleme serioze, si pneumonia (ndezje në mushkëri) apo edhe vdekje. Kjo gjendje është më e shpeshtë te personat të cilët kanë probleme tjera shëndetësore, veçanërisht personat më të vjetër, ata me sëmundje të zemrës ose enëve të gjakut, sëmundje kronike e mushkërive dhe tension i lartë, si dhe personat me diabet, të cilët mund të kenë simptome të rënda dhe komplikime gjatë infektimit me COVID-19.

Por, siç u përmend më herët, në rast se diabeti kontrollohet mirë, rreziku prej komplikimeve serioze është i ngjashëm me atë të popullatës së përgjithshme. Nëse personat me diabet nuk e kontrollojnë mirë diabetin dhe kanë variacione të shpeshta të sheqerit në gjak, ekziston rrezik për formë më të rëndë të infeksionit me COVID-19, krahasuar me popullatën e përgjithshme, sepse aftësia e organizmit për të luftuar me infeksionin është i dobësuar.